Opinione & Intervista http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/trump.jpg

Çfarë do të bëjë Donald Trump në mandatin e tij të dytë?



Shkruajnë: Nancy Cook & Meridith Mccraw “Politico.eu”

* Donald Trump hyri në Shtëpinë e Bardhë me një numër të pazakontë premtimesh:të fitonte tregtare me Kinën, të anulonte marrëveshjet tregtare, të kufizonte emigracionin. Por si president, Trump është përballur me paralajmërime nga shumë republikanë të njohur, se nuk mund të fitojë dot në zgjedhjet e nëntorit në rast se bën të njëjtat premtime.

Teksa po afron Konventa Kombëtare e Partisë Republikane, Trump dhe ekipi i tij janë përpjekur të paraqesin një ofertë të re më tërheqëse, për të zhdukur shqetësimet në lidhje me pyetjen kryesore të muajve të fundit:Çfarë do të bënte ai gjatë 4 viteve të tjera si president?

Një grup pune pranë presidentit, i ka kaluar javët e fundit duke shqyrtuar propozimet, dhe duke u përpjekur t’i japë përgjigje kësaj pyetjeje. Ata kanë diskutuar idetë për të ulur taksat mbi kapitalin dhe ato mbi të ardhurat, për miratimin e masave të reja të emigracionit, për nënshkrimin e marrëveshjeve të reja tregtare, si dhe miratimin e rregulloreve të reja.

Presidenti ka të ngjarë të flasë në konventën e të enjtes për këto ide, ndërsa do të përpiqet të nxjerrë në pah kontrastin e madh me agjendën e ish/zëvendëspresidentit demokrat Xho Bajden. Të dielën në mbrëmje, shtabi i tij elektoral ​​skicoi në vija të përgjithshme prioritetet e Trump për mandatin e dytë:zhdukjen e Covid-19, krijimin e vendeve të reja të punës, dhënien fund të varësisë së SHBA-së nga Kina, uljen e çmimit të ilaçeve, zgjerimin e gamës së zgjedhjes nëpër shkolla,  dhe mbrojtjen e policisë.

Zyrtarët e lartë të administratës, e pranojnë se agjenda e mandatit të dytë do të anojë më shumë drejt premtimeve për të vazhduar punët e nisura tashmë nga Trump, sesa drejt  paraqitjes së ideve krejtësisht të reja. Këshilltarët jo-zyrtarë të Trumpit si Karl Rov dhe ish-guvernatori Kris Kristi i kanë thënë prej muajsh Trumpit, si publikisht ashtu edhe privatisht, se presidenti duhet të zhvillojë plane më serioze për mandatin e dytë në mënyrë që të rizgjidhet në detyrë.

Kristi i kujtoi Trumpit në qershor, duke e kritikuar fushatën e tij deri në atë moment, se presidenti duhej të artikulonte vizionin e tij për 4 vitet e ardhshme. Dhe për kritikët e Trumpit, planet e mjegullta të presidentit, nxjerrin në pah ato që ata i shohin si të metat e tij kryesore si politikan:një udhëheqës më i interesuar tek marketingu dhe shitjet sesa qeverisja.

TOPSHOT – US President Donald Trump boards Air Force One after a rally at Yuma International Airport, August 18, 2020, in Yuma, Arizona. (Photo by Brendan Smialowski / AFP) (Photo by BRENDAN SMIALOWSKI/AFP via Getty Images)

Nga ana e tyre, zyrtarët dhe aleatët e Trump, thonë se çdo vonesë në artikulimin e agjendës gjatë mandatit të dytë, buron më shumë nga pandemia e Covid-19 dhe rënia ekonomike e papritur, sesa nga niveli i interesit të presidentit për politikën apo dëshira e tij për ta mundur Bajdenin në 3 nëntor.

Ai është aq shumë i fokusuar tek të gjitha efektet negative të koronavirusit, dhe kryesisht ato ekonomike, saqë sinqerisht nuk kishte menduar për këtë gjë”- thotë Njut Gingriç, një këshilltar i vjetër i Trump dhe ish-kryetar republikan i Kongresit Amerikan.

Pra ndërsa Trump dhe republikanët po përpiqen të paraqesin vizionin e tyre para popullit amerikan këtë javë, mbeten pikëpyetje nëse presidenti, që po garon mbi një platformë të “premtimeve të mbajtura”, do të jetë ndërkohë në gjendje të prezantojë edhe “premtimet e reja”.

Komiteti Kombëtar Republikan, citoi platformën e tij të vitit 2016, duke thënë se presidenti Trump do të fitojë sërish me të në zgjedhjet e ardhshme. Kriza ekonomike e shkaktuar nga koronavirusi, që ka lënë pa punë miliona amerikanë, e ka sabotuar planin e presidentit për të bërë fushatë me uljen e papunësisë, një kauzë që dikur ndihmoi Lindon Xhonsonin, Ronald Reganin, Bill Klintonin dhe Xhorxh W.Bushin që të fitonin mandatin e tyre të dytë.

Me një ekonomi në vështirësi, presidenti e ka pasur jo të lehtë të hartojë një vizion të veçantë për katër vitet e ardhshme. Në fjalimet publike dhe postimet e tij në Twitter, Trump ka mbetur i përqendruar tek legjitimimi i zgjedhjeve të kaluara, rreziqet e mundshme të fletëvotimeve me postë dhe sulmet ndaj Bajdenit, madje edhe atëherë kur ndihmësit e kanë nxitur të orientohet drejt politikave konkrete.

