Opinione & Intervista http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/12/heiko-mass.jpg

Maas për Ballkanin Perëndimor: Jemi të fundit që frenojmë në BE



DW: Miratimi i buxhetit të ri dhe ndihmave miliardëshe për Coronën megjithë dallimet e debatet ishte sukses i presidencës gjermane të BE. Por për çështjen e vaksinimit, shumë europianë pyesin se pse zgjat kaq shumë procesi dhe kanë ndjesinë, se janë të fundit në radhë por çdo ditë që kalon do të thotë një ditë e humbur, ku rrezikohen jetë njerëzish. Po e pranoni këtë si rrezik?

Bëhet fjalë për të dyja: shpejtësi dhe kujdes. Për të tejkaluar pandeminë duhet që në vitin 2021 të ofrojmë vaksinën as më gjerësisht. Për këtë do të ketë vaksina të ndryshme me veti të ndryshme për sa i përket transportit dhe magazinimit. Landet kanë krijuar qendra rajonale vaksinimi, aty do të dërgohet vaksina. Më 27 dhjetor mund të fillojmë me vaksinimin, fillimisht në shtëpitë e përkujdesjes, tek njerëzit nga mosha 80 vjeç dhe tek personeli mjekësor i caktuar.

Si ministër i Jashtëm është e rëndësishme për mua edhe një çështje: Ne angazhohemi, që vaksina e Coronës të jetë në të gjithë botën një e mirë publike. Një vaksinë e sigurtë dhe e përballueshme në çmim do të duhet të ofrohet në të gjithë botën. Këtë objektiv i ka vënë vetes edhe aleanca ndërkombëtare e vaksinës, COVAX. Gjermania është pjesë e COVAX dhe e mbështet punën e saj me mjete të mëdha.

Buxheti i ri i BE dhe fondet e ndihmave do të bëhen të mundura, vetëm sepse BE u përkul në temën e shtetit të së drejtës. A nuk ju vjen keq, që ujdia për mekanizmin e shtetit ligjor bën që në Poloni dhe Huungari të vazhdojë me muaj e ndoshta me vite rrënimi i ndarjes së pushteteve? Çfarë ka bërë presidenca gjermane, që BE në të ardhmen të bëhet më e aftë për të vepruar e jo e shantazhueshme?

Pa ujdinë për paketën financiare të Coronës, Europa më 1 janar do ishte futur në ujëra shumë të trazuara. Njerëzve dhe sipërmarjeve të goditura rëndë nga pandemia u nevojitet shpejt ndihmë. Ishte e rëndësishme të luftojë për këtë. Përveç kësaj kemi instrumentin e ri të detyrimit për shtetin ligjor. Një shpatë e mprehtë, që nuk duhet nënçmuar. Megjithë kundërshtitë e Polonisë dhe Hungarisë nuk e prekëm këtë rregullore ligjore. E hapur është vetëm, si do të gjykojë Gjykata Europiane për detyrimin ndaj shtetit ligjor, nëse do të duhet të merret me këtë çështje.

Brexit e ka tronditur BE. A e kishit ndjesinë në negociatet për shtetin ligjor në BE, se mund të ketë pas Brexit-it edhe “Exit” të tjerë. A nuk do ishte më mirë që një rreth i vogël i shteteve anëtare të bjerë në ujdi për më shumë integrim, për të siguruar mbijetesën e BE?

Përkundrazi: Me debatin për Brexit në të gjitha vendet anëtare është rritur miratimi për BE, edhe në Gjermani. Besoj, se shumë njerëz i kanë parë avantazhet e BE si shumë të vetëkuptueshme, sepse nuk njihnin gjë tjetër. Brexit na i ka bërë shumë të qarta edhe njëherë avantazhet e BE: liria e udhëtimit, tregtia e lirë, dhe shansi për të jetuar e punuar në Europë, aty ku dëshiron. Nuk shoh aktualisht në BE, asnjë shumicë, që do të heqë dorë prej kësaj.

Natyrisht që duhet të nxjerrim konkluzione nga Brexit. Në BE ekziston ndërkohë mundësia, që një grup i vogël i shteteve anëtare, të fusë rregulla të përbashkëta, pa qenë nevoja që shtetet e tjera të marrin pjesë në të, i ashtuquajturi „bashkëpunimi i thelluar”. Por më vendimtare është: Në politikën kombëtare ne nuk duhet të vemë para përgjegjësisë gjithmonë Brukselin, kur diçka nuk shkon mirë. Dhe duhet të shpjegojmë hapur dhe kuptueshëm, si i marrim ne vendimet në Bruksel, sepse aty në tryezën e bisedimeve, janë të gjitha shtetet anëtare.

