MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/01/shkolla-2-600x360-1.jpg

Të hënën fillon gjysmëvjetori i dytë, ​MASH e DKA-të thonë se kanë bërë përgatitjet



Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Drejtoritë Komunale të Arsimit deklarojnë se janë bërë të gjitha përgatitjet që të hënën të nisë gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor 2020/2021. Përfaqësues të këtyre institucioneve thonë se është bërë dezinfektimi i objekteve shkollore dhe pajisja me mjete mbrojtëse nga COVID-19.

Fillimi i procesit mësimor nuk rrezikohet të shtyhet as nga greva e paralajmëruar nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, të cilët i kanë dhënë afat edhe një javë qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit, që të shqyrtojnë dy kërkesat e tyre, atë për shtesa në pagë për punëtorët e këtij sektori dhe nënshkrimin e kontratës kolektive.

Në një përgjigje me shkrim, zëdhënësja e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës Diellza Kukaj, thotë se janë bërë të gjitha përgatitjet që të hënën të fillojë gjysmëvjetori i dytë.

“Plani i ministrisë është që mësimi të filloj me prezencë në shkollë, por tre skenarët së bashku me udhëzuesin e përgjithshëm do të jenë prapë në dispozicion të shkollave për organizimin e mësimit në kushte pandemie ashtu siç ka qenë organizimi mësimit në gjysmë vjetorin e parë. Ashtu siç është planifikuar periudha e pushimit është duke u shfrytëzuar për dezinfektim dhe përgatitje të shkollave përmes shpërndarjes së materialeve mbrojtëse dhe higjienike ndërkaq, MASh ka filluar procedurat për përkrahje të shkollave në ofrim të kushteve të sigurta për mbajtje të mësimit me prezencë. Inspektorati i Arsimit gjatë gjithë kohës do jenë në terren dhe jemi në kontakt të vazhdueshëm me DKA –të për përgatitjet në shkolla. MASh nga burimet e veta financiare dhe donator të ndryshëm është duke pajisur në vazhdimësi nxënësit dhe mësimdhënësit me pajisje teknologjike të cilat ndihmojnë në organizimin e mësimit në rrethanat me pandeminë”, thotë ajo.

E kënaqur me përgatitjet që janë bërë në shkolla që të fillojë procesi mësimor është edhe Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës. Kryetari i kësaj sindikate Rrahman Jasharaj, thotë se nga raportet që ata kanë nga terreni tregojnë që është bërë një punë e mirë në dezinfektimin dhe furnizimin e shkollave me materiale mbrojtëse nga COVID-19.

“Raportet që kemi edhe nga kolegët tanë nëpër shkolla thuhet se janë bërë angazhime edhe pse po them brenda kushteve tona dhe këto angazhime për shkak të pandemisë nuk janë kurrë të mjaftueshme…Kemi informacione se janë bërë përpjekje dhe po them DKA-të kanë pasur kohë goxha të gjatë 1 muaj, shumicën e rasteve kemi informacione se janë bërë këto përgatitje, ndoshta një informacion më të mirë do ta kemi nga e hëna kur i tërë stafi kthehet në shkolla dhe kolegët tanë do të jenë nga afër do t’i shohin gjërat. Po them, përshtypja e parë është se shkollat brenda mundësive të veta kanë bërë përgatitje në mënyrë që periudha e dytë apo gjysmëvjetori i dytë të jetë sa më i sigurt për nxënësit dhe për personelin arsimor”, thotë ai.

Sa i përket kërkesës nga kjo sindikatë që çdo punëtorit të arsimit t’i paguhen nga 100 euro shtesë në muaj me arsyetimin se e janë të rrezikuar nga COVID-19 gjatë punës së tyre, Jasharaj thotë se nuk do ta pengojnë fillimin e procesit mësimor, por që thotë nëse nuk do të ketë reflektim nga ana e qeverisë dhe ministrisë atëherë do të marrin veprime sindikale.

Gjysmëvjetori i dytë do të nis me 18 janar, mësimdhënësit janë të përgatitur dhe të përkushtuar, por uroj që institucionet, ministri Likaj dhe kryeministri Hoti mos ta marrin se ne vetëm kemi bërë alarme, por e kemi shumë seriozisht dhe nëse ata heshtin dhe nuk angazhohen sinqerisht dhe nuk reflektojnë atëherë gjatë javës së parë do të mbledhim nënshkrimet konfirmimin e ri të anëtarësisë dhe nëse ai konfirmim është që të veprohet sindikalisht unë jam i obliguar që të shpallë veprime sindikale”, thotë ai.  Në bazë të kalendarit shkollor mësimi në Kosovë është dashur të përfundojë me 24 dhjetor 2020 dhe të fillojë me 8 janar 2021, por për shkaqe të mos përhapjes së COVID-19 gjysmëvjetori i parë ka përfunduar më 18 dhjetor, ndërsa i dyti do të nisë të hënën./kp

 

Të fundit

Kuvendi shkarkon Metën me 104 vota pro

Me 104 vota pro dhe 7 kundër, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar raportin me gjetjet e shkeljeve të presidentit Ilir Meta nga Komisioni Hetimor. Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi tha se dy vota kanë qen

Bisedimet Kosovë – Serbi, me 15 qershor

Bashkimi Evropian tha të mërkurën se takimi i radhës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kuadër të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre, do të mbahet me 15 qershor në

Diskutohet për Procesin e Berlinit

Nën drejtimin e ministrit të jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas, zhvillohet të martën, 8.6. konferenca e ministrave te jashtëm të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Procesit të Berlinit.

Mbi 1 mijë raste aktive në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se aktualisht në vend janë një mijë e 74 persona me virusin COVID-19 aktiv. Që nga fillimi i pandemisë e deri tani janë infektuar 107 mijë

1 mijë e 822 raste aktive me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 107,447 raste nga 614,090 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,243 raste të vdekjes. Num

Përfundon epoka 12 vjeçare e Netanyahut

Partitë e opozitës izraelite kanë arritur një marrëveshje për të formuar një qeveri të re që do t’i jepte fund mandatit 12-vjeçar të Benjamin Netanyahu si kryeministër. Yair Lapid, udh

Info Tjera