MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/01/zemaj-1-e1612706926219.jpg

Zemaj: Të vazhdohen masat rigoroze, distanca fizike dhe maskat s’po mbahen



Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në mbledhjen e sotme të Komitetit për Koordinim dhe Vlerësim të Situatës me COVID-19, ka folur për situatën epidemiologjike në vend.

Zemaj tha se duke u bazuar në të dhënat e mbledhura nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publiken të Kosovës, gjendja me pandeminë është nën kontroll.

“Nëpërmjet të dhënave të mbledhura nga IKSHPK gjendja e pandemisë është nën kontroll dhe nuk ka tendenca për asnjë alarm të çfarëdo natyre. Situata epidemiologjike tregon ulje simbolike në dy javët e fundit për 1.16 për qind, por me shenja të mundësisë së rritjes së rasteve pozitive në këtë javë”, ka deklaruar Zemaj.

Ai ka folur për skenarët e paraqitur nga IKSHPK’ja, ku tregohet për parashikimin e gjendjes me pandeminë gjatë ditëve të ardhshme.

“Janë tre skenarë që janë paraqitur nga IKSHPK, sipas skenarit të lehtë, shkalla e goditjes do të jetë 1 për qind, me shkallë të vdekshmërisë 3.3 për qind. Në skenarin e mesëm, shkalla e goditjes do të jetë 2 për qind, me shkallë të vdekshmërisë 5.3 për qind. Dhe skenari më I ashpër bazuar në statistikat e situatës epidemiologjike aktuale me COVID-19 në rajon dhe botë, shkalla e goditjes pritet të jetë 3 për qind e popullatës me një shkallë të vdekshmërisë prej 7.1 për qind”, ka deklaruar Zemaj.

“Sipas projeksionit të Institutit, deri më 21 shkurt, duke marrë për bazë numrin e rasteve pozitive dhe vdekjeve nga COVID-19, numri I të sëmurëve do të variojë prej 312 deri në 321 raste, mesatarja 317 raste në 100 mijë banorë, që do të paraqiste një rritje prej 6.9 për qind, kurse numri i të vdekurve 4 deri në 5 raste të vdekjes”, ka bërë të ditur Zemaj.

Të fundit

Takimi i parë Kurti – Vuçiq

Sot në Bruksel vazhdon dialogu Kosovë-Serbi, ku do të takohen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç. Ndërsa për Qeverinë e Kosovës takimi i sotëm

Borrell: Kemi një momentum të ri dhe duhet ta shfrytëzojmë atë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kanë nisur takimet të martën, më 15 qershor, në Bruksel në kuadër të dialogut ndërmjet dy vendeve. Përfaqë

Kuvendi shkarkon Metën me 104 vota pro

Me 104 vota pro dhe 7 kundër, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar raportin me gjetjet e shkeljeve të presidentit Ilir Meta nga Komisioni Hetimor. Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi tha se dy vota kanë qen

Bisedimet Kosovë – Serbi, me 15 qershor

Bashkimi Evropian tha të mërkurën se takimi i radhës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kuadër të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre, do të mbahet me 15 qershor në

Diskutohet për Procesin e Berlinit

Nën drejtimin e ministrit të jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas, zhvillohet të martën, 8.6. konferenca e ministrave te jashtëm të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Procesit të Berlinit.

Mbi 1 mijë raste aktive në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se aktualisht në vend janë një mijë e 74 persona me virusin COVID-19 aktiv. Që nga fillimi i pandemisë e deri tani janë infektuar 107 mijë

Info Tjera