MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/FB_IMG_1594125965666-e1594126585764.jpg

Zemaj në pritje të raportit të prokurorisë për vdekjet e dyshimta



Dy ditë pas katër vdekjeve të dyshimta në Klinikën Infektive, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se në ditët në vijim do të pranojë raporte të detajuara.

I pari i shëndetësisë në një konferencë për media ka thënë se janë duke pritur që prokuroria të dalë më një raport final dhe të shihet nëse ka elemente të veprës penale.

“Ditëve të kaluara kemi pasur disa raste të vdekjeve në Klinikën Infektive për të cilat janë ngritur dyshime të ndryshme. Qytetarët kanë të drejtë të mësojnë të vërtetën se çfarë ka ndodhur me më të afërmit e tyre në Klinikën Infektive. Pandemia nuk duhet të na humb njerëzoren dhe përtej përgjegjësive profesionale kemi obligim moral të dimë në detaje se çfarë ndodhë në institucionet tona shëndetësore. Motrat e mjekët të cilët këto ditë kanë treguar përkushtim maksimal dhe përgjegjësi të lartë në kryerjen e detyrës dhe me të drejtë bartin epitetin e heronjve që kanë barrën kryesore për t’u përballur me pandeminë. Heronjve tanë nuk mund t’ua humbin kontributin për një ditë. Ne vlerësojmë sakrificën e pashoq pavarësisht nevojave të mëdha për investime e përmirësim në sistemin tonë shëndetësor. Kemi obligim të ndërtojmë një sistem shëndetësor në shërbim të qytetarëve ku llogaridhënia nuk është vetëm një akt moral që përfundon me një kërkim falje”.

Në lidhje me shkarkimin e drejtorit Basri Sejdiu, Zemaj ka thënë se është vendim për t’u përshëndetur dhe duhet të përcillet me veprime konkrete për të vënë drejtësi dhe për të qartësuar situatën e krijuar.

“Ne do të jemi transparent dhe do të kërkojmë transparencë të plotë në mënyrë që të mos krijohen paqartësi tek qytetarët. Secili do ti bartë përgjegjësit që i takojë dhe në ditët në vazhdim do të bëjmë publike edhe veprimet e tjera konkrete. Si ministër i Shëndetësisë brenda kompetencave që më takojnë kam kërkuar raportin nga prokuroria për rastin që ka ndodhur në Klinikën Infektive dhe nga organet e tjera të drejtësisë dhe jam në koordinim të plotë me to. Asnjëherë nuk duhet të ngutemi me deklarime politike për këtë situatë pasi askujt nuk i bënë favore situata e tilla, kështu që duhet të jemi të matur me qëndrime dhe drejtësia ta bëjë punën e saj”.

Ministri Zemaj siguroi se shtimi i kapaciteteve në shëndetësi është prioritet për tu përballur me pandeminë, duke garantuar mobilizim maksimal të të gjitha resurseve ekzistuese, por shtimin varësisht nevojave të institucioneve shëndetësore.

“Tashmë kemi vendosur të angazhojmë mbi 200 profesionist shëndetësorë në të gjithë Kosovën për tu përballur me këtë situatë. Në mesin e tyre ka mjekë specialistë, mjekë të përgjithshëm, infermierë, laborant, inspektor sanitar dhe staf mbështetës. Prioritet u kemi dhënë profileve që lidhen me menaxhimin e drejtpërdrejt të pandemisë Covid-19. Ata do të jenë në dispozicion të qytetarëve jo vetëm në Prishtinë, por edhe në Qendra e tjera varësisht prej kërkesave dhe specifikave që i kanë institucionet shëndetësore. Përveç kësaj do të zgjidhim njëherë e përgjithmonë problemin e specializantëve, të cilët për vite të tëra nuk janë angazhuar në profesionin që janë përgatitur. Sot kam themeluar Bordin e ri për Shkollim Specialistik me qëllim të adresimit të kësaj çështjeje dhe mjekëve që presin për specializim t’u bëjmë zgjidhje. Nuk mund t’i lëmë mjekët, infermierët e profesionistët tanë shëndetësorë të ikin nga Kosova vetëm se shteti nuk i trajton seriozisht kërkesat e tyre. Ne kemi obligim të bëjmë zgjidhje dhe unë e kam marrë përsipër këtë barrë. Duke forcuar shëndetësinë mbrojmë jetët e qytetarëve jo vetëm nga ky virus por edhe nga sëmundjet tjera edhe plotësojmë kërkesat e qytetarëve për trajtim të barabartë. Prandaj, në frymën e angazhimeve tona të përbashkëta, të zbatojmë masat e ndërmarra nga Qeveria e vendit dhe rekomandimet e IKSHPK-së”.

Ai ka kërkuar edhe njëherë nga të gjithë qytetarët që të mbajnë distancë fizike, të bartin maska mbrojtëse dhe të mirëmbajnë higjienën individuale dhe kolektive.

Të fundit

Osmani: FSK shembull i profesionalizmit dhe besueshmërisë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, sot vizitoi Ministrinë e Mbrojtjes, ku u prit nga ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, si dhe komandanti i FSK-së, gjeneral Rrahman Rama. Sipas komunika

Fondacioni Golde Eagle nis fushatën për ndihmë mjekëve

Fondacioni Golden Eagle dhe Kompania Frutex nga sot fillojnë fushatën për fonde në mbështetje të punëtorëve shëndetësorë duke i’u siguruar pajisje mbrojtëse për luftë kundër virus

11 të vdekur dhe 205 raste të reja

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 521 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve n

Kryeministri shqiptar ‘mollë sherri’ në Maqedoni

Çështja e kryeministrit shqiptar edhe më tej mbetet “mollë sherri” për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje mes LSDM-së dhe BDI-së. Gazeta KOHA mëson se dy partitë tanimë kanë

MASHT me vendim të ri për rifillim të mësimit

Ministri i Arsimit, Ramë Likaj, në komisionin për Arsim ka thënë se klasa e parë dhe e dytë do të kthehen në objektet shkollore. Ai ka thënë se do të dezinfektohen hapësirat shkollore dhe

Dumoshi dhe Zemaj shpërndajnë maska në shesh

Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ai i Shëndetësisë, Armend Zemja dhe akterë të tjerë,  ka marr pjesë në lanësimin e  fushatës “Së bashku kundër COVID-19”, q

Info Tjera