MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/Macedonia-Parliament-37endada2ue9fiolk0qosg.jpg

Vazhdojnë përplasjet për numrin e nënkryetarëve në Kuvend



LSDM-ja do të heqë dorë nga përfaqësuesi i saj në funksionin e nënkryetarit të Kuvendit nëse këtë e bën e para VMRO-DPMNE-ja.

Këtë e deklaroi kreu i partisë Zoran Zaev, si kundërpërgjigje pasi vlerëson se opozita manipulon kur shpalos shqetësimin e saj për numrin e lartë të nënkryetarëve.

“Ne jemi shtet multietnik, duam të kemi përfaqësimin e të gjithëve. Gjithsej u vërtetuan pesë nënkryetarë të Kuvendit por ata pozita nuk është patjetër të mbushen deri në fund. Ja po e dërgoj mesazhin, le të heqë dorë VMRO-DPMNE-ja nga përfaqësuesi i saj si nënkryetarë, do të heqë dorë edhe LSDM-ja nga përfaqësuesi i saj dhe do të kemi tre”, tha Zoran Zaev, mandatar për kryeministër”.

Ish deputeti i VMRO-DPMNE-së Ilija Dimovski i bëri thirrje partisë së tij të mos kandidojë nënkryetar të Kuvendit.

“Nëse jemi parti serioze e cila ka për qëllim të qëndrojë në parimet dhe kritikat e saj, VMRO-DPMNE, në shenjë të pranimit të kritikave të opinionit për numrin e panevojshëm të nënkryetarëve, vetë duhet të heqë dorë nga funksioni që i takon dhe t’i ftojë të gjithë partitë të cilat kanë bërë pazarë për këto funksione, ta bëjnë të njëjtën”, tha Ilija Dimovski, VMRO-DPMNE.

Partia e Mickoskit nuk e pranon propozimin e Zaevit, por akoma nuk ka vendosur nëse do të kandidojë nënkryetar.

Këtë dhe të gjithë propozimet tjera të Zoran Zaevit që nënkuptojnë tregti me partnerët e tij të paknaqur të koalicionit, as tani dhe as në të ardhmen nuk do të pranohen nga ana e VMRO-DPMNE-së”-pohoi Dafina Stojanovska, VMRO – DPMNE.

Në përbërjen e kaluar ishte po ashtu në fuqi vendimi për pesë nënkryetarë të Kuvendit por këtë funksion e ushtruan vetëm katër, Goran Misovski, Frosina Remenski, Zekir Ramqilloviq dhe Vesel Memeti. Një nga funksionet nënkryetar i Kuvendit i takon partisë më të madhe opozitare.

Për të zëvendësuar Xhaferin në seanca plenare nuk është ulur kurrë asnjë nënkryetar tjetër përveç Misovskit.

Edhe në paraqitjet publike, kryeparlamentari Xhaferi është zëvendësuar vetëm nga Misovski.

Nënkryetarët paguhen nga 75 deri 80 mijë denarë në muaj, 15 deri 20 mijë denarë më shumë se sa deputetët.

Atyre duhet t’u sigurohet kabinet dhe nëpunës të kabinetit gjë që nënkupton shpenzime shtesë nga buxheti i Kuvendit.

Të fundit

Trump deklarohet sërish për marrëveshjen Kosovë-Serbi

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, ka folur pas emërimit si kandidat për Çmimin Nobel për Paqe. Ai gjatë një tubimi në fushatën në Karolinën e Veriut, ka thënë

Katër shqiptarë Ministra të Jashtëm në Ballkan

Udhëheqësi i platformës “E Zeza në të bardhë”, Dritan Abazoviç pritet të ketë postin e ministrit të jashtëm në Qeverinë e re të Malit të Zi. Ministra të Jashtëm shqiptarë në sht

Greqia nuk tërhiqet nga zgjerimi në Jon

Greqia vijon të besojë se zgjerimi i ujërave të saj territoriale në Detin Jon me 12 milje është e drejtë se saj ekskluzive dhe jo subjekt miratimi nga ndonjë palët e tretë. Ministri i Jasht

OBSH: COVID-19 do të vazhdojë të përhapet për një kohë të gjatë

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë të ditur se pandemia do të vazhdojë të përhapet nëpër botë për një kohë shumë të gjatë teksa krejt energjia do të mbetet e përqendruar

BBC raporton për operacionin e policisë së Kosovës në Karaçevë

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës mbrëmë ka zhvilluar një operacion të madh në Karaçevë të Kamenicës, kundër kazinove dhe krimit të organizuar. Me këtë rast ka raportuar edhe med

63 raste të reja

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 634 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmim

Info Tjera