MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/10/received_387987618885936.jpeg

Varhelyi: Kosova ka kryer detyrat, duhet t’i bindim vendet skeptike



Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, e ka pritur sot në takim komisionerin për Fqinjësi dhe Zgjerim të BE-së, Oliver Varhelyi.

Në një konferencë për media, Varhelyi ka thënë se Kosova i ka përmbushur kushtet për liberalizim vizash, por se tani duhet bindur edhe shtetet anëtarë të BE-së për një gjë të tillë.

“Për mua sot shënohet një ditë ku mendoj se kam sjellë disa lajme të mira për Kosovë dhe mbarë rajonin”.

“Para jush është plani ekonomik dhe i investime. Ne jemi angazhuar që nga dita e parë për të ndihmuar në ndryshimin e realiteteve në këtë rajon, si për shembull ai ekonomik për biznese dhe për qytetarët. Mendoj se plani i investimeve ekonomike mund të jetë një ndryshim i lojës për rajonin brenda 3,4 ose 5 vjetëve”.

“Ne po ndajmë 9 miliardë euro grante dhe në koordinim me institucionet ndërkombëtare do të krijomë edhe 20 miliardë shtesë për rajonin. Ne presim që ky plan ta rrisë ekonominë e rajonit për 3-5% dhe ky është një kontribut i madh për rimëkëmbjen ekonomie pas krizës së COVID-19”.

Sipas tij, është vendimtare që të ketë një fushë të përbashkët ekonomike në Ballkan sepse këto investime do të sjellin përfitime vetëm nëse funksionojnë në nivel rajonal.

“Sikurse me çdo ofertë tjetër, vij me disa kërkesa: të përshpejtoni reformat sepse këto investime shkojnë së bashku më përpjekjet për reforma”.

“”Sa i përket liberalizimit të vizave, nuk ka asnjë takim të vetëm që nuk e kemi diskutuar këtë çështje. Unë po përpiqem që t’i bindi shtetet anëtarë të BE-së që të ofrohet liberalizimi i vizave për Kosovën”.

“Vlerësimi ynë është që i keni përmbushur të gjitha kushtet, por ky vlerësim nuk mjafton. Ne duhet t’i bindim shtetet anëtare të BE-së për një gjë të tillë”.

Ndërsa, kryeministri Hoti e vlerësoni të rëndësishme vizitën e komisionerit nga BE.

“Komisioneri sjelli një lajm fantastik për Kosovën dhe Ballkanin Përendimor, të lajmit për investime në Ballkanin Përendimor në vlerë totale prej 28 miliardë euro nga BE, prej të cilave 9 miliardë janë grante për Ballkanin Përendimor.  Projekti që kemi propozuar si qeveri është përfshirë plotësisht, përfshirë Autostradën Prishtinë-Merdarë, hekurudhën Prishtinë – Merdarë, ky është një lajm i mirë dhe besoj që brenda 3-4 viteve do t’i ndërrojmë komplet rrethanat ekonomike në Kosovë. E sigurova komisionerin se jemi të vendosur që të çojmë përpara agjendën evropiane. Për katër muaj të qeverisjes sonë fjalën “korrupsion” e kemi larguar nga diskursi publik. Aksionet që kanë filluar para dy javësh po vazhdojnë, dhe do të shihni edhe të tjera. Në dialog po kalojmë sfida. Liberalizimi i vizave mbetet çështje e rëndësishme. Në kemi plotësuar kushtet qysh në vitin 2018 dhe shpresoj që BE të lëviz përpara. Komisioneri e mirëkupton këtë çështje kaq të ndjeshme”, tha Hoti. 

Të fundit

Mësuesit kërkojnë të punojnë nga shtëpia

Sindikata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK) në Maqedoni ka kërkuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës që ta rishqyrtojë vendimin për mësimin me prezencë fizike, gjegjësisht t’i le

Miratohet projekt-buxheti për vitin 2021

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar projekt-buxhetin 2 milardë e 412 milionë euro për vitin 2021. I kënaqur me këtë buxhet u shpreh kryeministri Avdullah Hoti, i cili tha ësht

Dialogu Kosovë-Serbi – Një hap tjetër përpara me këndvështrime të ndryshme

Pas një muaj ndërprerje Prishtina dhe Beogradi zhvilluan në Bruksel edhe një raund bisedimesh në nivel ekspertësh të përfaqësuar nga kordinatori shtetëror i Kosovës Skënder Hyseni dhe ai i

Engel: SHBA-ja duhet të luaj rol aktiv për zgjidhjen e çështjes Kosovë-Serbi

Më pak se një javë para zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara, kongresmeni demokrat Eliot Engel thotë se çfarëdo administrate të jetë në fuqi, duhet t’i kushtojë rëndësi zgjid

OBSH: Izolimet kombëtare duhet të jenë opsioni i fundit

Organizata Botërore e Shëndetësisë në Evropë deklaroi se izolimet kombëtare duhet të trajtohen si një “opsion i fundit” në luftimin e pandemisë. Organizata tha se Evropa është përsë

Rritet numri i ushtarëve në Francë në 7000

Presidenti francez Emmanuel Macron të enjten ka njoftuar se ka aktivizuar më shumë se dyfishin e ushtarëve për t’i vendosur në mbrojtje ndaj sulmeve të mundshme, pas atij që ndodhi sot në N

Info Tjera