MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/09/turk-grecce.jpg

Tension në raportet mes Turqisë dhe shtatë vendeve të BE



Pas një samiti të shtatë vendeve të Bashkimit Evropian që shtrihen rreth Detit Mesdhe, të mbajtur në Korsikë, u lëshua një kumtesë e përbashkët, me të cilën mbështeten tërësisht Greqia dhe Qiproja.

Partnerët janë me Qipron dhe Greqinë, u shpreh kryeministri italian Giuseppe Conte.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis theksoi se “Turqia duhet të ndërprejë gërmimet.”

Ai kërkon nga qeveria në Ankara që të kthehet në tavolinën e bisedimeve.

“Ne nuk do t’i lejojmë Turqisë që ta përçajë Evropën.”

Në pjesën lindore të Mesdheut gjendja ka arritur një nivel të rrezikshëm të tensionimit. Turqia po kërkon gaz nën sipërfaqen e ujit.

Greqia dhe Qiproja janë të mendimit se shpimet në zonat e ujërave të tyre janë ilegale. Ankaraja i ka hedhur poshtë këto pretendime.

BE i ka dërguar Turqisë për shkak të këtyre gërmimeve një ultimatum, ku kërcënon me vendosjen e sanksioneve shtesë ndaj këtij vendi, nëse ai vazhdon me këto aksione.

Nëse deri javën që vjen nuk arrihen përparime në dialog, në samitin e ardhshëm të BE, me 24 shtator, do të flitet për masat dhe sanksionet që mund të merren kundër Turqisë, ka bërë të ditur shefi i diplomacisë së BE, Joseph Borrell, në fund të gushtit. Këtu bëhet fjalë edhe për sanksione ekonomike.

Macroni shpreh gatishmëri për dialog

Nikoqiri i samitit të fundit, presidenti francez Emmanuel Macron, u shpreh i gatshëm para gazetarëve për vazhdimin e dialogut konstruktiv me Turqinë.

“Por ne kërkojmë që Turqia të respektojë parimet në shtigje afatgjata.”

Më parë 42-vjeçari tha se Turqia nuk është kurfarë partneri në zonën lindore të Mesdheut.

“Linjat tona të kuqe janë respekti i sovranitetit të të gjitha vendeve anëtare të BE dhe respektimi i të drejtës ndërkombëtare.”

Franca ka shtuar së fundi prezencën ushtarake në rajon, në shenjë solidariteti me Athinën dhe Nikozinë.

Marina franceze ka nisur ndërkohë edhe një manovër të përbashkët me forcat greke.

Forcat turke po ashtu kanë nisur manovra ushtarake.

Ankaraja e quan Macronin “arrogant”

Nga Ankaraja u dërgua një përgjigje në prag të samitit: Macroni ka lëshuar një “kumtesë arrogante”, që shpreh paaftësinë dhe dëshpërimin e tij, kumtoi Ministria e Jashtme turke.

Sjellja e Macronit “tregon reflekse të vjetra kolonialiste” dhe rrezikon interesat e Bashkimit Evropian.

Sipas palës turke, Macroni nuk ka të kompetenca të vendosë për kufijtë në Mesdhe.

Në takimin e mbajtur në Korsikë morën pjesë Franca, Greqia, Malta, Qipro, Italia, Spanja dhe Portugalia.

Ishte ky takimi i shtatë në këtë format, që quhet edhe “Med7”.

Ky takim konsiderohet si parapërgatitje për samitin e ardhshëm të BE që mbahet në pjesën e dytë të shtatorit.

Problemi i Libisë

Macroni ka paralajmëruar presidentin turk Recep Tayyip Erdogan disa herë edhe për shkak të gjendjes në Libi, sepse kjo e cënon sigurinë e Evropës.

Turqia e mbështet në këtë konflikt qeverinë e Libisë. Turqia është duke dërguar në Tripoli milicë sirianë radikalë, thuhet në qarqet e Pallatit Élysée.

Pas rrëzimit dhe vrasjes së Muammar al-Gaddafi në vitin 2011, në Libi ka nisur një luftë civile.

Turqia e mbështet qeverinë zyrtare atje, ndërsa gjenerali Chalifa Haftar e ka mbështetjen e Egjiptit, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Rusisë./DW

Të fundit

Mbi 32 mln të infektuar në të gjithë botën

Shifra e të infektuarve me Covid-19 në gjithë botën ka shkuar në 32,773,811 të infektuar. Ndërkohë, kanë ndërruar jetën 993,649 njerëz dhe janë shëruar 24,179,850 të tjerë. Shtetet e B

Seanca e parë ndaj Salih Mustafës caktohet për 28 shtator

Të hënën në orën 15:00, në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë do të mbahet paraqitja e parë e Salih Mustafës. Kështu thuhet në një njoftim të Gjy

Shtyhet takimi

Takimi mes Kosovës dhe Serbisë që ishte planifikuar të zhvillohej në Bruksel ditën e hënë, është shtyrë. Kjo shtyrje mësohet se ka ardhur për shkak të situatës së krijuar nga koronavir

Presidenti reagon pas arrestimeve

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka reaguar pas bastisjeve dhe arrestimeve të sotme në OVL- UCK nga ana e EULEX-it. Thaçi ka thënë se asnjë i pandehur potencial nuk do t’i ikë drejtësisë,

Një i vdekur dhe 46 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 664 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i

Mbi 15 mijë raste me Covid

Gjatë kësaj jave ka pas rënie të numrit të të infektuarve dhe të të vdekurve me virusin korona. Megjithatë, ende vazhdon të ketë raste të reja pozitive me COVID-19, ku gjatë 24 orëve të

Info Tjera