MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/05/521436-4MTpxGSFm9.jpg

Varhelyi: Kosova do t’i marrë 100 mijë vaksina



Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është shprehur optimist se deri para stinës së verës do të vaksinojnë personat e rrezikuar në vend.

Duke i quajtur shpresëdhënëse vaksinat Pfizer të dhuruara dje nga BE, Kurti në një konferencë për medie me komisionarin e BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerimin Oliver Varhelyi, ka thënë se procesi i vaksinimit nuk do të ndalet.

Komisionari Oliver Varhelyi ka thënë se dërgesa e radhës e vaksinave Pfizer në Kosovë do të vijë në qershor.

Pas vizitës në sallën “ 1 tetori”, ku pa nga afër procesin e vaksinimit, Varhelyi tha se Bashkimi Evropian brengoset për Kosovën dhe se vaksinat e djeshme janë vetëm dërgesa e parë.

“Ka qenë një detyrë e vështirë për sigurimin e vaksinave, por ja ku i kemi. Kosova do të marrë 100 mijë vaksina nga Pfizer. Me këto doza dhe tjerat që di të vijnë në qershor ju do të keni mundësi t’i vaksinoni të gjithë personelin shëndetësor. Do të vazhdojmë që të punojmë me kryeministrin për të siguruat vaksina dhe të vaksinojmë të gjithë. Shpresojmë që kjo është përpjekja jonë e fundit e luftimit të pandemisë. Kjo tregon dhe nënkupton që ne brengosmi për Ballkanin Perëndimor dhe për Kosovën”.

Të fundit

Kuvendi shkarkon Metën me 104 vota pro

Me 104 vota pro dhe 7 kundër, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar raportin me gjetjet e shkeljeve të presidentit Ilir Meta nga Komisioni Hetimor. Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi tha se dy vota kanë qen

Bisedimet Kosovë – Serbi, me 15 qershor

Bashkimi Evropian tha të mërkurën se takimi i radhës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kuadër të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre, do të mbahet me 15 qershor në

Diskutohet për Procesin e Berlinit

Nën drejtimin e ministrit të jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas, zhvillohet të martën, 8.6. konferenca e ministrave te jashtëm të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Procesit të Berlinit.

Mbi 1 mijë raste aktive në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se aktualisht në vend janë një mijë e 74 persona me virusin COVID-19 aktiv. Që nga fillimi i pandemisë e deri tani janë infektuar 107 mijë

1 mijë e 822 raste aktive me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 107,447 raste nga 614,090 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,243 raste të vdekjes. Num

Përfundon epoka 12 vjeçare e Netanyahut

Partitë e opozitës izraelite kanë arritur një marrëveshje për të formuar një qeveri të re që do t’i jepte fund mandatit 12-vjeçar të Benjamin Netanyahu si kryeministër. Yair Lapid, udh

Info Tjera