MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/germany-schengen-visa.jpg

Viti 2019 rekord më i lartë i vizave Shengen për qytetarët e Kosovës dhe niveli më i ultë historik i refuzimit të vizave



Instituti EPIK në publikimin e radhës “VITI MË I MIRË: Statistikat për Vizë Shengen për Kosovën 2019” trajton trendët e fundit në lidhje me numrin e të aplikimit dhe aprovimit të kërkesave të qytetarëve të Kosovës për vizë Shengen.

Po ashtu, kemi analizuar më në detaje shkallen e refuzimit të vizave në rastin e Kosovës, pasi që kjo përbënë një nga indikatorë më të rëndësishëm që mirët parasysh në kuadër të vendimmarrjes për liberalizimin e vizave.

Viza Shengen është vizë e qëndrimit të shkurtër që lejon mbajtësin e saj të qarkullojë në zonën Shengen.

Zona Shengen mbulon 26 vende (“Shtetet Shengen”) pa kontroll kufitar midis tyre. Këto vende janë: Austria, Belgjika, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Islanda, Italia, Letonia, Lihtenshtajni, Lituania, Luksemburgu, Malta, Holanda, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Suedia dhe Zvicra.

Viza Shengen nuk është vizë e cila jap të drejtë pune apo studimi.

Viza Shengen është autorizim i lëshuar nga një Shtet i Shengenit i cili mundëson:
• Transitin apo qëndrimin në territorin e Shtetit Shengen në periudhë prej jo më shumë se 90 ditë brenda 180 ditëve (“viza afatshkurtër”),
• Transiti përmes pjesëve transit të aeroporteve të Shteteve Shengen (“viza transit e aeroporteve”).

Viti 2019 ka shënuar vitin më të mirë për Kosovën në të gjithë indikatorë/ të ndërlidhur me vizën Shengen. Qytetarët e Kosovës kanë aplikuar për historikisht numrin më të lartë të vizave Shengen gjatë vitit të kaluar.

Po ashtu, qytetarët e Kosovës kanë pranuar numrin më të lartë të vizave, ndërsa shkalla e refuzimit të vizave – edhe pse ende e lartë – ka arrit nivelin më të ultë historik.

Në vitin 2019, gjithsej 108,774 qytetarë të Kosovës kanë aplikuar për vizë Shengen.

Nga ta 88,448 kanë marrë një të tillë. Kjo shënoj rekordin historik për nga numri i aplikimeve dhe aprovimeve të vizave Shengen për qytetarët e Kosovës.

Me fjalë të tjera 80% e qytetarëve të Kosovës që kanë aplikuar për vizë kanë pranuar një të tillë, apo thënë ndryshe 8 nga 10 qytetarë që kanë aplikuar kanë marr vizë Shengen.

Krahasuar me vitin 2018, gjatë vitit të kaluar qytetarët e Kosovës kanë kërkuar 17% më shumë viza Shengen, ndërsa kanë pranuar 19% më shumë viza Shengen.

Në vitin 2019, qytetarët e Kosovës kanë dorëzuar më së shumti aplikacione për vizë në këto shtete:
– Gjermani me 43,863 aplikacione, nga të cilat u miratuan 36,069;
– Zvicër me 39,545 aplikacione, nga të cilat u miratuan 31,735; dhe
– Greqi me 7,604 aplikacione, nga cilat u miratuan 7,412.

Në vitin 2019, shkalla e refuzimit të vizave ishte më e lartë në Finlandë ku shënoj 35.8% dhe Slloveni ku shënoj 30.7%.

Ndërsa, shkallë më e ultë e refuzimit të vizave ishte në Greqi me vetëm 2.1%.

Edhe pse shkalla mesatare e refuzimit të vizave Shengen në vitin 2019 prej 18.8% është ende e lartë, ajo shënoj nivelin më të ultë historik për Kosovën.

Në vitin 2019, Kosova është ranguar në vendin 53 në botë për nga shkalla e refuzimit të vizave – që është një përmirësim prej 14 vendeve krahasuar me vitin 2018. Sidoqoftë, duhet nënvizuar që Kosova ende rangohet më keq se vendet sikur Uzbekistani, Burkina Faso apo Libani.

Shkalla e refuzimit të vizave përbënë një nga indikatorët kyç në kuadër të procesit të liberalizimit të vizave. Rrjedhimisht, kemi krahasuar shkallen e refuzimit të vizave për Kosovën me dy kategori të vendeve:
(1) vendet që kanë kaluar të fundit në procesin e liberalizimit të vizave (Gjeorgjia dhe Ukraina); dhe
(2) vendet e Ballkanit Perëndimor që kanë kaluar të fundit në procesin e liberalizimit të vizave (Shqipëria dhe Bosnja dhe Hercegovina).

Regjimi i vizave për Gjeorgjinë dhe Ukrainën është hequr në vitin 2017, ndërsa për Shqipërinë dhe Bosnjën dhe Hercegovinën në vitin 2011. Rrjedhimisht, për qëllime krahasimi ne kemi përdorur të dhënat e vitit 2016 në rastin e Gjeorgjisë dhe Ukrainës, ndërsa të dhënat e vitit 2010 për Shqipërinë dhe Bosnjën.

