MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/12/greqia.jpg

Të burgosurit shqiptarë “kallin” burgjet greke për Krishtlindje



Një video nga burgu Koridhalos ka bërë xhiron e rrjetit gjatë orëve të fundit.

Në të dallohen qartë një grup i madh të dënuarish që injorojnë rregullat anti covid,dhe në grup të festojnë duke kërcyer.

Disa prej tyre mbajnë celularë në duar,dhe filmojnë një të denuar shqiptar,i cili kërcen nën tingujt e muzikës së këngëtarit egocentrik grek Sfakianakis.

Në video dëgjohen biseda në gjuhën shqipe, ndërsa të dënuarit i kërkojnë njëri tjetrit të futen në valle dhe të kërcejnë vallen e famshme greke “Zebeqiko”.

Publikimi i videos në rrjetet sociale ka detyruar autoritetet greke të hapin një hetim,jo për shkak të atmosferës festive dhe kushteve tashmë të përmirësuara të jetesës në këto burgje sipas ministrisë greke të drejtësisë,por për mënyrën sesi janë futur celularët dhe pijet alkoolike brenda mureve të burgut.

Autoritet kanë paralajmëruar hetim administrativ edhe ndaj gardianëve dhe shefit të sigurisë,të cilët akuzohen për shkelje te rregullores.

Ndërkohë në rrjetet sociale kanë nisur debatet lidhur me pamjet,ku përveç sarkazmës që shoqëron komentet lidhur me kushtet e burgjeve greke në kushtet e pandemisë, komentuesit thonë se ato tashmë ato janë kthyer në pista kërcimi dhe argëtimi, ndërkohë që qytetarëve jashtë tyre iu ndalua të festojnë krishtlindjet në takime familjare prej jo më shumë se 9 persona për shkak të masave anti-covid.

Të fundit

Kuvendi shkarkon Metën me 104 vota pro

Me 104 vota pro dhe 7 kundër, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar raportin me gjetjet e shkeljeve të presidentit Ilir Meta nga Komisioni Hetimor. Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi tha se dy vota kanë qen

Bisedimet Kosovë – Serbi, me 15 qershor

Bashkimi Evropian tha të mërkurën se takimi i radhës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kuadër të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre, do të mbahet me 15 qershor në

Diskutohet për Procesin e Berlinit

Nën drejtimin e ministrit të jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas, zhvillohet të martën, 8.6. konferenca e ministrave te jashtëm të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Procesit të Berlinit.

Mbi 1 mijë raste aktive në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se aktualisht në vend janë një mijë e 74 persona me virusin COVID-19 aktiv. Që nga fillimi i pandemisë e deri tani janë infektuar 107 mijë

1 mijë e 822 raste aktive me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 107,447 raste nga 614,090 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,243 raste të vdekjes. Num

Përfundon epoka 12 vjeçare e Netanyahut

Partitë e opozitës izraelite kanë arritur një marrëveshje për të formuar një qeveri të re që do t’i jepte fund mandatit 12-vjeçar të Benjamin Netanyahu si kryeministër. Yair Lapid, udh

Info Tjera