MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/nxenesit.jpg

Zyrtare: Viti i ri shkollor fillon më 14 shtator



Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, si dhe përfaqësues të Zyrës së Kryeministrit, IKShPK-së, ShSKUK-së, SBAShK-ut, Këshillit të Prindërve dhe DKA-ve, kanë mbajtur sot një takim ku është diskutuar për fillimin e vitit shkollor 2020-2021 në kushte të pandemisë.

Në këtë takim, palët u dakorduan që viti shkollor 2020/2021 të fillojë më 14 shtator 2020 dhe më pas viti shkollor të vijojë sipas vendimit të MASh për fillimin e mësimit, Master Planit të MASh të miratuar nga Qeveria e Kosovës dhe Udhëzuesve përkatës, transmeton lajmi.net.

Sipas komunikatës së MAShT-it, shtyrja e fillimit të vitit shkollor bëhet me qëllim të sigurimit të kushteve të sigurta për fëmijët, mësimdhënësit dhe prindërit. Po ashtu, kjo do të sigurojë një mobilizim më të madh të përgjithshëm në përballje me pandeminë në Kosovë.

Pjesëmarrësit në mbledhje iu bënë thirrje të gjithëve që të respektojnë tri rregullat: distancën, bartjen e maskave dhe pastërtinë dhe të mobilizohemi për përballje me pandeminë në vazhdimësi dhe bashkërisht. 

Të fundit

Kosova i bashkohet aksionit të Interpolit

Kosova është pjesë e shteteve pjesëmarrëse në një aksion të kryer nga INTERPOL-i dhe Europoli ku është luftuar krimi i organizuar me ç’rast janë arrestuar 166 persona. Sipas një njoftim

Mbi 500 të dënuar për për mosrespektim të ligjit anti Covid-19

Policia e Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 581 gjoba ndaj qytetarëve për mosrespektim të ligjit antiCovid-19. Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 31 persona, ndë

Godfrey: Marrëveshja e Uashingtonit është përkushtim politik, jo detyrim ligjor

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Serbi, Anthony Godfrey, vlerësoi se e sheh Marrëveshjen e Uashingtonit si përkushtim politik, dhe jo një marrëveshje ligjërisht të d

Çka u diskutua mes Presidentit Trump dhe rivalit demokrat Joe Biden

Presidenti Donald Trump dhe rivali i tij demokrat, ish-nënpresidenti Joe Biden u përballën në një debat të ndezur të martën, që u karakterizua nga sulme të ndërsjellta, shpesh me ndërprerj

1 mijë e 457 raste aktive me COVID-19

Numri total i rasteve pozitive me SARS CoV-2 në Kosovë është 15 mijë e 574 raste nga 67 mijë e 294 persona të dyshuar për infektim nga ky virus. Shifra këto që u bënë që nga 13 marsi kur

Serwer: Amerikanët po gabojnë, Vuçiqi nuk do ta njohë Kosovën

Amerikanët duhet të merren me problemin e mosnjohjes së Kosovës nga Serbia, ka thënë Daniel Serwer, ekspert për Ballkanin e profesor në universitetin John Hopkins në Uashington në një bised

Info Tjera