Opinione & Intervista http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/12/Ermand-3.jpg

Bombola pa recetën e mjekut, një rrezikshmëri e madhe jetike që duhet evituar



Shkruan: Ermand Mertenika, Inxhinier i Fizikës (Inxhinier i Respiratorëve)

Covid-19 Corona, ky element viral tashmë i kthyer në një pandemi globale, vazhdon të zgjeroj rrezen e saj të infeksionit, por matematikisht violenca e saj po dekrementohet gradualisht.

Sigurish ardhja e dimrit do vazhdojë të ketë një ritëm të lartë infeksionesh dhe humbje jete në një numër të caktuar, por fatmirësisht humbjet e jetëve po dekrementohen me anë të një numri faktorial të vogël.

Si e kemi përmendur dhe më parë, ky element viral godet alveolen (njësinë tonë më të vogël të pulmoneve / mushkërive) duke u shumëzuar me anë të një progresioni gjeometrik për një kohë të shkurtër.

Aktualisht në këtë moment, përdorimi i pajisjeve të tjera më të lehta është i mundshëm duke evituar përdorimin në mase të aparaturave të shkallës së rëndë, të cilën ne i quajmë Ventilatorë Reanimacioni / Respiratorë.

Intubimi Endotrakeal, kjo fazë e fundit e aplikimit është duke u evituar gradualisht pasi pacientët e infektuar me Covid po mbahen nën terapi oksigjenimi me maskë ventilimi ose me tuba intranazale / një lajm i mirë.

Gjatë kësaj periudhe, ne kemi një rënie të aktivitetit të Covid-19 krahasuar 6-7 muaj më parë, pasi duke pasur parasysh që po bashkëjetojmë me Covid-19 Corona, sistemi imunitar i qytetarëve po fillon të fitojë një adaptim ose një imunitet të lehtë ndaj këtij virusi, pra në një farë mënyrë kemi një periudhë relaksacioni të Covid-19. Pra hera herës do kemi oshilacione të numrit të të infektuarve, por që aktualisht nuk flitet për valë të tjera.

Tashmë kemi një përdorim në masë të gjeneratorëve të oksigjenit dhe bombolave të oksigjenit, të cilët po ndihmojnë pacientët të ruajnë vlerën normale të nivelit të oksigjenit në gjak (94-99%).

Pra vlera normale e oksigjenit në gjak e matur me Sensorë Oksimetrik të monitorit të pacientit ose me Sensorët oksimetrik portable duhet të jetë (94-99 ose 100%).

Dekrementimi i vlerës së oksigjenit nën vlerën 94% pra 85-93%, e cila është një vlerë nën-normale duhet të trajtohet menjëherë, pasi qelizat e kuqe të gjakut (Eritrocidet nuk oksigjenohet në vlerën e duhur) pra Celulat e kuqe (Eritorcidet saturohen me oksigjen) në shpërndahen në të gjithë indet dhe organet e trupit, ndërsa rënia e vlerës së Oksigjenit do të thotë mos oksigjenim dhe mungesë saturimi në vlerë normale, pikërisht kjo situatë fillon të dëmtojë celulën e kuqe të gjakut dhe rënia e vlerës gjithnjë e më tepër nga 80-60 është një fazë ku celulat kalojnë në një gjendje akute (pra degjenerim gradual i celulës, e cila shkon deri në vdekjen e saj).

Pikërisht tashmë përdorimi i gjeneratorëve të oksigjenit ka dominuar mënyrën e trajtimit me terapi oksigjeni, por ajo që më bënë përshtypje është fakti se pacientet po përdorin pa recetë të ashtëquajturat “Bombolat e oksigjenit”, të cilat kanë over-presure shumë të madhe.

Këto bombola përmbajnë oksigjen të lëngshëm me një përqendrim apo presion shumë të lartë deri në 180 atmosferë dhe pikërisht janë shumë të dëmshme, pasi siç e dimë oksigjeni është një element kimik, i cili ndizet shpejt në flakë dhe presioni i lartë në bombol nga pakujdesia mund të shkaktojë shpërthimin e bombolës, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe njerëzore.

Bombolat e oksigjenit duhet të evitohen në përdorim, pasi kjo nuk është zgjidhje. Përse?

Pacientet të cilët kanë vlera oksigjeni 84-93% mund të trajtohen në mënyrë të sigurt me gjeneratorë oksigjeni vlera e të cilëve u shkon 5-10litra/min flow, kjo vlerë e flow-t është më se e lejueshme për terapinë e oksigjenimit. Pra Gjeneratorët e oksigjenit Eksptratojne Oksigjenin nga ajri me anë të sistemit elektronik dhe filtrave.

Personat të cilëve vlera e oksigjenit u zbret nga 80-60 duhet menjëherë të dërgojnë në qendrat spitalore për të marrë trajtimin teurapeutik të oksigjenimit në mënyrë të sigurt.

Çfarë ndodh nëse në përdorim Bombolat e oksigjenit në raste të tilla.

Bombolat e oksigjenit siç e përmendëm dhe më parë kanë një presion shumë të lartë të oksigjenit të lëngshëm Brenda bombolës. Kanë valvulën dhe Manometrin.

