MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/armend-zemaj-2-1.jpg

Zemaj: Ata që nuk respektojnë masat do të kenë sanksione ligjore



Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj është deklaruar lidhur me masat e reja për parandalimin e virusit Covid-19.

Zemaj paralajmëron se mosrespektimi i rregullave do të ketë sanksione ligjore dhe se në mbikëqyrje të zbatimit të masave do të jenë inspektorët e inspektorateve dhe se komunat do të riaktivizojnë plotësisht shtabet emergjente.

Njoftimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Sot nis zbatimi i masave të reja anti-Covid-19. Jo nga deshira, por nga imperativi i situatës së krijuar nga mosrespektimi i masave liruese. Mosrespektuesit e rregullave do të kenë sanksione ligjore.

Në mbikqyrje të zbatimit të masave do të jenë inspektorët e inspektorateve (Inspektorati Sanitar i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Inspektoratet Komunale, dhe mekanizmat e sigurisë etj).

Komunat do të riaktivizojnë plotësisht shtabet emergjente.

MASAT PARANDALUESE: Për të parandaluar virusin është vendosur që të ndalohet lëvizja në disa komuna gjatë orarit të caktuar, reduktim të numrin të të punësuarve në institucione, reduktim të shërbimeve shëndetësore jo esenciale në institucione shëndetësore, krijim të kapaciteteve të reja testuese në regjione, licencim të institucioneve shëndetësore private për të kryer testime për Covid-19, blerje të 100,000 testeve virologjike, 500,000 vaksinave të gripit sezonal, porosi të vaksinës eventuale kundër Covid-19, blerje të 7 aparateve për testim, sigurim të terapive të Covid-19, pagesë dhe buxhet shëndetësor shtesë për personelin shëndetësor, pajisje mbrojtëse për personelin mjekësor, etj.

Ministria e Shëndetësisë ka përgaditur “Planin e veprimit për zbatimin e procedurave të testimit me Covid-19” që do të zbatohet menjëherë.

KAPACITETET: Institucionet shëndetësore do të rrisin kapacitetet me shtretër dhe pajisje mjekësore për të trajtuar rastet me Covid-19, do të riorganizohen klinikat në SHSKUK-së, do të krijohen kapacitetet shtesë me shtretër në spitalet rajonale, në institucionet private shëndetësore do të krijohen kapacitete shtesë më shtretër, do të riorganizohet dhe rritet personeli mjekësor shëndetësor, mobilizimi stafit mjekësor në nivel vendi, në veçanti shtohen kapacitetet në shërbimin e mikrobiologjisë, infektologjisë dhe shërbimeve të tjera të lidhura drejtpërdrejt me rastet Covid-19.

Ju lutemi respektoni masat mbrojtëse!.

Të fundit

Haradinaj: Pa SHBA nuk ka dialog

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova është rikthyer në dialog teknik me Serbinë. Ka thënë se nuk do ta përkrahin dialogun nëse nuk janë pjesë e takimeve, madje ai është

201 të shëruar, 225 raste të reja

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 477 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve n

Ministria e Arsimit sqaron çështjen e licencimit të çerdheve private

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ( MAShTI) ka sqaruar se licencimi i Institucioneve Edukativo – Arsimore Parashkollore Private është kompetencë e saj Përmes një njo

BE i dorëzon ShSKUK-së 30 ventilatorë, 200 pulsiksometra dhe pajisje tjera

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka pranuar pajisje shtesë, pjesë e donacionit prej 5 milionë eurosh nga Bashkimi Europian, për trajtimin e pacientëve të prekur me COVID-19. Pako

Gjeloshaj, bartës i Listës shqiptare

Lista Shqiptare e përbërë nga Forumi Shqiptar (ASH-LDSH), Forca e re Demokratike, Lëvizja Përspektiva dhe Unioni i Tuzit, në zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit, si bartës të listës ka për

IKSHPK me apel për të moshuarit

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik u ka bërë apel të moshuarve të rrinë në shtëpi në këtë situatë kur vendi po përballet me pandeminë COVID-19. IKSHPK në një postim në rrjetin soc

Info Tjera