Opinione & Intervista http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/Msc.-Skender-Berisha-1-e1601620906322.jpg

Bashkimi Evropian tenton ta rikthejë Kosovën në tavolinën Suedeze!



Shkruan: MSc Skender Berisha

Shantazhi i Bashkimit Evropian ndaj Kosovës siq duket shkoi huq.
Ajo provoi me anën e shantazhit të arrijë një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, duke mos e patur në mendje se ekziston edhe varianti tjetër i organizimit të një raundi bisedimesh jashtë kontinentit evropian, dhe pa e menduar se një marrëveshje sado e vogël që do të duket, në të ardhmen ajo do të dridhë politikën botërore, sidomos me njërën nga pikat e saj të nënshkruar nga dy palët Kosovë-Serbi.
Tani ky hap kaq i rëndësishëm, i dy vendeve (Kosovë-Serbi), do të ketë edhe efektin e saj në përshpejtimin e gjërave drejt liberalizimit të vizave për Kosovën. Gjithsesi tani nga ana e Bashkimit Evropian pritet ndryshim qasjeje ndaj politikës amerikane “kundrejt shteteve të lindjes”.
Por, një gjë është e qartë se Kosova për pak kohë i doli nga dora Bashkimit Evropian.
Se si do ta rikthejë Kosovën në tavolinën e saj Suedeze mbetet të shihet.
Rikthimi në një tavolinë të tillë ku secili merr atë që dëshiron do të ishte fatale për Kosovën, pasi një veprim i tillë e vë Kosovën në dilemën e ekzistencës së saj para botës, e veçanërisht para qytetarëve të saj të përvuajtur, që për një jetë të tërë sakrifikuan për një Kosovë të lirë dhe demokratike.
Kosova tani duhet të përcaktojë prioritetet e saj. Duke mos u ngutur dhe tentuar ta lexojnë politikën e të tjerëve (BE-së dhe ShBA-së), dhe të mos e mendojë se është faktori përcaktues i politikave botërore.
Do të ishte gabim fuzionimi vetëm në një prioritet (bisedimet me serbinë) duke lënë anash zhvillimin e vendit dhe krijimin e kushteve për investime strategjike afatgjate nga investitorë të huaj, por edhe vendor, do të ishte përsëritje e zhvillimeve njëzet vjeqare, dhe me këtë rast do të nxitej edhe më tej depopullimi i vendit, që për pasojë do të pësojnë edhe bizneset por edhe vendi në përgjithësi, pasi t’kurrja e të hyrave në bugjetin e shtetit si pasojë e rënies së konsumit do të ishte edhe investime më pak në të gjitha sferat e jetës të kësaj shoqërie.
Kosova ka nevojë për konsensus politik, për prioritete afatgjate, për siguri politike, për qasje direkte në problemet shoqërore brenda vendit, të ofrojë strategji të mirëfilltë të zhvillimit kombëtar, pa lënë anash komunitetet, të ofrojë mundësi të barabartë punësimi, të ndryshojë qasjen ndaj rinisë duke mos u humbur shpresat për jetesë në vend, t’i drejtojë gishtin vetes për fajin e jo të fajsojë të tjerët kur dështon, të gjejë formulën e zhvillimit me programin e saj dhe vendi të kalojë nga kjo fazë tranzitore që po zgjatë pa afat në jë fazë të zhvillimit ekonomik dhe social, si vend me përspektivë dhe i barabartë me standard jetese sikur vendet e zhvilluara.

Të fundit

Rrënim i shtetit në emrin e lirisë së shprehjes!

Shkruan: Florim Zeqa Në secilin vend të lirë dhe demokratik të botës, liria e shprehjes është e rregulluar me ligj, sikurse që janë të rregulluara me ligj edhe rastet e shpifjeve, akuzave dh

Evropa nuk do të presë Bidenin!

Shkruan: The Economist Evropa është e etur për “një ndryshim politik të klimës” pasi Joseph R. Biden Jr është betuar të mërkurën. Vendet evropiane, me problemet e tyre të ndarjes dhe p

Joe Biden është njeriu i duhur vetëm për momentin

Shkruan: Ines Pohl Imazhet e 6 janarit 2021 janë dëshmi tronditëse që flasin për gjendjen në të cilën ndodhen Shtetet e Bashkuara, pas katër vjetësh Donald Trump. Këto imazhe kanë lënë g

Rregullimi i shtretërve të lumenjëve duhet të jetë prioritet i Qeverisë së re

Shkruan. Msc Skender Berisha Java e fundit me reshjet që solli, ishte njëra ndër javët me ditët më të veshtira për shumë familje, ngase me veti solli edhe vërshimin që nuk mbahej mend edhe

Prova e Demokracisë në ShBA, leksion për botën demokratike

Shkruan: Msc Skender Berisha Mesazhi i dërguar nga ngjarja e djeshme në vendin më demokratik në botë, vendi me një prosperitet, me një histori suksesi, vendi që i ka dhënë kurajo për zhvill

Komunikimi me telefon e vetmja mënyrë e mbetur si lidhje mes familjeve

Shkruan: Msc Skender Berisha Viteve të fundit, por mundë të themi se që nga paslufta, në Kosovë afërsia mes familjeve është në rënie, në mos është duke shkuar drejt shkëputjes. Ky reali

Info Tjera