MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/03/SHBA-123-780x439-1.jpg

Zbulimi amerikan: Tërheqja nga Afganistani mund të përbëjë “rrezik të konsiderueshëm”



Zyrtarë të lartë të zbulimit amerikan thanë se plani për të tërhequr trupat nga Afganistani mund t’u japë grupeve terroriste si al-Kaida dhe Shtetit Islamik një mundësi për të rigjeneruar aftësitë që do t’u duheshin për të kryer një sulm ndaj Shteteve të Bashkuara.

Paralajmërimi i tyre, i cili u bë në të njëjtën ditë që Presidenti Joe Biden njoftoi zyrtarisht vendimin për t’i dhënë fund luftës më të gjatë në të cilën janë përfshirë Shtetet e Bashkuara, ngre shqetësimet e rrënjosura thellë të shprehura nga shumë zyrtarë amerikanë dhe ish-zyrtarë, lidhur me tërheqjen e 2.500 deri në 3.500 trupa nga Afganistani, së bashku me mijëra vetë të personelit civil.

Vendimi mundet gjithashtu të nxisë shqetësime të mëtejshme, me kritikët që i mëshojnë frikës se kushtet që lejuan Afganistanin të bëhet një strehë për terroristët mund të rikrijohen serish së shpejti, pavarësisht nga gati dy dekada luftë.

“Ekziston një rrezik i konsiderueshëm me tërheqjen e ushtrisë amerikane dhe ushtrisë së koalicionit”, u tha drejtori i ri i CIA-s, Bill Burns ligjvënësve të mërkurën.

“Aftësia e qeverisë amerikane për të vepruar ndaj kërcënimeve do të zvogëlohet. Ky është thjesht një fakt”, tha ai, duke paralajmëruar se al-Kaida dhe ISIS-i në Afganistan, “synojnë të rikuperojnë aftësitë për të sulmuar objektivat amerikane, qoftë në rajon, në Perëndim apo në territorin amerikan”.

Por zoti Burns shtoi se pavarësisht dëshirës që ka al-Kaida dhe ISIS-i për të sulmuar SHBA-në, “realiteti është se asnjë prej tyre nuk e diposponon sot atë kapacitet”.

Zyrtarë të tjerë të lartë të zbulimit thanë gjithashtu se kërcënimi nga terrorizmi që nxiti fillimisht SHBA-në të shkojë në luftë në Afganistan nuk është më rreziku kryesor.

“Ka grupe terroriste të cilat përfaqësojnë kërcënime shumë më serioze”, tha zoti Burns.

Drejtoresha e Zbulimit Kombëtar Avril Haines u tha ligjvënësve se rreziku që paraqitet në Afganistan është eklipsuar gjithashtu nga kërcënimet që vijnë nga vende të tilla si Kina, të cilën ajo e quajti një “përparësi të pashembullt”, duke shtuar gjithashtu Rusinë, Iranin dhe Korenë e Veriut.

Edhe ekstremistët vendas nga një “gamë e gjerë motivimesh ideologjike paraqesin një kërcënim të madh e të afërt”, tha zonja Haines.

Ligjvënësi Marco Rubio, republikani kryesor në Komisionin e Zbulimit të Senatit, shprehu shqetësimin lidhur me tërheqjen e trupave.

“Ekziston një mundësi shumë reale që në një të ardhme shumë të afërt, fatkeqësisht dhe tragjikisht që Talibanët të rimarrin kontrollin mbi të gjitha pjesët thelbësore të Afganistanit”, tha ai.

“Nëse ata e bëjnë këtë, mendoj se është pothuajse e sigurt që al-Kaida do të rikthehet”, shtoi zoti Rubio. “Askush nuk mund ta mohojë se do të ketë pasoja serioze mbi sigurinë e vendin tonë në vitet që vijnë”.

Vlerësimet e fundit, si nga SHBA ashtu edhe nga vendet e tjera, tregojnë se dekada të tëra presioni antiterrorizëm e kanë dobësuar në mënyrë të konsiderueshme udhëheqjen e al-Kaidës dhe numrin e saj të përgjithshëm në Afganistan./VOA

Të fundit

Nis shpërndarja e materialit kryesor zgjedhor

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nis shpërndarjen e materialit kryesor zgjedhor. Në mesin e tyre edhe fletëvotimet për zgjedhjet që do të mbahen nesër. Pranë zyrave qendrore të KQZ-së, nën

Cilat masa kufizuese do zbatohen në zgjedhje?

Komisionerët dhe vëzhguesit e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit në Kosovë do të duhet të jenë të vaksinuar apo të kenë dëshminë se janë negativë në coronavirus apo se e kanë kaluar sëm

Çmimi Nobel i këtij viti shihet si mburojë për gazetarët rusë

Lajmi nga Oslo se kryeredaktori i gazetës ruse Novaya, Dmitry Muratov, e ka fituar Çmimin Nobel për Paqe më 2021, vjen në kohën kur gazetaria e pavarur është duke u përballur me presion në r

Alt: Fjalët ngushëlluese të BE zhgënjejnë më tej Ballkanin

Deputetja e Bundestagut e FDP-së, Renate Alt, anëtare e Komisionit të Jashtëm të Bundestagut dhe raportuese e grupit parlamentar të liberalëve për Europën Lindore e Juglindore në një pronon

Draghi, Scholz apo Macron? Kush do të jetë lideri i ri i Evropës

Angela Merkel e dominoi Evropën. Ajo ishte de fakt një udhëheqëse e kontinentit në njëperiudhë krize. Për 16 vite me radhë Merkel e ka përdorur pragmatizmin e saj të kujdesshëm dhe të qet

Kongresmenë amerikanë letër Bidenit për tensionet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë

Shtatë Kongresmenë të SHBA-së i kanë dërguar një letër Presidentit Joe Biden dhe Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken për tensionin e fundit të krijuar mes Kosovës dhe Serbisë mbi recipr

Info Tjera