MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/09/speciale-2.jpg

Specialja njofton për seancat ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së



Dhomat e Specializuara kanë njoftuar se sot do të mbahet një konferencë për të njoftuar lidhur me ecurinë e çështjes në rastin e ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kreut të PDK-së, Kadri Veseli, ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqit dhe shefit të grupit parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimi që iu është konfirmuar aktakuza për krime të luftës.

Kështu bëhet e ditur në kalendarin që e kanë publikuar në faqen zyrtare Dhomat e Specializuara.

Kjo seancë do të fillojë në ora 11:00.

“18/11/2020 – 11:00, Konferencë për ecurinë e çështjes në çështjen Prokurori k.Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit”, thuhet në njoftim.

Gjykatësi i procedurës paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës e konfirmoi aktakuzën kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit më 26 tetor 2020.

Në pajtim me rregullën 88(2) të Rregullores së Procedurës dhe të Provave para Dhomave të Specializuara të Kosovës, aktakuza e konfirmuar nuk u bë publike në atë moment. Aktakuza e konfirmuar tashmë është bërë publike.

Të fundit

NATO uron Shqipërinë për 28 nëntorin

NATO ka uruar Shqipërinë për ndër të 108 vjetorit të pavarësisë. Përmes një urimi në Facebook, nga Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut, theksohet se “Të gjithë do t’i bas

Kulla më e lartë në botë vishet Kuq e Zi

Në festën e flamurit tonë kombëtar, kulla më e lartë në Dubai, Burj Khalifa është veshur kuq e zi. Në kuadër të 108-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, kjo kullë ka ndriçuar kuq

1.565 testime, 480 të shëruar dhe 639 raste me COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.565 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi

28 nëntori i Adem Jasharit dhe i UÇK-së

Sot, 28 Nëntor, është dita e lindjes e një ndër luftëtarëve më të shquar që ka nxjerrë kombi shqiptar, Adem Jashari. Jashari lindi në Prekaz të Drenicës më 28 nëntor 1955. Ai ishte the

Çfarë duhet të hani në dhjetor?

Në dhjetor duket sikur edhe ushqimet marrin ngjyra festive. Dhe nuk mund të mos mendosh për gjelin e detit të mbushur e të pjekur mirë, përsheshin karakteristik apo sallatërat e shumta që ser

Pompeo uron 28 nëntorin

Në emër të qeverisë dhe popullit amerikan, Pompeo ndër të tjera thotë se ShBA mbështet Shqipërinë si një aleate e palëkundur, në reformat për t’u anëtarësuar në BE. Mesazhi i urimit

Info Tjera