Sulmohet me gurë autobusi me turistë nga Kosova
Një autobus me turistë nga Kosova është sulmuar me gurë mbrëmjen e së mërkurës në afërsi të urës së Limit, në Berane të Malit të Zi.
Raportohet se shoferi i autobusit ka denoncuar rastin në policinë e Rozhajës, ndërsa nuk dihet se përse është kryer ky sulm, ndërsa nuk ka raportime për të lënduar.
“Gjithçka është një incident sporadik. Një gur, një dritare. Asgjë e organizuar”, tha policia malazeze.
Sulmi ndodhi në një ditë të shënuar, 13 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.
“Absurdi më i madh në tërë këtë rrëfim është se patrulla e policisë në Berane ishte vetëm 200 metra larg vendit të ngjarjes. Dhe kur organizatorët e udhëtimit kanë shkuar ta paraqesin rastin, ata u kanë thënë se mund të vazhdojmë rrugën sepse asgjë nuk mund t’u ndihmojnë”, ka shkruar Semir Kardovic, konsulent në një Agjenci Turistike në Rozhajë.