Opinione & Intervista http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/11/Maintenance1.jpg

Imuniteti ndaj Covid-19 do fitohet gradualisht



Shkruan: Ermand Mertenika – Inxhinier  biomjekësor

Megjithëse në Covid-19 Corona është një virus, i cili po bashkëjeton me ne dhe fatmirësisht mendoj që qytetarët do e fitojnë gradualisht imunitetin ndaj këtij virusi tashmë i kthyer në pandemi globale.

Sigurisht ndërgjegjësimi social duket se po i jep frytet e veta duke ruajtur distancën fiziko-sociale dhe njëkohësisht vendosjen e maskës në ambiente të mbyllura dhe të hapura.

Megjithëse violenca e covid-19 deri diku është dekrementuar, normalisht kjo nuk është e prerë me thikë, pasi qytetarët vazhdojnë të infektohen nga ky virus.

Suedia një nga vendet më të zhvilluara të Europës arriti të bëjë “over-pass” (ta kapërcejë) pikun e valës së parë, duke mos pritur fronte të tjera valësh Covid-19.

Në rastin e shtetin me standartin më të lartë në Europë “Suedia”,
evitimi i karantinës dhe infektimi në masë i popullsisë, pavarësisht kostove biologjike (humbje në jetë) u arrit që tashmë popullësia suedeze të fitojë imunietin, pothuajse të plotë të këtij virusi.

Sigurisht Infektimet vazhdojnë dhe kemi humbje jete të pakta, pikërisht persona të cilët vuajnë nga sëmundje adicionale të rënda, si sëmundja e Leucemisë, Kolesteroli i lartë në gjak, sëmundje pulmonare si bronko-pneumoni të avancuar, sëmundje kardio-vaskulare të shkallës së rëndë apo sëmundje tumorale ose metastazike, hipertension shumë të lartë etj.

Tashmë po shikojmë një aplikim të pajisjeve më të lehta mjekësore, si Aspiratorët dhe Oksigjenatorët duke evituar përdorimin e Respiratorëve me modën me emergjente siç eshte faza e fundit që mban në jetë në mënyrë artificiale pacientin e emërtuar “Intubimi Endotrakeal”.

Sigurisht do desha t’i jepja një mesazh të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë të zbatojnë masat në ambiente të ngarkuara me qytetarë dhe sidomos në ambient të mbyllura dhe gjithashtu distancimi social 1.5 -2 m dhe gjithashtu perdorimin e maskave në vende të mbyllura kryesisht.

Gjithashtu, një ushtrim fizik në mëngjes apo në darkë në parqe dhe një ushqim i shëndetshëm, dhe jo i tepruar është një mënyrë dietike e shëndetshme që të mbrojnë organizmin e tyre.

Evitimi i pijeve alkolike dhe i pijeve të tjera me esenca të ndryshme apo eleminimi i ushqimeve, të cilat përmbajnë përqindje të lartë sheqeri, kripë apo yndyrë, duhen evituar.

Gjithashtu, teknikat e frymë-shkëmbimit sportiv duhen zbatuar hera herës siç është frymë-shkëmbim i thellë, pra inspirim maksimal – mbajtje e oksigjenit në pulmone 10 sekonda dhe më pas ekspirim maksimal do ishte ideale të zbatohej nga çdo qytetar në mëngjes dhe në darkë me një cike prej 5 herësh.

Ushtrimi Sportiv i pulmoneve (Mushkërive)
• Inspirim maksimal ( Frymë-marrje e thellë)
• Mbajtje e frymës 10 sekonda
• Eksperim Maksimal (Frymë-nxjerrje e thellë)
(Përseritshmëri e këtij cikli 5 herë në mëngjes dhe 5 herë në darkë)

Covid-19 është një Virus që gradualisht ne do e fitojmë imunitetin ndaj tij.

