MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/qeveri-2.jpg

Vendimet e marra nga qeveria



Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e saj të rregullt në të cilën janë aprovuar disa vendime.

Kështu, me propozim të Ministres së Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, në mbledhjen e sotme të qeverisë, është miratuar propozim-vendimi për themelimin e Grupit Punues Ndërinststirucional për avancimin e rrugës integruese të Republikës së Kosovës në Organizatën e Traktatit të Atlantikut Verior NATO.

Po ashtu, në mbledhjen e Qeverisë është miratuar projektligji për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Italisë për transferimin e personave të dënuar.

Është miratuar edhe projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë për Likuiditet të Urgjencës së Infrastrukturës Vitale, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Ministrja e Financave Hykmete Bajrami ka bërë të ditur se me këtë marrëveshje kosova siguron 30 milionë euro në formë kredie me çmim të volitshëm.

Po ashtu, Qeveria ka miratuar projektligjin për të Drejtën Ndërkombëtare Private.

Gjithashtu, është shqyrtuar Korniza Afatmesme e Shpenzimeve, e Rishikuar 2021-2023(KASh), ku kryeministri Hoti kërkoi që sa më parë të përgatitet draft Buxheti 2021 pasi që afatet ligjore janë më pak se dy muaj.

Megjithatë, vërejtje ndaj kësaj Kornize patën ministrat e koalicionit të AAK-së dhe Nismës.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj ka ndarë 230 mijë euro për Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës për dezinfektimin dhe dezinsektimin e ndërtesave qeveritare që drejtohen nga MPB-ja.

Të fundit

3 të vdekur në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 525 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i

Paralajmërimi i frikshëm i OBSH: Mund të kemi 2 milionë viktima nga COVID-19

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar nga një rritje masive e numrit të viktimave nga pandemia e Coronës. Në SHBA numri i të infektuarve me Corona kaloi ndërkohë në një mil

Veteranët paralajmërojnë protesta

Për më shumë se tetë orë, dje është mbajtur e rrethuar ndërtesa e OVL-UÇK-së. Policia e EULEX-it, ka arrestuar figurat kryesore të kësaj organizate, ndërsa ka konfiskuar CD e materiale tj

Mbi 32 mln të infektuar në të gjithë botën

Shifra e të infektuarve me Covid-19 në gjithë botën ka shkuar në 32,773,811 të infektuar. Ndërkohë, kanë ndërruar jetën 993,649 njerëz dhe janë shëruar 24,179,850 të tjerë. Shtetet e B

Seanca e parë ndaj Salih Mustafës caktohet për 28 shtator

Të hënën në orën 15:00, në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë do të mbahet paraqitja e parë e Salih Mustafës. Kështu thuhet në një njoftim të Gjy

Shtyhet takimi

Takimi mes Kosovës dhe Serbisë që ishte planifikuar të zhvillohej në Bruksel ditën e hënë, është shtyrë. Kjo shtyrje mësohet se ka ardhur për shkak të situatës së krijuar nga koronavir

Info Tjera