MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/COVID-19.jpg

Zemaj paralajmëron rritjen e kapaciteteve për testime



Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj thotë se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës do të rrisë kapacitetet për testime dhe do të decentralizohet procesi i testimeve edhe ne QRSHPK në qytetet e mëdha.

Këto deklarime Zemaj i ka bërë në takimin e sotëm me drejtuesit e agjensioneve që veprojnë në kuadër të MSh-së, që janë: Agjencia për Produkte dhe Pajisje Medicinale, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike/IKSHPK, Inspektorati Shëndetësisë, Inspektorati Farmaceutik, Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, Departamenti Shëndetësor i Burgjeve, Sistemi Informativ Shëndetësor/SISH, SHSKUK-ja.

Zemaj thotë t’iu ketë kërkuar drejtuesëve të agresioneve që palët e përfshira në sektorin shëndetësor të punojnë me përgjegjësi, llogaridhënie, profesionalizëm.

“Nga drejtuesit e agjensioneve kërkova që palët e përfshira në sektorin shëndetësor të punojnë me përgjegjësi, llogaridhënie, profesionalizëm”, ka shkruar Zemaj.

Ndërsa nga inspektoratet përkatëse është kërkuar që të vazhdohet me monitorimin, inspektimin, këshillimin, rekomandimin dhe marrjen e masave ligjore ndaj institucioneve shëndetësore, ashtu siç e parasheh ligji.

“Inspektoratet përkatëse të vazhdojnë monitorimin, inspektimin, këshillimin, rekomandimin dhe marrjen e masave ligjore ndaj të gjitha institucioneve shëndetësore, sipas ligjit. Biseduam edhe për funksionimin e IKSHPK, ku po bëhet një punë mbinjerëzore. IKSHPK do të rris kapacitetet për testime dhe do të decentralizohet procesi i testimeve edhe në QRSHP në qytetet e mëdha”, ka shkruar Zemaj.

Tutje ka shkruar edhe se “ Së bashku të angazhuar për një popullatë të shëndosh!”.

Të fundit

Pse u shua task-forca kundër korrupsionit, sipas shoqërisë civile

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të hënën mbrëma, ka votuar për të shuar Departamentin Special Antikorrupsion, i cili funksiononte në kuadër të Prokurorisë Speciale. Për shuarjen

Një i vdekur dhe 130 raste të reja

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 818 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i

Hoti i përgjigjet Lajçakut: Nuk do të preket karakteri unitar i Kosovës

Kryeministri Avdullah Hoti i është përgjigjur emisarit special për dialog, Mirosllav Lajçak, ku tha se Kosova edhe Serbia duhet të bëjnë ndryshime Kushtetuese për të vënën në funksion Aso

Shqipëria dhe Greqia i drejtohen Hagës për çështjen e detit

Greqia dhe Shqipëria bien dakord. Çështja e detit do të zgjidhet nga një palë e tretë, që do jetë Gjykata Ndërkombëtare. Ministri i Jashtëm grek Nikods Dendias ishte sot në Tiranë në ku

Caktohet data e zgjedhjeve për dy komunat pa kryetar

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka shpallur datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar në Komunën e Podujevës dhe për Kryetar në Komunën e Mitrovicës së Veriut

4 shtete hyjnë në listën që u kërkohet testi PCR për të hyrë në Kosovë

Italia, Kroacia, Polonia dhe Lihtenshtajni, i janë bashkuar listës së vendeve, shtetasit e të cilave nuk mund të hyjnë në Kosovë pa e poseduar një test PCR-Negativ. Deri tash, pjesë e kësaj

Info Tjera