Respektoni masat, zbatoni dietën e shëndetshme për një mënyrë jetese më të mirë dhe gjithashtu për forcimin e Leukocideve (Antitrupat dhe sistemi ynë imunitar) dhe gjithashtu ingranohuni pak aktivitet sportive apo dhe kros (Vrapim) pasi vrapimi është aktiviteti më i mirë sportiv për biogjenezën dhe organizmin tonë.

Mendoni Pozitivisht (sepse inkrementon energjinë e brendeshme pozitive)
Energjia pozitive ndikon gjithashtu dhe në forcimin gjithnjë e më tepër të sistemit tonë imunitar.
Evitoni Stresin (Stresi shkakton gjenerimin e hormonit të kortizolit), e cila është më e dëmshmja për organizmin tonë.

Faktori Stres Dobeson organizmin dhe aq më tepër sistemin tonë imunitar (Qelizat Limfatike dhe eritrocidet)
Mendoni Pozitivisht dhe inkrementoni energjinë pozitive.

Energjia Pozitive ndikon në prodhimin e Hormonit SEROTONIN, e cila ndikon në forcimin e sistemit imunitar, Qelizave Limfatike dhe Leukozideve.

– Aplikoni ushtrimet sportive të Pulmoneve (Mushkërive) frymëmarrje e thellë – 10 sekonda (Mbajtje të frymës) – Frymënxjerrje e thellë.

– Hani Shëndetshëm

– (Kros vrap) në mëngjes ose në darkë,

– Kufjet në Vesh në ritmin Heavy-Metal or Rock Music.

– Evitoni ushqimet me kolesterol të lartë, sheqernat dhe kripërat.

Ushtrimi Sportiv i pulmoneve (Mushkërive)
• Inspirim maksimal (Frymë-marrje e thellë)
• Mbajtje e frymës 10 sekonda
• Eksperim Maksimal (Frymë-nxjerrje e thellë)
(Përsëritshmëri e këtij cikli 5 herë në mëngjes dhe 5 herë në darkë) 

Të fundit

Montgomery: SHBA e përkushtuar të bashkëpunojë me BE-në për bisedimet Kosovë-Serbi

Një zyrtare e lartë e Departamentit të Shtetit tha për Zërin e Amerikës se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të punuar me Bashkimin Evropian, që po bën të mundur dialogun mes

Njihuni me pajisjet diagnostikuese të Covid-19

Shkruan: Ermand Mertenika: Inxhinieri Fizikant (Inxhinieri Biomjekesor) Covid-19 pandemia e cila solli dis-ekujlibra të mëdha globalisht dhe sigurisht në Shqipëri, e cila shkaktoi dëme të mëdha

Vetëvendosja si shpresë dhe një rezervë për “krejt dhe drejt”

Shkruan: Fatos Lubonja Realiteti, si në Shqipëri, edhe në Kosovë, po ndeshet sot me disa probleme thelbësore të akumuluara – përtej akumulimit të mëkateve të personave që na kanë qeveris

Për Kosovën… Biden duhet të kapërcejë Trump dhe… veten!

Shkruan: Mentor Nazarko Letra e Presidentit Biden për Presidentin Vuçiç me rastin e Ditës së Shtetësisë serbe, shënon hyrjen e tij të parë në skenën globale në lidhje me dialogun Kosovë-

Furnizimi i plotë me vaksina nga COVAX, nuk pritet të ndodh para pjesës së dytë të vitit

Me 27 dhjetor 2020, pas një pritje nën ankth, BE nisi fushatën e vaksinimit kundër Covid19, duke injektuar dozat e para të vaksinës Pfizer/BioNTech në të gjitha vendet anëtare të BEsë në m

A është kurimi nga Covid më i keq se sëmundja?

Shkruan: Casey B. Mulligan, The Hill Përhapja e COVID-19 në Shtetet e Bashkuara ka nxitur ndërmarrjen e hapave të jashtëzakonshëm, edhe pse shpesh të paprovuar, nga individë dhe institucione p

Info Tjera