MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/Referendum-pocetok-na-kampanja-za-Zoran-Zaev-i-Ali-Ahmeti-1-bg_resize.jpg

Vazhdojnë bisedimet për qeverinë e re



Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev mësohet të ketë takuar përsëri sot kreun e BDI-së, Ali Ahmeti, por palët nuk japin më shumë hollësi nga takimi.

Zaev mbi negociatat ka folur edhe në takimin me Ambasadoren gjermane në Shkupt, Anke Hollshtjan.

“Për shkak të bisedimeve me BE-në dhe për shkak të sigurisë ekonomike nevojitet shumicë e qëndrueshme parlamentare dhe Qeveri e sigurt që do ta çojë vendin përpara”, thekson LSDM.

Negociatat po i zgjeron edhe VMRO-DPMNE-ja.

Nga ky subjekt thonë se nuk kanë koment për informacionet nëse kanë përafruar qëndrime me BDI-në për shumicë të re ose jo, por kërkojnë nga LSDM-ja të dëshmojë para opinionit pretendimet se ka arritur të sigurojë shumicën e votave në Kuvend.

“Shohim se LSDM dhe Zaev thonë se kanë shumicë, por këtë nuk e konfirmojnë partitë e tjera. I bëjmë thirrje publike LSDM-së që ta bëj publik koalicionin dhe partitë me të cilat ka formuar shumicë sepse fjalët që i dëgjuam mbrëmë se kanë shumicë nuk janë bazë e mjaftueshme për Qeveri por i duhen së paku 61 deputet”- dekalroi Dimçe Arsovski, Zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

Në ditën e konstituimit të Kuvendit, liderët njoftuan vazhdimin e negociatave në kuadër të grupeve negociuese, megjithatë formati i tyre akoma nuk bëhet i ditur.

Jo zyrtarisht ishte thënë se bisedimet për ndarjen e resorëve do të vazhdojnë në nivel nënkryetarësh por deri tani asnjë subjekt nuk ka njoftuar përbërjen e trupit për bisedime.

Nga 4 gushti ka nisur rrjedhja e afatit për sigurimin e shumicës, ndërsa më 14 gusht pritet që Presidenti Stevo Pendarovski mandatin t’ia besojë partive që kanë siguruar të paktën 61 vota në Kuvend./Alsat-M

Të fundit

Nesër fillon mësimi i kombinuar për nxënësit e klasave 7,8,9,11 dhe 12

Duke filluar nga nesër, do të kthehen në shkollë me mësim të kombinuar, nxënësit e klasave 7,8,9,11 dhe 12. Kjo u bë e ditur nga ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj i cili tha se p

Grenell viziton Kosovën

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka njoftuar se delegacioni qeveritar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të udhëtojë për në Greqi, Kosovë, Serbi dhe Izrael. Ambasada përme

Trump deklarohet sërish për marrëveshjen Kosovë-Serbi

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, ka folur pas emërimit si kandidat për Çmimin Nobel për Paqe. Ai gjatë një tubimi në fushatën në Karolinën e Veriut, ka thënë

Katër shqiptarë Ministra të Jashtëm në Ballkan

Udhëheqësi i platformës “E Zeza në të bardhë”, Dritan Abazoviç pritet të ketë postin e ministrit të jashtëm në Qeverinë e re të Malit të Zi. Ministra të Jashtëm shqiptarë në sht

Greqia nuk tërhiqet nga zgjerimi në Jon

Greqia vijon të besojë se zgjerimi i ujërave të saj territoriale në Detin Jon me 12 milje është e drejtë se saj ekskluzive dhe jo subjekt miratimi nga ndonjë palët e tretë. Ministri i Jasht

OBSH: COVID-19 do të vazhdojë të përhapet për një kohë të gjatë

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë të ditur se pandemia do të vazhdojë të përhapet nëpër botë për një kohë shumë të gjatë teksa krejt energjia do të mbetet e përqendruar

Info Tjera