MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/kufiri.jpg

Zaev: Hapja e kufijve në duart e autoriteteve shëndetësore



Kryeministri Zoran Zaev në konferencën e sotme për shtyp, pas përurimit të vitit të ri shkollor ka komentuar zërat për përçarje mes ministrave të BDI-së dhe LSDM-së në lidhje me vendimin për hapjen e kufijve.

Zaev theksoi se nuk ka një ndarje të tillë dhe se në qeveri ka pasur argumente “pro” dhe “kundër” hapjes së kufijve nga të dy palët.

“Ministri Venko Filipçe informoi për debatet që po zhvillohen në nivel rajonal për hapje rajonale të kufijve, me të gjitha argumentet pro dhe kundër hapjes së kufijve, dhe ai kërkoi që të hapet diskutimi. Ne hapëm diskutimin, dhe u lajmëruan ministra që treguan përparësitë për hapjen e kufijve, mbi gjitha për aspektin ekonomik, por gjithsesi duke i hapur edhe çështjet problematike që mund të paraqiten për shkak të aspektit shëndetësorë. Ne i treguam ministrit që në cilat aspekte duhet të ketë kujdes”, tha mes tjerash Zaev.

I pari i ekzekutivit tha se për hapjen eventuale të kufijve do të vendosin autoritete shëndetësore.

“Në fund, ministri i Shëndetësisë do të përfundojë konsultimet me kolegët nga ministritë e shëndetësisë në rajon dhe në të gjithë rajonin, Komisioni Shëndetësorë do të merr vendimin përfundimtarë nëse duhet të hapen kufijtë, që të kalojmë pa PCR test ose me PCR test. Nuk do të ndaja ministrat në disa për e disa kundër, kishte argumente…do të duhet të jemi të kujdesshëm, në aspektin ekonomik por edhe për aspektin shëndetësore”, theksoi Zaev.

Të fundit

Maqedonia rikthen masat shtrënguese

Të gjitha objektet hotelierike do të punojnë deri në orën 23:00, administrata shtetërore duhet ta organizojë punën nga shtëpia ose në turne, ndërsa kapaciteti i transportit publik do të ku

Prokuroria e Posaçme: Propozimi i presidentit Thaçi për mandatin e Gjykatës së Posaçme – jo kushtetues

Prokuroria e Posaçme me seli në Hagë, e cila trajton pretendimet për krime të luftës dhe të pasluftës në Kosovë, e cilësoi jo kushtetues propozimin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi

Spoti i ri i Joe Biden me zërin e famshëm amerikan injoron totalisht Trump

Joe Biden, kandidat për president i Shteteve të Bashkuara ka publikuar spotin e rij në të cilin ka zgjedhur të flasë vetëm në fund. Gjatë gjithë videos e prezanton zëri i famshëm i aktorit

Pse u shua task-forca kundër korrupsionit, sipas shoqërisë civile

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të hënën mbrëma, ka votuar për të shuar Departamentin Special Antikorrupsion, i cili funksiononte në kuadër të Prokurorisë Speciale. Për shuarjen

Një i vdekur dhe 130 raste të reja

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 818 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i

Hoti i përgjigjet Lajçakut: Nuk do të preket karakteri unitar i Kosovës

Kryeministri Avdullah Hoti i është përgjigjur emisarit special për dialog, Mirosllav Lajçak, ku tha se Kosova edhe Serbia duhet të bëjnë ndryshime Kushtetuese për të vënën në funksion Aso

Info Tjera