Opinione & Intervista http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/dr-luljeta-ahmetaj.jpg

Alergjitë dhe kurimi i tyre



Shkruan: Prof. Dr. Luljeta Ahmetaj- alergo-imunologe.

Alergjitë paraqesin një përgjegje hiperreaktive të sistemit imunitare ndaj substancave të ndryshme qe kanë ardhur në kontakt ose kanë depërtuar në organizmin tonë.

Keto substanca që quhen ndryshe si alergjene mund të jenë ushqime, ilaqe, polene, pluhur shtëpiak, polene, helmet e insekteve, etj.

Simptomet me të shpeshta të reaksionit alergjik janë: shkuarje hunde, kruarje hunde, bllokim i hundës (Rhiniti alergjik), kruarje, skuqje dhe lotim sysh (conjuctiviti), fishkellimë gjoksi, pengesa në frymëmarrje dhe kollitje (astma bronkiale), skuqje, kruarje lëkure (urticarje).

Sëmundjet alergjike mund të fillojnë që nga simptomet më të thjeshta të cekura me sipër e deri në komplikime vdekjeprurëse (shoku anafilaktik) nëse i perfshin njëkohesisht organet e frymemarrjës si dhe sistemin kardiovaskular.

Çdokush dhe çdo moshë mund të preket nga reaksioni alergjik.

Por megjithatë me vulnerable janë personat të cilet kanë një predispozicion gjenetik për të trasheguar një atopi (një IgE te rritur në gjakun e tyre).

Ne 35% te rasteve të Rhinitit alergjik me kohën mund të perfundojnë në Asthmen Bronkiale.

Nga Asthma alergjike janë me të rrezikuar personat atopic(dmth që kanë një IgE të rritur).

Ata me kohën do të sezibilizohen ndaj pluhurit shtepiak,poleneve,zbokthit të kafsheve etj.

Jo të gjitha llojet e astmes mund të jenë të nxitura nga alergjitë.

Koheve të fundit flitet për astmën që në aspektin e endotipiot është TH1 dhe TH2.

Këto të parat paraqiten me tepër pas një infeksioni të theksuar që ka prekur trungun traheobronkial, ndërsa e dyta ka patjeter një nxites alergjik.

Parashikohet deri në 2025 çdo i dyti evropean do të vuajë nga një sëmundje alergjike.

Sigurisht që ndryshimet klimakterike, ndotja e ajrit si dhe mënyra e të ushqyerit kanë ndikuar në këtë rritje të prevalences se këtyre sëmendjeve.

Ndotja e ambientit të jashtem është një ndër faktorët kryesorë për precipitimin e sëmundjeve alergjike të traktit respiratore.

Kjo ndodh për arsye të dëmtimit të shtreses mbrojtëse të rrugeve të frymemarrjës si dhe lirimit të substancave të quajtura inflamatore në vendin e dëmtimit.

Antibiotiket nuk duhet të përdoren për shërimin e sëmundjeve alergjike, sepse nuk kanë kurfarë roli në mjekimin e tyre, antibiotiku duhet të përdoret vetëm në raste mbi infeksioni bakterial, në këto raste duhet saktësisht të përcaktohet tipi i bakteries si dhe cili antibiotik është i vlefshem për t’u përdorur.

Alergjia ndaj pluhurit shtëpiak, mykut ose zbokthit të kafsheve që i mbajme në shtëpi mund të zgjasë gjatë tere vitit.

Dmth nuk ka karakter sezonal.

Në tilla raste duhet të percaktohet shkaktari në mënyre që të bëhet trajtimi adekuat.

Vaksinimi është i vetmi trajtim etiologjik i sëmundjeve alergjike, të gjitha trajtimet tjera menjanojnë vetëm simptomat, do të thotë pas ndërprerjes së terapise simptomet kthehen.

Ky trajtim është specifik për secilin pacient dhe zgjat tri deri në pesë vite. Por suksesi është i garantuar.

Alergjitë nga poleni përfshijnë reaksionin hiperreaktiv ndaj gameteve mashkullore të lules si organ për shumëzimin e bimëve, prandaj kjo sëmundje quhet polinoze.

