MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/trump.jpg

Trump deklarohet sërish për marrëveshjen Kosovë-Serbi



Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, ka folur pas emërimit si kandidat për Çmimin Nobel për Paqe.

Ai gjatë një tubimi në fushatën në Karolinën e Veriut, ka thënë se u emërua për këtë çmim, pasi ndërmjetësoi përfundimin e “vrasjeve masive” për dekada të tëra midis Serbisë dhe Kosovës, shkruan “Businessworld”.

“Historia tjetër jam i sigurt se është një Çmim Nobel për paqen. Ne jemi duke ndalur vrasjet masive midis Kosovës dhe Serbisë. Ata kanë vrarë njëri-tjetrin përgjatë shumë vitesh. Ata do të ndalojnë vrasjet. Unë thashë “djem, le të bashkohemi”. Ju e dini, ata e kanë bërë atë për qindra vjet, me emra të ndryshëm”, ka deklaruar Trump.

Trump u emërua për Nobel në fillim të këtij muaji nga një ligjvënës norvegjez për përpjekjet e tij për ndërmjetësimin e një marrëveshje historike paqeje midis Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Një marrëveshje e ngjashme u nënshkrua pak më vonë midis Izraelit dhe Bahreinit nën ndërmjetësimin e Uashingtonit.

Në mes të shtatorit, Trump priti bisedimet midis presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti, por nuk u arrit ndonjë përparim i veçantë për të zgjidhur grindjet e tyre.

Më parë një provincë e Serbisë, Kosova u zhvendos në një konfrontim të armatosur midis forcave serbe të sigurisë dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të udhëhequr nga shqiptarët, duke kërkuar statusin e një republike në atë që ishte atëherë Jugosllavia.

Konflikti shkaktoi sulme të NATO-s në rajon nga marsi 1999 deri në qershor 1999 me arsyetimin se autoritetet jugosllave po kryenin spastrime etnike ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Kosova shpalli në mënyrë të njëanshme pavarësinë nga Serbia në shkurt 2008 dhe që prej asaj kohe ka kërkuar të fitojë njohje.

Serbia nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe ka filluar një fushatë për të bindur vendet e tjera që të mos e njohin atë.

Të fundit

Prishtina prinë me 941 raste aktive

Së fundmi në vend është rritur numri i rasteve të reja me COVID-19. Vetëm n 24 orët e fundit, të dhëna këto të publikuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, jan

Protesta në të gjithë Italinë për masat anti-COVID

Protesta të dhunshme shpërthyen të hënën në mbrëmje në të gjithë Italinë për kufizimet e reja në përpjekje për të frenuar përhapjen masive të COVID. Në fillim qytetarët protestuan

Kadri Shalës i caktohet masa e ndalimit prej 48 orësh

Me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë, Kadri Shala, personi të cilit i janë transferuar nga Thesari rreth 2.1 milion euro. Lajmin e ka konfirmuar për mediat, zëdhënësi i policis

205 raste të reja me Covid-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-P

Rreth 900 gjoba për mos respektim të masave ndaj COVID-19

Brenda 24 orëve të fundit policia ka shqiptuar 894 gjoba ndaj personave që nuk respektuan masat antiCOVID që u vendosën nga institucionet shëndetësore. Ndërsa, 663 etiketa trafiku janë shqipt

Pse qeveria suedeze rekomandon që popullata e moshuar të mos izolohet?

Teksa vendet e tjera evropiane po shtrëngojnë masat kufizuese për shkak të rritjes së numrit të njerëzve të infektuar me COVID-19, Suedia ka porositur qytetarët e saj mbi moshën 70 vjeçare

Info Tjera