Në vitin 2016, Gjeorgjia ka pasur shkallen e refuzimit të vizave prej 12.2%, ndërsa Ukraina prej 3.2%. Nga ana tjetër në vitin 2010, Shqipëria ka pasur shkallen e refuzimit të vizave prej 15.09%, ndërsa Bosnja prej 5.72%. Në këtë drejtim, në vitin 2019 shkalla e refuzimit të vizave për Kosovën prej 18.8% është dukshëm më e lartë se vendeve të fundit që kanë përfituar nga liberalizimi i vizave. Duke pas parasysh shkallen e refuzimit të vizave për Kosovën është e rëndësishme që institucionet e Kosovës të vazhdojnë të adresojnë shkaqet e nivelit të lartë të refuzimit të vizave.

Duke shikuar në një kontekst më të gjerë, në periudhën 2014-2019 për vizë Shengen kanë aplikuar gjithsej 522,343 qytetarë të Kosovës, ndërsa 415,766 kanë pranuar një të tillë. Me fjalë të tjera 80% e atyre që kanë aplikuar kanë pranuar vizë Shengen në periudhën 2014-2019.

Në kuadër të këtij publikimit janë përdorur të dhënat e Drejtorisë së Përgjithshëm të Komisionit Evropian për Migrim dhe Çështje të Brendshme (DG HOME).

Publikimi i sotëm është vazhdimësi e serisë së publikimeve tona me fokus në migrimin e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së:
– Statistikat e azilit në BE (prill 2019);
– Ikja e Madhe (prill 2019);
– Destinacioni Shengen (maj 2019)
– MIGRIMI I BALLKANIT DREJT BE-SË: dhe rasti kurioz i Shqipërisë (nëntor 2019);
– Aplikacionet për azil në BE nga Ballkani Perëndimor 2009-2019 (qershor 2020).

Gjeturat kyçe:
– Në vitin 2019, 108,774 qytetarë të Kosovës kanë aplikuar, ndërsa 88,448 kanë pranuar vizë Shengen.
– 80% e qytetarëve të Kosovës që kanë aplikuar për vizë kanë pranuar një të tillë, apo thënë ndryshe 8 nga 10 qytetarë që kanë aplikuar kanë pranuar vizë Shengen.
– Kjo shënoj rekordin historik për nga numri i aplikimeve dhe aprovimeve të vizave Shengen për qytetarët e Kosovës.
– Krahasuar me vitin 2018, gjatë vitit të kaluar qytetarët e Kosovës kanë kërkuar 17% më shumë viza Shengen, ndërsa kanë pranuar 19% më shumë viza Shengen.
– Vendet që kanë lëshuar më së shumti viza Shengen janë: Gjermania, Zvicra dhe Greqia.
– Edhe pse shkalla e refuzimit të vizave e shënuar në vitin 2019 prej 18.8% është ende e lartë, ajo shënon nivelin më të ultë historik për Kosovën.
– Në vitin 2019, Kosova është ranguar në vendin 53 në botë për nga shkalla e refuzimit të vizave – që është një përmirësim prej 14 vendeve krahasuar me vitin 2018.
– Duke shikuar në një kontekst më të gjerë, në periudhën 2014-2019 për vizë Shengen kanë aplikuar gjithsej 522,343 qytetarë të Kosovës, ndërsa 415,766 kanë pranuar një të tillë.

Të fundit

201 të shëruar, 225 raste të reja

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 477 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve n

Ministria e Arsimit sqaron çështjen e licencimit të çerdheve private

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ( MAShTI) ka sqaruar se licencimi i Institucioneve Edukativo – Arsimore Parashkollore Private është kompetencë e saj Përmes një njo

BE i dorëzon ShSKUK-së 30 ventilatorë, 200 pulsiksometra dhe pajisje tjera

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka pranuar pajisje shtesë, pjesë e donacionit prej 5 milionë eurosh nga Bashkimi Europian, për trajtimin e pacientëve të prekur me COVID-19. Pako

Gjeloshaj, bartës i Listës shqiptare

Lista Shqiptare e përbërë nga Forumi Shqiptar (ASH-LDSH), Forca e re Demokratike, Lëvizja Përspektiva dhe Unioni i Tuzit, në zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit, si bartës të listës ka për

IKSHPK me apel për të moshuarit

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik u ka bërë apel të moshuarve të rrinë në shtëpi në këtë situatë kur vendi po përballet me pandeminë COVID-19. IKSHPK në një postim në rrjetin soc

A do të jenë shqiptarët pjesë e Qeverisë serbe?

Pas zgjedhjeve të 21 qershorit në Serbi, presidenti Aleksandar Vuçiq dhe përfaqësuesit politikë të shqiptarëve nga jugu i Serbisë, dukej se kishin gjetur një gjuhë të përbashkët për bas

Info Tjera