Gjithnjë e më shumë vende duan të bëhen pjesë e BE. Por bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut kanë ngecur, po ashtu si liberalizimi i vizave me Kosovën. Në Ballkanin Perëndimor flitet për “dështimin e gjermanëve”. Si do ta shpëtoni besueshmërinë e BE në rajon?

Ne jemi të fundit që frenojmë në BE për këtë temë. Në thelb në bllokadë bëhet fjalë për marrëdhënien bilaterale të Bullgarisë me Maqedoninë e Veriut. Si presidencë gjermane e BE ne u përpoqëm me një intensitet të madh të ndërmjetësonim një zgjidhje. Për fat të keq ende pa sukses.

Partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor kanë bërë progres të madh në vitet e fundit, sidomos Maqedonia e Veriut. Njerëzit aty e shohin të ardhmen e tyre në BE. Prandaj ata duhet të mund ta ruajnë besimin tek premtimet tona, ndryshe do të heqin dorë nga BE. Perspektiva e BE është një impuls i rëndësishëm për reforma politike dhe të shtetit ligjor, që janë thelbësisht edhe interesat tona. Ne angazhohemi me tej për një zgjidhje në këtë kontekst, edhe pas presidencës sonë.

Pati shpresa, që presidenca gjermane do të çojë përpara dialogun me Greqinë dhe Turqinë për konfliktin në Mesdheun lindor. Deri më tani nuk ka pasur sukses, ka dështuar Gjermania si negociatore?

I kemi ndërkohë sanksionet e BE, që në Këshillin e BE në dhjetor u zgjeruan edhe njëherë. Këto sanksione drejtohen me objektiv të qartë ndaj personave dhe sipërmarrjeve, që janë pjesëmarrëse në kërkimet ilegale për gaz. Turqia duhet tani të bëjë hapa të besueshëm drejt uljes së tensioneve. Në javët dhe muajt e fundit kemi marrë sinjale të çtensionimit nga Turqia, por për fat keq pati herë pas here provokime të reja të qëllimshme. Kjo lojë e dyfishtë duhet të marrë fund. Oferta e një axhende positive në marrëdhëniet tona qëndron mbi tryezën e bisedimeve.

Presidenca gjermane vendosi si prioritet të drejtat e njeriut. Në të njëjtën kohë synohet një marrëveshje fitimprurëse investimesh me Kinën. A nuk ju shkakton kjo personalisht dhimbje koke?

Në negociatat për një marrëveshje investimesh mes BE dhe Kinës bëhet fjalë në radhë të parë për të krijuar kushte të ndershme në qasjen në treg. Ne duam që sipërmarrjet gjermane dhe europiane të kenë qasje të barabartë në tregun kinez, sepse kjo nuk duhet të jetë një rrugë njëkalimshe. Dhe bëhet fjalë edhe për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve dhe standardet ekologjike. Këto janë për ne kritere për një marrëveshje. Përveç kësaj, shkeljet e të drejtave të njeriut ne vazhdojmë t’i trajtojmë shumë qartë në mënyrë bilaterale dhe në të gjitha nivelet me Kinën. / DW

Të fundit

Rrënim i shtetit në emrin e lirisë së shprehjes!

Shkruan: Florim Zeqa Në secilin vend të lirë dhe demokratik të botës, liria e shprehjes është e rregulluar me ligj, sikurse që janë të rregulluara me ligj edhe rastet e shpifjeve, akuzave dh

Evropa nuk do të presë Bidenin!

Shkruan: The Economist Evropa është e etur për “një ndryshim politik të klimës” pasi Joseph R. Biden Jr është betuar të mërkurën. Vendet evropiane, me problemet e tyre të ndarjes dhe p

Joe Biden është njeriu i duhur vetëm për momentin

Shkruan: Ines Pohl Imazhet e 6 janarit 2021 janë dëshmi tronditëse që flasin për gjendjen në të cilën ndodhen Shtetet e Bashkuara, pas katër vjetësh Donald Trump. Këto imazhe kanë lënë g

Rregullimi i shtretërve të lumenjëve duhet të jetë prioritet i Qeverisë së re

Shkruan. Msc Skender Berisha Java e fundit me reshjet që solli, ishte njëra ndër javët me ditët më të veshtira për shumë familje, ngase me veti solli edhe vërshimin që nuk mbahej mend edhe

Prova e Demokracisë në ShBA, leksion për botën demokratike

Shkruan: Msc Skender Berisha Mesazhi i dërguar nga ngjarja e djeshme në vendin më demokratik në botë, vendi me një prosperitet, me një histori suksesi, vendi që i ka dhënë kurajo për zhvill

Komunikimi me telefon e vetmja mënyrë e mbetur si lidhje mes familjeve

Shkruan: Msc Skender Berisha Viteve të fundit, por mundë të themi se që nga paslufta, në Kosovë afërsia mes familjeve është në rënie, në mos është duke shkuar drejt shkëputjes. Ky reali

Info Tjera