– Bombola e Oksigjenit (Presioni 150 – 200 atmosferë)

– Valvula (Metal i thyeshëm)

– Mamomentri (Kalibratori i vlerës së oksigjenit)

Shkaqet e rrezikshmërisë:

– N.q.s. kemi një Bombol oksigjeni në shtëpi dhe pa dashje e afrojmë në një ambient shumë të ngrohtë ose afër stufës, ose afër ndonjë rezistence çfarë ndodh ???? (Mbase një shpërthim i bombolës, si rezultat i presionit të Oksigjenit të lëngshëm shumë të lartë “Over-Presure”.

– N.q.s. Bombolën e afrojnë në një temperaturë të ftohtë dhe nqs Bombola rrëzohet, Valvula mund të thyhet (pasi në temperatura të ftohta, metalet fitojnë vetinë e thyeshmërisë). Nqs valvula thyhet, presioni është aq i lartë sa që përsëri bombola mund të shpërthejë dhe mund të shkaktojë dëme të mëdha materiale dhe dëme njerëzore (humbje jete)

– Personat, të cilët kanë vlerën e oksigjenit nën 80 do u presohet oksigjeni 15 – 20 Litra në minutë (Sasi shumë e lartë e presionit në Mushkëri / Pulmone) kjo mund të shkaktojë Rupture ose dëmtim akut dhe ekstrem të lobeve të mushkërisë, duke i shkaktuar Hemorragji nga Presioni i Manometrit.

– N.q.s. Manometri dëmtohet, çfarë ndodh ?????, Dëmtimi i manometrit do të thotë që ne nuk e kalibrojmë dot vlerën e oksigjenit për t’u aplikuar tek pacienti dhe kjo do shkaktojë dëmtim të madh të mushkërive, duke i shkaktuar Rupturen (çarje dhe hemorragji).

Këshillat:
1- Në këtë kohë pandemie e rëndësishme është të kemi një Puls-Oksimeter në familje ku çdo ditë të matim vlerën e Oksigjenit në gjak.
2- Në rast se vlera e oksigjenit bie nga 93 – 85 përdorni Gjeneratorët e Oksigjenit (Janë të sigurtë)

3- Në rast se vlera e oksigjenit bie nga 84 – 60 (personi duhet të dërgohet për trajtim më të specializuar në qendrën spitalore për trajtimin e sigurt me oksigjeno-terapi)

4- Mbroni veten me anë të maskës qoftë edhe të lehtë (FFP2) për të evituar marrjen e sasisë së madhe të elementit viral (Covid-19)

5- Dezinfektoni duart shpesh herë me alkool mbi 70% ose dezinfektantë me përmbajtje alkooli.

6- Mbani distancë të paktën 1 metër nga të tjerët.

7- Hani shëndetshëm dhe ushqime jo me përmbajtje të lartë sheqeri dhe kolesteroli.

8- Aplikoni gjimnastike apo vrapim të lehtë në mëngjes dhe në darkë.

9- Stimuloni energjinë pozitive për të evituar Gjenerimin e hormonit të Kortizolit (Hormoni më i dëmshëm në organizëm, i shkaktuar nga STRESI.

Të fundit

Çfarë do të mbetet nga megaqytetet tona?

Shkruan David Farrier Të gjitha qytetet janë rrënoja në gjendjen e tyre fillestare. Dhe rrënojat ndodhen tashmë atje, nën rrugët plot shkëlqim. Kjo mund të shihet qartë në projektin e filo

Montgomery: SHBA e përkushtuar të bashkëpunojë me BE-në për bisedimet Kosovë-Serbi

Një zyrtare e lartë e Departamentit të Shtetit tha për Zërin e Amerikës se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të punuar me Bashkimin Evropian, që po bën të mundur dialogun mes

Njihuni me pajisjet diagnostikuese të Covid-19

Shkruan: Ermand Mertenika: Inxhinieri Fizikant (Inxhinieri Biomjekesor) Covid-19 pandemia e cila solli dis-ekujlibra të mëdha globalisht dhe sigurisht në Shqipëri, e cila shkaktoi dëme të mëdha

Vetëvendosja si shpresë dhe një rezervë për “krejt dhe drejt”

Shkruan: Fatos Lubonja Realiteti, si në Shqipëri, edhe në Kosovë, po ndeshet sot me disa probleme thelbësore të akumuluara – përtej akumulimit të mëkateve të personave që na kanë qeveris

Për Kosovën… Biden duhet të kapërcejë Trump dhe… veten!

Shkruan: Mentor Nazarko Letra e Presidentit Biden për Presidentin Vuçiç me rastin e Ditës së Shtetësisë serbe, shënon hyrjen e tij të parë në skenën globale në lidhje me dialogun Kosovë-

Furnizimi i plotë me vaksina nga COVAX, nuk pritet të ndodh para pjesës së dytë të vitit

Me 27 dhjetor 2020, pas një pritje nën ankth, BE nisi fushatën e vaksinimit kundër Covid19, duke injektuar dozat e para të vaksinës Pfizer/BioNTech në të gjitha vendet anëtare të BEsë në m

Info Tjera