MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/06/FB_IMG_1593509702739.jpg

Zemaj: Do të veprojmë me forcën e ligjit!



Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka paralajmëruar marrjen e masave ligjore ndaj atyre që nuk respektojnë masat parandaluese ndaj Covidit-19.

Zemaj ka ritheksuar se bartja e maskave duhet të jetë obligative.

“Inspektorët sanitar të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AUVK) dhe Inspektorët Komunal do të veprojnë me forcën e ligjit kundër atyre që nuk respektojnë masat parandaluese dhe rregullat kundër Covid-19. Rekomandimet parandaluese për Covid-19 të IKSHPK përfshijnë 22 masa të veçanta, që patjetër duhet të respektohen. Pikërëndesë kryesore është se BARTJA E MASKAVE TË JETË OBLIGATIVE. Masa të tjera të veçanta që parashihen janë edhe: distanca fizike, dezinfektimi, ajrosja e lokaleve, higjiena, dhe masa të tjera të detajuara për punonjësit, zyrat, institucionet dhe bizneset. Inspektorët përkatës në terren çdo ditë do të zbatojnë Ligjin për Inspektoratin dhe Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse dhe do të merren masa përgjegjëse në rast të mos zbatimit eventual të rekomandimeve të Institutit Kombëtar. Çdo shkelje e rregullave nga kushdo qoftë që do të konsiderohet rrezikim i shëndetit dhe jetës së të tjerëve, do të merr përgjigjen ligjore”, ka deklaruar Zemaj.

Të fundit

Mbi 200 të infektuar me Covid-19

IKSHPK ka njoftuar se gjatë të mërkurës numri i personave të infektuar me Covid-19 ka arritur në 214 persona. Sipas institutit, ky numër ka dalë pas marrjes 413 mostrave. 60 pacient u shëruan

Presidenti Thaçi të hënën shkon në Hagë për intervistim

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka njoftuar se të hënën do të udhëtojë për në Hagë si i ftuar nga Prokuroria Speciale për t’u intervistuar. Në një postim në Facebook, Thaçi thotë

Në QKUK dhe 7 spitalet e përgjithshme po trajtohen 270 pacientë me Covid-19

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) njofton se bazuar në raportet 24 orëshe nga klinikat e QKUK-së, por edhe 7 spitalet e përgjithshme, janë duke u trajtuar 270 pacient

Grenell: Njerëzit e Kosovës dhe Serbisë meritojnë vëmendjen e plotë të evropianëve

Përfaqësuesi i posaçëm i SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, i ka dhënë mbështetje udhëheqjes evropiane në dialogun mes dy shteteve. Në Twitter ai ka shkruar se janë

Prishtina së shpejti bëhet me polici komunale

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi është takuar me kryetarin e Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, me të cilin janë diskutuar për një serë iniciativash që ka ndërmarrë Ministria e Dre

Përfundon takimi Macron-Hoti në Paris

Ka përfunduar në Paris, takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Francës, Emanuel Macron. Detaje të takimit disa-orësh nuk janë publikuar ende por temë kry

Info Tjera