MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/04/2021_04_20_Kryesia1_dzvdRTgrTG-e1618925457433.jpg

Vendimet e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës



Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, sot, në mbledhjen e përbashkët me kryetarë të grupeve parlamentare dhe të drejtuar nga kryekuvendari Glauk Konjufca, vendosi që seanca plenare e radhës e Kuvendit të mbahet të hënën, më 26 prill 2021, në orën 10:00.

Pas deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, pikë e radhës e rendit të ditës së kësaj seance do të jetë ndryshimi dhe plotësimi i Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare.

Më pas pritet të bëhet shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr. 04/L-123 të Procedurës Penale, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 06/L -091, për t’u përmbyllur me debatin parlamentar për gjendjen me pandeminë COVID-19 në Republikën e Kosovës, sipas kërkesës së shtatë deputetëve.

Në mbledhjen e sotme të Kryesisë u shqyrtuan edhe çështja të tjera që lidhen me aspekte të ndryshme të punës së Kuvendit.

Kështu, u diskutua lidhur me formimin e delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës për përfaqësim në Asamblenë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, si dhe formimin e delegacioneve të Kuvendit të Republikës së Kosovës për përfaqësim në organizata ndërkombëtare për Legjislaturën VIII.

Ndër të tjera, Kryesia ngarkoi Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë që ta shqyrtojë dhe të dalë me një rekomandim për Kryesinë lidhur me formimin e grupeve të miqësisë ndërmjet Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe parlamenteve të shteteve të tjera.

Të fundit

Kuvendi shkarkon Metën me 104 vota pro

Me 104 vota pro dhe 7 kundër, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar raportin me gjetjet e shkeljeve të presidentit Ilir Meta nga Komisioni Hetimor. Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi tha se dy vota kanë qen

Bisedimet Kosovë – Serbi, me 15 qershor

Bashkimi Evropian tha të mërkurën se takimi i radhës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kuadër të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre, do të mbahet me 15 qershor në

Diskutohet për Procesin e Berlinit

Nën drejtimin e ministrit të jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas, zhvillohet të martën, 8.6. konferenca e ministrave te jashtëm të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Procesit të Berlinit.

Mbi 1 mijë raste aktive në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se aktualisht në vend janë një mijë e 74 persona me virusin COVID-19 aktiv. Që nga fillimi i pandemisë e deri tani janë infektuar 107 mijë

1 mijë e 822 raste aktive me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 107,447 raste nga 614,090 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,243 raste të vdekjes. Num

Përfundon epoka 12 vjeçare e Netanyahut

Partitë e opozitës izraelite kanë arritur një marrëveshje për të formuar një qeveri të re që do t’i jepte fund mandatit 12-vjeçar të Benjamin Netanyahu si kryeministër. Yair Lapid, udh

Info Tjera