MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/dialogu-1.jpg

Tri opsionet për finalen e dialogut



Janë tri mundësi rreth kompromisit të mundshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, vlerëson Grupi Ndërkombëtar i Krizave (GNK).

Këtu përfshihet njohja e Kosovës nga Serbia, autonomia për serbët e Kosovës dhe shqiptarët në Serbi si dhe shkëmbimi i territoreve.

Ky grup thotë se deri te një marrëveshje gjithëpërfshirëse, që do të zgjidhte të gjitha çështjet kryesore sa i përket pavarësisë së Kosovës, megjithatë, rruga është e “turbullt, por edhe e ngushtë”.

Në raportin e titulluar “Rinisja e dialogut Kosovë-Serbi” të publikuar të hënën, Grupi Ndërkombëtar i Krizave thotë se pavarësisht se Kosova dhe Serbia, që nga viti 2006 bisedojnë – me disa ndërprerje – të dy vendet janë pajtuar në shumë çështje, por edhe kanë mospajtime për çështjen kryesore: Pavarësinë e Kosovës.

Sipas këtij grupi, deri te një marrëveshje gjithëpërfshirëse mund të arrihet nëse Prishtina dhe Beogradi zyrtar ndryshojnë qasjen.

“Kushtetuta e Serbisë kërkon që çdo marrëveshje që i jep pavarësinë Kosovës duhet të miratohet përmes një referendumi, por udhëheqësia politike nuk ka bërë asgjë që të përgatisë votuesit për kompromiset që duhen të bëhen që të arrihet marrëveshja. Kosova nuk ka kërkesa të tilla kushtetuese, por udhëheqësit e saj mund të vendosin që ta vënë në votim marrëveshjen për hir të legjitimitetit dhe në çdo rast do të duhej të përgatisnin publikun kosovar për koncesionet që duhen bërë për të arritur një gjë të tillë (marrëveshjen)”, thuhet në raport.

Grupi Ndërkombëtar i Krizave thotë se nëse Serbia njeh pavarësinë Kosovës, atëherë kjo me gjasë mund të përfshijë një infuzion të ndihmës ndërkombëtare, autonomi më të madhe për serbët e Kosovës apo edhe shkëmbim territoresh – ose fuqizim të mbështetjes në kombinim me njërën nga këto dy opsione”.

Bashkimi Evropian, por edhe Shtetet e Bashkuara kanë qenë të përfshira në ndërmjetësimin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Më 2018, në publik është shfaqur ideja për ndryshimin e kufijve, si një zgjidhje për arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kjo ide ka nxitur reagime për dhe kundër në Prishtinë dhe Beograd, por edhe në mesin e komunitetit ndërkombëtar.

Por, Grupi Ndërkombëtar i Krizave thotë se Bashkimi Evropian, – ndërmjetësuesi i procesit të dialogut politik – pavarësisht shqetësimeve të legjitimitetit nuk duhet ta përjashtojë asnjë zgjidhje që është në përputhje me të drejtat e njeriut dhe ligjin ndërkombëtar.

“Paralelisht, SHBA-ja duhet të krijojë një pozicion të suksesshëm të negocimit në elitën e çrregulluar politike të Kosovës dhe partnerët e Kosovës duhet të ndihmojnë atë që të ketë marrëdhënie më të mira dypalëshe dhe shumëpalëshe në pritje të një marrëveshjeje”, thuhet në raportin “Rinisja e dialogut Kosovë-Serbi”.

Si do të mund të dukej një marrëveshje gjithëpërfshirëse?
Sipas Grupit Ndërkombëtar të Krizave, janë tri opsione kryesore se si do të mund të dukej një marrëveshje gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Një mundësi do të ishte që Serbisë t’i jepej një mbështetje për zhvillim nga donatorët dhe përshpejtimi i rrugës për anëtarësim për njohje – si një çmim për njohjen e Kosovës. E dyta, do të ishte këmbimi i njohjes nga Serbia për krijimin e rajoneve autonome të serbëve në Kosovës dhe për shqiptarët që jetojnë në Serbi dhe opsioni i tretë, do të ishte rikthimi i qasjes për shkëmbim territoresh, që ishte elementi kyç i draft-marrëveshjes së vitit 2018.

“Asnjëri nga këto opsione nuk është as për së afërmi ideal”, thotë Grupi Ndërkombëtar i Krizave.

Për opsionin e parë, ky grup thotë se duke pasur parasysh dinamikat e brendshme, thjesht mund të jetë e pamundshme që BE-ja të premtojë përshpejtim të procesit të anëtarësimit. Në mes të këtyre opsioneve, në raport thuhet se opsioni i autonomisë duhet si “zgjidhje më e mirë”.

“Veçanërisht, liderët e Kosovës duket se e kundërshtojnë këtë, ndoshta sepse shqetësohen se kjo mund të çojë në një qeverisje sklerotike që ata e kanë parë në Bosnje e Hercegovinë, ku shumica e vendimeve kërkojnë që dy nga tre entitetet të votojnë për”, thuhet në raport.

Raporti po ashtu thekson se për këtë opsion, disa qeveri evropiane – veçanërisht Gjermania – kanë shqetësime legjitime lidhur me të, pasi ata argumentojnë se rishkrimi i kufijve në Ballkan mund të jetë precedent destablizues.

Sipas Grupit Ndërkombëtar të Krizave për këtë opsion duhet të ketë mbështetje të publikut, andaj BE-ja dhe SHBA-ja “kanë një rol në këtë përpjekje”.

“BE-ja duhet të vendosë nëse do të ndryshojë pozicionin e saj të përbashkët, në mënyrë që të përcaktojë në mënyrë të qartë arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare bazuar në njohjen reciproke (diçka që pesë shtetet mosnjohëse të BE-se e kanë kundërshtuar deri më tani) dhe të sqarojë se si ndërmjetësuese nuk do të përjashtojë mundësinë që të bisedohet edhe për autonominë apo mundësinë e shkëmbimit të territoreve. Ndërkaq SHBA-ja duhet të punojë me Qeverinë e Kosovës për të zhvilluar një strategji negociuese, bazuar në atë që njohja është e mundur, por kërkon koncesione”, thotë ky grup.

Të fundit

Kuvendi shkarkon Metën me 104 vota pro

Me 104 vota pro dhe 7 kundër, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar raportin me gjetjet e shkeljeve të presidentit Ilir Meta nga Komisioni Hetimor. Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi tha se dy vota kanë qen

Bisedimet Kosovë – Serbi, me 15 qershor

Bashkimi Evropian tha të mërkurën se takimi i radhës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kuadër të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre, do të mbahet me 15 qershor në

Diskutohet për Procesin e Berlinit

Nën drejtimin e ministrit të jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas, zhvillohet të martën, 8.6. konferenca e ministrave te jashtëm të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Procesit të Berlinit.

Mbi 1 mijë raste aktive në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se aktualisht në vend janë një mijë e 74 persona me virusin COVID-19 aktiv. Që nga fillimi i pandemisë e deri tani janë infektuar 107 mijë

1 mijë e 822 raste aktive me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 107,447 raste nga 614,090 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,243 raste të vdekjes. Num

Përfundon epoka 12 vjeçare e Netanyahut

Partitë e opozitës izraelite kanë arritur një marrëveshje për të formuar një qeveri të re që do t’i jepte fund mandatit 12-vjeçar të Benjamin Netanyahu si kryeministër. Yair Lapid, udh

Info Tjera