MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/01/kqz-1.jpg

Sqaron KQZ-ja: Votuesit jashtë vendit do të telefonohen tri herë për ta verifikuar aplikimin



Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka sqaruar se verifikimi i aplikacioneve për votim jashtë vendit do të bëhet përmes telefonit në tri faza të ndryshme.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi gjatë konferencës për medie, sqaroi se në bazë të Udhëzimit Administrativ, Sekretariati i KQZ-së do të kujdeset që këto aplikacione të verifikohen duke tentuar tri herë t’i kontaktojë aplikuesit.

“Kontaktimi do të bëhet në tri faza. Thirrja e parë do të gjatë kohës së orarit të punës sipas kohës lokale në Kosovë. Nëse aplikuesi nuk do të lajmërohet, atëherë do të bëhen tentime tjerë, në bazë të orës lokale, të shtetit të vendbanimit ku gjendet aplikuesi. Nëse nuk lajmërohet as atëherë, do të bëhet edhe një tentim tjetër pas orarit të punës sipas orës lokale të shtetit që figuron në aplikacion”, sqaroi Elezi.

I pyetur nëse do të mund të ndryshojë ky vendim, pas ankesës që Lëvizja Vetëvendosje ka bërë në PZAP, Elezi tha se sot kanë vepruar në bazë të vendimit të djeshëm, ndërsa për ankesa do të presin për të parë se çfarë do të ndodhë.

“KQZ-ja ka vepruar në bazë të vendimit të djeshëm, do të presim edhe sa i përket çështjes së ankesave që janë parashtruar në institucionet përkatëse”, tha Elezi. 

Të fundit

SHBA: Mbështesim dialogun e udhëhequr nga BE

Zëvendës ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Matt Palmer, ka deklaruar sot gjatë ditës se Shtetet e Bashkuara të Amerikën e mbështesin plotësisht procesin e dialogut Kosovë-Serbi të udhëh

Parlamenti Evropian: Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme

Me 50 vota për, dhjetë kundër dhe nëntë abstenime, Komisioni për politikë të jashtme i Parlamentit Evropian ka miratuar raportin për Kosovën të përgatitur nga Viola Von Cramon-Taubadel, de

DASH-i për shqetësimet e personelit diplomatik në Kosovë dhe në botë nga COVID-19

Departamenti amerikan i Shtetit i tha Zërit të Amerikës se deri tani ka siguruar vetëm 23 për qind të dozave të kërkuara të vaksinës kundër COVID-19 për diplomatët amerikanë. Ambasadori

Çka po ndodh me votat e diasporës?

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka refuzuar deri më tani 11,840 zarfe me fletëvotime nga diaspora të cilat kanë ardhur me postë. Sipas arsyeve që ka dhënë ky institucion dy kategoritë më të

Zbulohet një tjetër mutacion i Covid-19

Dy studime që do të publikohen së shpejti në SHBA ngrenë shqetësime në lidhje me shfaqjen e një variant të ri të koronavirusit që shkencëtarët po e mbajnë nën vëzhgim në Kaliforni. At

Nisin hetimet për zgjedhjet e 14 shkurtit

Prokuroria Speciale e Kosovës dhe prokuroritë themelore janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për të gjitha rastet që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor të 14 shkurtit, ka b

Info Tjera