MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/05/al-eu.jpg

Zbardhet draft-dokumenti i diskutuar në Bruksel për Shqipërinë



Euronews Albania ka parë dokumentin që po diskutohet në Bashkimin Evropian lidhur me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

Sipas këtij dokumenti, janë 6 çështje që bien në sy:

Zgjedhjet u organizuan mirë nga administrata zgjedhore në përgjithësi.

Palët kishin mjaftueshëm besim për të marrë pjesë në zgjedhje dhe një KQZ e reformuar mbikëqyri procesin në një mënyrë të organizuar dhe transparente.

Mbeti shqetësim keqpërdorimi i resurseve shtetërore në funksion të partisë në pushtet dhe të figurave të tjera publike.

OSBE/ODIHR bëri thirrje për çdo rast parregullsie të vihet në vëmendje të KQZ dhe të autoriteteve të tjera kompetente dhe rastet të hetohen siç duhet, duke përfshirë edhe blerjen e votës. Disa raste janë të lidhura me SPAK.

Sa i përket funksionimit të Gjykatës Kushtetuese, u arrit një objektiv i rëndësishëm në fund të 2020, me emërimin e 3 gjykatësve të rinj në Gjykatën Kushtetuese.

Me 7 anëtarë në detyrë, Gjykata Kushtetuese rifitoi kuorumin e nevojshëm prej 6 anëtarësh për seancat plenare, që do të thotë bërjen funksionale, duke plotësuar kushtin për Konferencën e Parë Ndërqeveritare.

Progres i dallueshëm është bërë në luftën kundër krimit të organizuar, duke përfshirë bashkëpunimin me shtetet anëtare të BE dhe duke zbatuar planin e veprimit për të përmbushur rekomandimet e task forcës së veprimeve financiare.

Që prej momentit të pikut të aplikimeve në 2017, në vendin anëtar më të prekur nga azilkërkuesit shqiptarë, përpjekjet e Shqipërisë kanë rezultuar në rënie, nga 12130 aplikime në 3005 në vitin 2020.

Për ligjin e medias, autoritetet kanë siguruar se do ta rishikojnë sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias.
Në përfundim, në tërësi dhe pavarësisht sfidave nga Covid-19, Shqipëria vijoi të tregojë angazhimin e saj dhe të japë rezultate të prekshme dhe të qëndrueshme në fushat kryesore të identifikuara në përfundimet e Këshillit në Mars 2020.

Në veçanti, Shqipëria e ka plotësuar kushtin e mbetur dhe vijon të plotësojë të gjitha kushtet e tjera që duheshin përmbushur përpara Konferencës Ndërqeveritare, teksa ka vijuar të bëjë progres të konsiderueshëm dhe të qëndrueshëm për t’u përballur me përparësitë e tjera të nënvizuara nga Këshilli.

Të fundit

Nis shpërndarja e materialit kryesor zgjedhor

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nis shpërndarjen e materialit kryesor zgjedhor. Në mesin e tyre edhe fletëvotimet për zgjedhjet që do të mbahen nesër. Pranë zyrave qendrore të KQZ-së, nën

Cilat masa kufizuese do zbatohen në zgjedhje?

Komisionerët dhe vëzhguesit e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit në Kosovë do të duhet të jenë të vaksinuar apo të kenë dëshminë se janë negativë në coronavirus apo se e kanë kaluar sëm

Çmimi Nobel i këtij viti shihet si mburojë për gazetarët rusë

Lajmi nga Oslo se kryeredaktori i gazetës ruse Novaya, Dmitry Muratov, e ka fituar Çmimin Nobel për Paqe më 2021, vjen në kohën kur gazetaria e pavarur është duke u përballur me presion në r

Alt: Fjalët ngushëlluese të BE zhgënjejnë më tej Ballkanin

Deputetja e Bundestagut e FDP-së, Renate Alt, anëtare e Komisionit të Jashtëm të Bundestagut dhe raportuese e grupit parlamentar të liberalëve për Europën Lindore e Juglindore në një pronon

Draghi, Scholz apo Macron? Kush do të jetë lideri i ri i Evropës

Angela Merkel e dominoi Evropën. Ajo ishte de fakt një udhëheqëse e kontinentit në njëperiudhë krize. Për 16 vite me radhë Merkel e ka përdorur pragmatizmin e saj të kujdesshëm dhe të qet

Kongresmenë amerikanë letër Bidenit për tensionet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë

Shtatë Kongresmenë të SHBA-së i kanë dërguar një letër Presidentit Joe Biden dhe Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken për tensionin e fundit të krijuar mes Kosovës dhe Serbisë mbi recipr

Info Tjera