MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/10/vjosa-osmani.jpg

Vjosa Osmani: Jemi në diskutim për formimin e një iniciative qytetare



Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se është në proces të ndërtimit të një iniciative qytetare, e cila do të bashkojë njerëzit që kanë integritet e profesionalizëm. Ajo ka thënë se thellë beson që njerëzit më të mirë janë jashtë politikës për momentin.“Ka pas ndikim të madh, më kanë mbështetur në çdo kohë dhe çdo rrethanë pavarësisht se sa e vështirë ka qenë ajo. Jemi duke diskutuar në ndërtimin e një iniciative qytetare, e cila do të bashkojë njerëzit që kanë integritet dhe profesionalizëm. Këto janë dy kritere të thjeshta. Nuk është se jemi duke parë si opsion të vetëm riciklimin e figurave aktuale publike, sepse thellë besoj se njerëzit më të mirë i kemi jashtë politikës. Njerëzit më të mirë i kemi në sektorin privat, në shoqëri civile, i kemi deri diku në botën akademike, janë njerëz të rinj shumë prej tyre me integritet, ata që duhet ta kenë mundësinë t’u hapen dyert e institucioneve për ta dhënë një kontribut. Të kemi një lloj freskimi me njerëz me integritet e profesionalizëm, brenda institucioneve, në Kuvend e Qeveri e gjetiu. Jemi në këtë proces, por për momentin ende janë faza fillestare e diskutimeve të idesë”, ka deklaruar Osmani për DESKUN në KTV.

Të fundit

Mbi 600 raste të reja dhe 12 të vdekur

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.542 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi

Çfarë vendimesh mori qeveria

Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga Kryeministri Avdullah Hoti, ka zhvilluar mbledhjen e saj të rregullt, të 45-tën me radhë, ku ka shqyrtuar dhe miratuar vendime dhe dokumente të

Borrell: Kishte propozim për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme, Josep Borrell ka thënë se para disa muajsh ka pasur një propozim për shkëmbim territoresh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Në

Pasivizimi i adresave të shqiptarëve po ndryshon strukturën etnike në Luginën e Preshevës

Deputeti shqiptar në Parlamentin serb, Shaip Kamberi thotë se ka vite që Serbia ka nisur pasivizimin e adresave të shqiptarëve që jetojnë në tri komunat jugore, në Preshevë, Medvegjë dhe Bu

Paqartësi rreth imunitetit ndaj COVID-19

Pavarësisht se pacientët që shërohen nga koronavirusi dhe krijojnë antitrupa ndaj sëmundjes COVID-19, që e shkakton ky virus, ata mund të mos jenë imunë nga një infektim i dytë. Në një s

Çfarë do të ndodhë me botën në vitin 2021, sipas The Economist?

Teksa e gjithë bota vijon të jetë nën ankthin e pandemisë Covid-19, me shifrat e infektimeve dhe vdekjeve që vijojnë të shtohen, sytë e njerëzimit janë nga viti i ardhshëm, ku dëshira kry

Info Tjera