MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/01/zgjedhjet-lokale-1479334235-3482030.jpg

Subjektet politike nuk po e përfillin ligjin për barazi gjinore



Publikimi i listave zgjedhore nga partitë politike tregon se subjektet politike nuk po e përfillin ligjin për barazi gjinore.

Shoqëria civile thotë se aq më keq është kur ligji nuk respektohet nga ata që e miratuan vetë atë.

Shoqëria civile ka vërejtje për të gjitha subjektet politike për sa i përket respektimit të kuotës gjinore. Publikimi i listave zgjedhore ka nxjerrë në pah se ligji për barazi gjinore i cili kërkon që të arrihet barazia gjinore 50/50 në të gjitha institucionet publike, nuk po përfillet. Arton Demhasaj, nga organizata jo-qeveritare “Çohu”, këtë e konsideron shkelje të ligjit.

“Numri i caktuar i kandidatëve që janë tash kandidatë për deputetë, kanë qenë deputetë në legjislaturat e kaluara dhe vetë e kanë votuar Ligjin për barazi gjinore, ku thuhet se duhet të arrihet barazia gjinore në të gjitha institucionet publike 50/50. Vetë fakti se partitë politike nuk po i propozojnë 50 % të listave me gjininë femërore, mendoj se është shkelje e ligjit për barazi gjinore. Kjo nuk do të duhej të ndodhte, por po shihet se nuk ka vullnet politik për të zbatuar këtë”, tha ai.

Fatkeqësisht shumica e partive politike vazhdojnë të qëndrojnë te pragu i cili i obligon ata që me Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme, të respektohet kuota prej 30 % të përfaqësimit të grave në listat zgjedhore.

Mexhide Demolli, nga organizata jo-qeveritare “Fol”, thotë se ligjet duhet të harmonizohen.

“Këto lista që ne i kemi parë, përveç Vetëvendosjes e cila ju dha hapësirë më të madhe grave edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e cila e ka kaluar pak kuotën me 30.9 %, kurse dy partitë që konsiderohen të mëdha si PDK e LDK vazhdojnë të qëndrojnë te 30 %, gjë që nuk do të duhej të ndodhte, ligjet duhet të harmonizohen”, tha ajo.

Subjektet politike ditë më parë publikuan listat zgjedhore.

Përfaqësimi i femrave në këto lista është në kuadër të Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, kurse Lëvizja Vetëvendosje radhitet si subjekti politik, i cili u dha më së shumti hapësirë femrave me mbi 35 %.

Të fundit

Kuvendi shkarkon Metën me 104 vota pro

Me 104 vota pro dhe 7 kundër, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar raportin me gjetjet e shkeljeve të presidentit Ilir Meta nga Komisioni Hetimor. Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi tha se dy vota kanë qen

Bisedimet Kosovë – Serbi, me 15 qershor

Bashkimi Evropian tha të mërkurën se takimi i radhës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kuadër të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre, do të mbahet me 15 qershor në

Diskutohet për Procesin e Berlinit

Nën drejtimin e ministrit të jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas, zhvillohet të martën, 8.6. konferenca e ministrave te jashtëm të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Procesit të Berlinit.

Mbi 1 mijë raste aktive në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se aktualisht në vend janë një mijë e 74 persona me virusin COVID-19 aktiv. Që nga fillimi i pandemisë e deri tani janë infektuar 107 mijë

1 mijë e 822 raste aktive me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 107,447 raste nga 614,090 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,243 raste të vdekjes. Num

Përfundon epoka 12 vjeçare e Netanyahut

Partitë e opozitës izraelite kanë arritur një marrëveshje për të formuar një qeveri të re që do t’i jepte fund mandatit 12-vjeçar të Benjamin Netanyahu si kryeministër. Yair Lapid, udh

Info Tjera