MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/03/osmani-lajqak-030221.jpg

Vjosa Osmani pas takimit me Lajçakun: Dialogu veç për njohje recirproke, Kushtetuta nuk ndryshohet



U.d e presidentit, Vjosa Osmani është deklaruar për media në një konferencë për media pas takimit me emisarin e BE-së, Mirsolav Lajçak.

Me këtë rast Osmani ka thënë se me Lajçakun ka biseduar për dialogun, duke thënë se ky proces ka nevojë për rishikim.

“Ne patëm një diskutim shumë përmbajtjesor në takimin me z.Lajcak, të deleguarin e BE-së për dialog, e bëra të qartë në emër të institucioneve të Kosovës që për ne procesi i dialogut duhet ta ketë një ‘reset’, një rishikim i cili ndër të tjera do të ndihmojë që Kosova të jetë e përgatitur dhe të respektojë interesat e veta dhe të qytetarëve në një proces që duhet të rezultojë në njohje reciproke në kufijtë aktual dhe me Kushtetutën aktuale të Kosovës. Është shumë me rëndësi që sapo të konstituohen institucionet e reja që të gjitha informatat për këtë proces të i drejtohen institucioneve të reja në mënyrë që të gjitha ato marrëveshje që janë arritur të shikohen. Del që Serbia nuk i ka respektuar shumicën e marrëveshjeve”, ka thënë e njejta.

“Duhet të sigurohemi që të respektohet mandati që e marrim nga parlamenti, vijat e kuqe që vendosen nga parlamenti. Nuk lejohet që të negociohet me kufijtë e Kosovës. Nuk ka çka të negociohet për statusin e Kosovës, presim që të përfundojë me njohjen nga ana e Serbisë të Kosovës si shtet i pavarur.. Është shumë me rëndësi që në këtë proces të kemi një koordinim shumë të afërt me opozitën të i informojmë me detaje, sepse vetëm kur Kosova flet me një zë, atëherë mund të jemi të suksesshëm edhe në procesin e dialogut dhe në arenën ndërkombëtare. Si presidente do të punoj shumë afër me opozitën me shoqërinë civile dhe mediat e me qytetarët që të kemi një mbështetje të plotë rreth këtij procesi”, tha ajo.

Ajo pret edhe koordinim të madh mes BE-së dhe SHBA-së, sepse tha ajo se vetëm kur ka pasur bashkëpunim  translatlantik, Kosova ka pasur sukses.

Tutje ka shtuar Osmani se  Kosova do të kërkojë nga Brukseli dhe gjetiu që të kërkohet përgjegjësi ndaj Serbisë për krimet e kryera në Kosovë por edhe në vendet tjera.

“Është koha që në Bruksel e gjetiu të kërkohet përgjegjësi nga Serbia e drejtësi për viktimat. Jo vetëm tani që po fillon përkujtimi i masakrave të shumta po edhe deri në qershor nuk ka ditë që nuk përkujtojmë një masakër. Ne presim që dialogu të jetë në mes të dy palëve të barabarta”, ka shtuar Osmani.

Të fundit

Tayna: Njerëzit po shokohen kur po iu tregoj se jam duke agjëruar

Reperja e njohur, Tayna, ua ka uruar së fundmi të gjithë ndjekësve të saj Muajin e Shenjtë të Ramazanit. Në të njëjtën kohë, ajo duket se është duke agjëruar përgjatë muajit të madh

Gjithçka që duhet të dini para se të merrni vaksinën Pfizer

Mbi 100,000 doza të vaksinës Pfizer/BioNTech kundër koronavirusit pritet të arrijnë në Kosovë deri në fund të qershorit. Programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili ka

Emra të rinj, qëndrime të vjetra – Raport për Kosovën në OKB

Takimet informuese të Këshillit të Sigurimit për Kosovën mblidhen në bazë të rezolutës 1244 të vitit 1999. Sipas saj, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, duhet të informojë rregullisht a

Mbi 13 mijë raste aktive me COVID-19

98 mijë e 835 persona janë infektuar me COVID-19 që nga 13 marsi i vitit të kaluar kur edhe u shfaqën dy rastet e para pozitive me këtë virus. Shkak i infektimit me COVID-19 në Kosovë kanë v

Qeveria ndanë 60 milionë euro për blerjen e vaksinave

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar nismën për negocimin e marrëveshjes kornizë së kredisë ndërmjet Kosovës dhe Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës për financimin

12 të vdekur dhe mbi 1 mijë të shëruar

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar

Info Tjera