Shpeshhere pacientet alergjike ndaj poleneve janë alergjik edhe ndaj ushqimeve të caktuara psh kikirikë,arra lejthia bademe domate karrote,etj.

Kjo ndodh për shkak të reaksionit të kryqezuar mes polenit dhe alergjenit në ushqim.

Personat që vuajnë nga alergjia ndaj poleneve duhet t’i shmangen daljes jashtë nga ora 10-16 gjatë sezonit në të cilin ndodhet piku i polenizimit të bimës së caktuar.

Duhet të mos përdor shirupa të ndryshëm në bazë bimore, duhet të mos konsumojë mjaltë, etj.

Astma tek fëmijët paraqet sëmundjen me të shpeshtë kronike në moshën fëmijerore.

Mbi 65% të rasteve kanë natyrë alergjike, prandaj duhet të bëhet testi i alergjisë për qëllim diagnostikimi dhe trajtimi adekuat.

Infeksionet e ndryshme virale dëmtojne qelizat epiteliale të traktit tonë trakeobronkial, pas të cilave mundësohet një hyrje me e lehtë e alergjenit, prandaj shpeshherë ftohjet ose gripi precipiton sëmundjen alergjike.

Urtikaria paraqet një sëmundje alergjike që manifestohet me puçra të përnjehershme të kuqe me madhësi të ndryshme, të skuqura dhe të përcjellura me kruarje, të cilat kalojnë pas 24 orësh pa lënë kurrfarë ndryshimi lëkuror në vendin e manifestimit.

Dermatiti atopik është një sëmundje e moshës fëmijërore që manifestohet me kruarje, luspim dhe lëngëzim të sipërfaqes lëkurore pas depërtimit të alergjenit përmes rrugës inhalatore me ajër, ushqim ose kontakt të drejtëpeërdrejtë.

Kujdesi për parandalim të sëmundjeve alergjike fillon që në barkun e nënës, marrja e ushqimit të pasur me vitamina D dhe C, mospirja e duhanit, qëndrimi në ajër të pastër, gjumi i rehatshëm, etj.

Tri ushqimet e bekuara antialergjike janë salmoni, asparagusi dhe brokoli.

Në pranverë paraqiten polinozat, alergjitë ndaj poleneve.

Tek ne tipike ndaj lajthisë dhe ahut bungut, qarrit, pastaj barishteve etj.

Të fundit

Si mundet Biden në ringjalljen e Evropës Lindore

Shkruan: Janusz Bugajski Presidenti i zgjedhur Joe Biden është i përkushtuar për të rivendosur marrëdhëniet trans-Atlantike, sepse një aleancë më e bashkuar mund të trajtojë më mirë një

Detyra kryesore e Presidentit të zgjedhur Biden

Shkruan: Blerim Shala Me 20 janar të vitit të ardhshëm, Joseph Biden do të inaugurohet Presidenti i 46-të me radhë në historinë 244 vjeçare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Edhe pse

Imuniteti ndaj Covid-19 do fitohet gradualisht

Shkruan: Ermand Mertenika – Inxhinier  biomjekësor Megjithëse në Covid-19 Corona është një virus, i cili po bashkëjeton me ne dhe fatmirësisht mendoj që qytetarët do e fitojnë gradualis

Çfarë mund të bëjë Donald Trump kur të largohet nga Zyra Ovale

Shkruan: Rainer Zitelmann “National Interest” Edhe nëse Donald Trump dhe shumë nga ndjekësit e tij, nuk duan ta besojnë në këtë moment, pas fitores së Xho Bajden në zgjedhje dhe inaugurim

Bideni – shpresë për BE

Shkruan: Ralph Sina (ARD) Sa keq që Ursula von der Leyen nuk hap shishet e shampanjës. Presidentja e Komisionit të BE i ka të gjitha arsyet për ta tundur duke festuar këtë fundjavë. Paraardhë

Drejtësia ndërkombëtare për luftën në Kosovë

Shkruan: Kreshnik Hoxha Unë si një student i fakultetit të drejtësisë dhe si një i ri nga Kosova, jam tejet i zhgënjyer dhe i brengosur për faktin që“përgjegjësitë e kësaj lufte “ në

Info Tjera