Opinione & Intervista http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/Msc.-Skender-Berisha-1-e1601620906322.jpg

Video incizimet në Komunikacion



Shruan: Msc. Skender Berisha

Aksidentet e fundit por jo vetëm, i kanë shtyrë Policinë e shtetit të marrin masa drejt shtrëngimit të masave për shoferët që ngasin pa kujdes.

Pa drejtuar akuzat drejt Policisë apo Autoshkollave duhet drejtuar gishtin nga vetja!

Sa jemi të kujdesshëm ne si shoferë gjatë ngasjes?
Kohëve të fundit vërejmë edhe një shtim të publikimit të video inqizimeve në rrjetet sociale të ngasësve që bëjnë tejkalime dhe shkelje të rreullave të komunikacionit, dhe në të njejtën kohë vërejmë edhe pakënaqësitë e qytetarëve ndaj shoferëve të tillë që rrezikojnë jetët e tyre.

Është interesante edhe reagimi i qytetarëve ndaj atyre që bëjnë publike apo bëjnë inqizimet nga veturat e tyre nëpërmjet kamerave statike apo edhe telefonave të tyre. Po të shohish në komentet e tyre vërejmë edhe shoferë që nuk janë fort të kënaqur me këto publikime, sepse nga rutina që kanë krijuar për të mos respektuar rregullat e komunikacionit i kanë shtyrë ata që të ndalojnë nga kjo rutinë, pasiqë tanimë nuk dihet se kush të bën një video dhe publikon ato, përderisa je duke shkelur rregullat dhe më pas denimi vie nga policia atëherë kur nuk e pret fare.

Këto rregulla janë të lejuara dhe praktikohen edhe në botën perëndimore, dhe së fundi edhe në Kosovë ky veprim i qytetarëve po zë vend.

Na ka rastisur të gjithëve të dëgjojmë se në botën perëndimore të gjithë qytetarët luajnë rolin e “policit”, të gjithë janë aktivë në mbrojten e rregullave dhe interesave të qytetarëve, në identifikimin e personave që kryejnë ndonjë veprim kundërligjor, apo janë akterë të ndonjë ngjarje e kështu me radhë.

Siq shihet, edhe në Kosovë ka filluar një rregull i ri i pashkruar në mendjen e qytetarëve, të gjithë kanë filluar të shohin me kujdes për veprime që janë në kundërshtim me ligjet dhe jetën shoqërore, ka filluar të instalohet vetvetiu një kulturë e re e mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut, një kulturë që mbron jetën e qytetarëve, një kulturë dhe civilizim që i jep përparsi jetës kundrejt vdekjes, një manifestim që rezulton me shpëtim të jetës nga një reagim shoqëror.

Këto adresime dhe publikime duhet të kenë një trajtim sa më serioz nga policia dhe gjyqësori, e që më pas kjo shoqëri e cila po ecën drejt emancipimit të kalojë në një stad tjetër duke e respektuar edhe masën më të vogël të ndalesës, dhe duke e konsideruar jetën e tjetrit si gjënë më të shtrejtë jo vetëm për familjen e tij të ngushtë, por edhe për tërë shoqërinë në përgjithësi.

Ky popull kaq bujar, me vlera të larta morale dhe etike, me karakteristika të veçanta, i ndjeshëm dhe shumë human, me rininë e saj që tjerët i´a kanë zili duhet ruajtur dhe kultivuar ditë për ditë, duhet shtuar kujdesin secili individualisht që ky trend i aksidenteve nga pakujdesia që po vret familjes tona të minimizohet maksimalisht, dhe një ditë këto ngjarje të kobshme mos të zënë vend në mediat dhe portalet tona me humbjet e jetëve të qytetarëve tonë nga pozita dhe vende të ndryshme: në punë, gjatë vozitjes, gjatë organizimeve të ndryshme e kështu me radhë.

Të fundit

Njihuni me robotët Bio-mjekesorë, të cilët u vinë në ndihmë sistemit spitalor në vëndet e zhvilluara

Shkruan: Ermand Mertenika (Inxhinier Bio-Mjekesor) A do t’i besonit jetën tuaj një kirurgu robotik? Po për shëndetin tuaj mendor? Ndërsa disa mund të jenë të pakëndshëm me idenë e një ro

Kosova përplot me Lëmoshëkërkues

Shkruan: Msc. Skender Berisha Kosova është vërshuar nga lypsarët. Shumë nga prej tyre jo që nuk janë të tillë, por si profesion që e ushtrojnë kanë arritur të përfitojnë dhe të organiz

Negociatat dhe diplomacia kosovare

Shkruan: Skender Berisha Integrimi i rajonit tonë dhe i ballkanit perëndimorë duhet të jenë prioritet edhe i bashkimit evropian. Influenca e saj në angazhimet që kanë marrë vendet që aspiroj

Kanceri i Pankreasit! Një “Vrasës i Heshtur ”

Shkruan: Ermand Mertenika Pankreasi është një gjëndër ekzokrine e cila gjendet në pjesën e sipërme të abdomenit, prapa stomakut. Kjo gjëndër prodhon dhe çliron enzimat e tretjes, si dhe ho

Manuel Sarrazin kërkon refuzimin e qartë të ndryshimit të kufijve

DW: Zoti Sarrazin, në qarkullim është një e ashtuquajtur non-paper për një rregullim të ri me ndryshime kufijsh në Ballkanin Perëndimor, pra në territorin e ish-Jugosllavisë. Çfarë mendon

Osmani: Të mos e humbasim shansin për negociatat në samitin e qershorit

Deutsche Welle: Zoti Osmani, cili është qëllimi i vizitës suaj në Berlin? Bujar Osmani: Është vizita ime e parë bilaterale fizike, meqë takimin e parë me ministrin Maas e kemi pasur në mën

Info Tjera