MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/FB_IMG_1594125965666-e1594126585764.jpg

Zemaj: Mbyllja është opsioni i fundit



Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, nuk e përjashton krejtësisht mbylljen në rast se rriten numrat e të infektuarve me COVID-19.

Por, thotë se është opsioni i fundit megjithëse mbylljen totale nuk e sheh si zgjidhje.

Deklaron se të gjitha institucionet duhet t’i ndalin urgjentisht seminaret, punëtoritë dhe format tjera të organizimit ku ka grumbullim të njerëzve, pasi kjo paraqet rrezik për përhapjen e virusit.

I pari i Shëndetësisë ka deklaruar se mosrespektimi i masave është një ndër shkaqet e rritjes së rasteve.

Ka paralajmëruar se do të ketë dënime për gjithë ata që nuk respektojnë ligjin dhe masat anti-COVID.

“Asgjë nuk do t’i lëmë rastit, do të jemi kudo dhe kurdo së bashku, inspektimet duhet të vazhdojnë me ritëm të shtuar, parandalimi dhe pengimi është prioritet, por edhe gjobat të jepen sipas Ligjit për luftimin e pandemisë Covid-19 dhe të zbatohet me përpikëri, pa përjashtim”. ka thënë Zemaj, për Gazetën Express.

Sipas tij, në QKUK, përveç stafit aktual, ditëve në vijim një numër i profesionistëve do të angazhohen edhe përmes rekrutimit të profesionistëve shëndetësorë që është në proces, por edhe përmes vullnetarëve të gatshëm për t’u angazhuar.

“Jemi duke u përgatitur, në mënyrë që rrjedha e pandemisë në ditët dhe muajt në vijim mos të na zë të pa përgatitur”, ka shtuar ai. “Kemi një rritje të lehtë të rasteve me Covid 19, por kjo nuk na bën të ndihemi mirë kur shumë shtete të BE-së dhe rajonit kanë shënuar rekorde të numrit të rasteve, megjithëse disa shtete, tash vendin tonë e kanë larguar nga lista me rrezikshmëri të lartë, gjë që mundëson ardhjen bashkatdhetarëve tanë. Mosdisiplina, mosrespektimi i masave, mund të jetë shkak i mundshëm i rritjes së numrit të të infektuarve. Prandaj, jemi të gatshëm dhe asgjë nuk do t’ia lëmë rastit”, ka thënë, pos tjerash, Zemaj.

Të fundit

Engel: SHBA-ja duhet të luaj rol aktiv për zgjidhjen e çështjes Kosovë-Serbi

Më pak se një javë para zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara, kongresmeni demokrat Eliot Engel thotë se çfarëdo administrate të jetë në fuqi, duhet t’i kushtojë rëndësi zgjid

OBSH: Izolimet kombëtare duhet të jenë opsioni i fundit

Organizata Botërore e Shëndetësisë në Evropë deklaroi se izolimet kombëtare duhet të trajtohen si një “opsion i fundit” në luftimin e pandemisë. Organizata tha se Evropa është përsë

Rritet numri i ushtarëve në Francë në 7000

Presidenti francez Emmanuel Macron të enjten ka njoftuar se ka aktivizuar më shumë se dyfishin e ushtarëve për t’i vendosur në mbrojtje ndaj sulmeve të mundshme, pas atij që ndodhi sot në N

Gjermani: Deri në 25 mijë euro gjobë nëse del pa maskë!

Mjekja Aurora Dollenberg Meta nga Gjermania ka deklaruar se situata atje sa i përket Covid është përkeqësuar dhe se vendi rrezikon të shkojë drejt një mbylljeje. Ajo ka deklaruar se gjoba nës

Pesë ditë para zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Pesë ditë para zgjedhjeve presidenciale, kandidatët kryesorë po i përqendrojnë sot fushatat në shtetin juglindor të Floridës. Në çdo zgjedhje që nga viti 1996, fituesi i Floridës ka marr

284 raste pozitive me Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.058 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi

Info Tjera