MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/Talat-.jpeg

Xhaferi vazhdon mandatin e dytë



Me 62 vota “pro” të mazhorancës së re, Talat Xhaferi u rizgjodh kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në momentin e votimit të pranishëm në sallë ishin 105 deputetë, ku 62 votuan “pro”, 43 “kundër” dhe asnjë “abstenim”.

Pro votuan deputetët e koalicionit “Mundemi” të udhëhequr nga LSDM-ja, deputetët e BDI-së dhe një votë e PDSH-së, ndërsa kundër votuan deputetët e VMRO-DPMNE-së.

Deputetët e koalicionit ASH-AAA, braktisën sallën në momentin e votimit. Kryetari i Kuvendit në ditët në vijim do të duhet të caktojë edhe një mbledhje për zgjedhjen e Qeverisë së re të cilën do ta kryesojë lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.

Afati për parashtrimin e propozimit për zgjedhjen e Qeverisë së re është 2 shtatori.

Të fundit

Raka: Valën e dytë e kemi kaluar në gusht

Rritja e rasteve të koronavirusit në Kosovë nuk duhet të përbëjë shqetësim, meqë rritja e lehtë e të infektuarve ka dalur si rezultat i rritjes së testimeve në baza ditore, thotë mikrobi

Meta kthen në Kuvend Kodin Zgjedhor dhe i drejtohet ‘Venecias’

Ashtu siç ishte e pritshme, presidenti Ilir Meta ka kthyer në Kuvend ligjin për Kodin Zgjedhor, i cili u miratua në 5 tetor. Në dekretin e kreut të Shtetit, ky veprim argumentohet për faktin se

Rriten rastet me Covid, vdesin dy persona

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.119 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi

Kosova me 1871 raste aktive me COVID-19

17 mijë e 422 persona në Kosovë janë infektuar me virusin korona që nga 13 marsi kur edhe u paraqitën dy rastet pozitive me këtë virus. Nga të dhënat e Institut Kombëtar të Shëndetësisë

Trump, Biden përballen në debatin e dytë dhe të fundit presidencial

Kandidati republikan, Presidenti Donald Trump dhe rivali i tij demokrat, ish-nënpresidenti Joe Biden, zhvilluan një debat të fortë të enjten, vetëm 12 ditë para zgjedhjeve të 3 nëntorit. Për

BE-ja nuk e di kur mund të vazhdojë dialogu Kosovë-Serbi

Bashkimi Evropian ende nuk e di se kur do të vazhdohet me takimet mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut që zhvillohet në Bruksel. I pyetur se kur mund të ndodhë tak

Info Tjera