Brenda Shtëpisë së Bardhë, një grup pune që përfshin shefin e shtabit Mark Medous, koordinatorin e politikave Kris Lidëll, drejtorin e Këshillit Ekonomik Kombëtar Lerri Kadou dhe ndihmësit e Këshillit të Politikës së Brendshme, kanë punuar mbi agjendën e tij gjatë mandatit të dytë.

Ata kanë formuluar një tërësi idesh, që do prezantohen nga Trump në fjalimin e tij të së enjtes në konventën e Partisë Republikane. Historikisht, planet e mandatit të dytë të një presidenti në detyrë, përfshijnë një vazhdim të politikave ekzistuese, të çiftëzuara me ide të reja, thotë Xhulian Zelizer, profesor i historisë dhe çështjeve publike në Universitetin e Prinstonit.

Për shembull Xhorxh W.Bush, u zotua të privatizojë sigurimet shoqërore në fillim të mandatit të tij të dytë. Regan e kaloi mandatin e tij të dytë me një reformë të politikës së emigracionit dhe ulje të taksave, ndërsa u përqendrua edhe në negocimin e një marrëveshje të madhe me Bashkimin Sovjetik mbi armët bërthamore.

“Unë supozoj se Trump do të vazhdojë me modifikimin e rregulloreve, me një raund tjetër të uljes së taksave, teksa do të vijojë më politikat e tij të emigracionit. Ata që garojnë për president për herë të parë kanë ambicie të mëdha, por normalisht pas 4 vjetësh, një administratë është më e kalitur, dhe ka ide më të mira se si do të reagojë Kongresi. Pra në disa aspekte, është më e përgatitur”- thotë ai.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Xhud Dir thotë se administrata “është e angazhuar në një proces të vazhdueshëm politikash, për një agjendë të guximshme për mandatin e dytë”, që do të rigjallërojë vendin pas goditjes që shkaktoi pandemia e koronavirusit, duke “siguruar që të jemi një Amerikë më e sigurt, më e fortë, dhe më e zhvilluar”.

Ndërkaq zëdhënësja e fushatës së Trump, Kërtni Parela shtoi se Trump do të fokusohet gjithashtu në “uljen e taksave, emërimin e gjyqtarëve konservatorë në gjykatat federale dhe Gjykatën e Lartë, forcimin e kujdesit shëndetësor për njerëzit me sëmundje kronike, sigurimin e kufijve tanë kombëtare, dhe sigurimin e një vaksine të besueshme ndaj koronavirusit”.

Zyrtarët e administratës, thanë se Trump po synon gjithashtu të zhvillojë një seri takimesh me liderët botërorë në Shtëpinë e Bardhë gjatë muajve të ardhshëm, për të forcuar kredencialet e tij në politikën e jashtme. Shtetet e Bashkuara, njoftuan kohët e fundit ndërmjetësimin e një marrëveshje për vendosjen e marrëdhënieve të plota diplomatike midis Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe. Dhe Shtëpia e Bardhë ka sinjalizuar  se mund të përpiqet të bëjë bashkë Trump dhe Putin, si pjesë e negociatave për traktatin e ri të armëve bërthamore.

Të fundit

Si të shmanget kaosi pas zgjedhjeve në ShBA

Shkruan: Madeleine Albright Shumë shpejt pasi mbërrita në Nju Jork si refugjate në moshën 11-vjeçare, unë u bëra një amerikane krenare dhe mirënjohëse. Më vonë, si diplomate e SHBA-së, u

Fama: Pa koncesione nuk ka marrëveshje finale Kosovë-Serbi

Bashkimi Evropian duhet të shikojë mundësinë që në platformën dialoguese Kosovë-Serbi, ta përcaktojë se marrëveshja finale duhet të përfshijë njohjen e ndërsjellë, sugjeron Grupi Ndër

De Biasi: Unë sërish te Shqipëria? Kurrë mos thuaj kurrë

Gianni de Biasi, aktualisht trajner i Azerbaixhanit (do të luajë në “Elbasan Arena” ndaj Qipros) ishte i ftuari special i gazetarit Glend Tafajit në emisionin dedikuar Nations League. Ish-traj

Kosova të ndërpresë bisedimet pas deklaratave skandaloze të zyrtarëve serb ndaj viktimave të luftës

Shkruan: Msc. Skender Berisha Qeveria Hoti e zhgënjyer me deklaratat e disa zyrtarëve publikë në Serbi. Të ulëta dhe të papranueshme u cilësuan deklaratat e disa zyrtarëve politik të cilët

Eksperti i OBSH: Vaksina për COVID-19 mund të jetë e gatshme në tremujorin e dytë të vitit 2021

Helen Rees, hulumtuese në mjekësi, është optimiste se vaksina kundër coronavirusit do të jetë e disponueshme në tremujorin e dytë të vitit 2021. Rees, e cila bën pjesë në Grupin Këshilli

Bashkimi Evropian tenton ta rikthejë Kosovën në tavolinën Suedeze!

Shkruan: MSc Skender Berisha Shantazhi i Bashkimit Evropian ndaj Kosovës siq duket shkoi huq.Ajo provoi me anën e shantazhit të arrijë një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, duke mos e patur

Info Tjera