Opinione & Intervista http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/12/bajram.jpg

Maqedonasit duhet t’u kërkojnë falje shqiptarëve!



Shkruan: Bajramali Selimi

KUJTESA E VITEVE TË 80-ta, DHE SHQETËSIMI I VITIT 2020!

Kujtesa ka dhimbje, por është mirë ta kujtosh! Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kanë kaluar shumë keq në vitet e 80-ta, sepse donin ta ruanin identitetin etnik,dinjitetin familjarë, shkollimin, emrat, gjuhën, historinë, toponimet, oborret, administratën, figurat kombëtare, këngët, flamurin dhe ngjyrat e tij. Nuk munguan në atë kohë edhe disa politikbërës (të dyshimtë) me mbiemrat –ski, që bënin presion që shqiptarët të hiqnin dorë nga identiteti i tyre shqiptar! Pati edhe ndarje administrative në dëm të hapësirave shqipfolëse! Nuk munguan edhe shpërngulje nga disa qytete dhe sjellja e popullatës jo shqipfolëse nëpër qytetet tona, me qëllim për ta zvogëluar numrin tonë e hapësirat tona, e shumë e shumë veprime të tjera! Kjo kujtesë e dhimbshme është e freskët, sepse shumica prej nesh e përjetuam në lëkurën tonë! Por për çudi nuk ka reaguar kush deri tani, t’ua kujtojnë këtë çmenduri të asaj kohe, jo shumë të largët. Këtë duhet ta bëjnë politikanët tani, ( me apo pa) pushtet, por nuk kanë reaguar, nuk kanë reaguar as profesorët universitarë, as opinionistët, analistët, gazetarët, organizatat joqeveritare dhe qeveritare.

Që t’ua kujtojnë politikanëve maqedonas se politikanët (edhe të tjerët) të asaj kohe dhe të parët e tyre i bënin këto veprime për të na humbur identitetin tonë edhe pse ishim me një ,,shtet’’. E sot, ka ardhur thika në asht te bashkështetasit tanë nga pala bullgare! Pikërisht si ne në vitet e 80-tat. Kjo e dimë se është e dhimbshme, por e dhimbshme ka qenë edhe për ne! Tani e dinë se nuk ka kush (ligje e konventë ) që mund ta detyrojë një etni që të heqë dorë nga përcaktimet e veta dhe identiteti i tij, e kjo është kështu, por tani i lexojnë këto konventa e këto ligje! Pak e çuditshme! Por neve na obligonin me ligje, dhe me dhunë, që ta braktisnim identitetin tonë kombëtar-shqiptar (disa e bënë, disa u bënë shokë, disa u pajtuan, disa heshtën, por pati që edhe rezistuan )!

Ne nuk jemi nga ata që pajtohemi me këtë presion të palës bullgare, sepse është e dhimbshme dhe kemi mirëkuptim dhe e ndajmë shqetësimin me palën maqedonase- me bashkështetasit tanë! Ne jemi qytetar të këtij shteti dhe jemi që të mos ketë luhatje, kur vinë në pyetje ruajtja e identitetit maqedonas , por është mirë që dikush të na lypë falje, e jo të fshihen se nuk ka ndodhur një gjë e tillë, apo këtë të thonë, se e ka lypur federata apo ideologjia e kohës. Ne mund të falim, por jo edhe të harrojmë!

Të fundit

Montgomery: SHBA e përkushtuar të bashkëpunojë me BE-në për bisedimet Kosovë-Serbi

Një zyrtare e lartë e Departamentit të Shtetit tha për Zërin e Amerikës se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të punuar me Bashkimin Evropian, që po bën të mundur dialogun mes

Njihuni me pajisjet diagnostikuese të Covid-19

Shkruan: Ermand Mertenika: Inxhinieri Fizikant (Inxhinieri Biomjekesor) Covid-19 pandemia e cila solli dis-ekujlibra të mëdha globalisht dhe sigurisht në Shqipëri, e cila shkaktoi dëme të mëdha

Vetëvendosja si shpresë dhe një rezervë për “krejt dhe drejt”

Shkruan: Fatos Lubonja Realiteti, si në Shqipëri, edhe në Kosovë, po ndeshet sot me disa probleme thelbësore të akumuluara – përtej akumulimit të mëkateve të personave që na kanë qeveris

Për Kosovën… Biden duhet të kapërcejë Trump dhe… veten!

Shkruan: Mentor Nazarko Letra e Presidentit Biden për Presidentin Vuçiç me rastin e Ditës së Shtetësisë serbe, shënon hyrjen e tij të parë në skenën globale në lidhje me dialogun Kosovë-

Furnizimi i plotë me vaksina nga COVAX, nuk pritet të ndodh para pjesës së dytë të vitit

Me 27 dhjetor 2020, pas një pritje nën ankth, BE nisi fushatën e vaksinimit kundër Covid19, duke injektuar dozat e para të vaksinës Pfizer/BioNTech në të gjitha vendet anëtare të BEsë në m

A është kurimi nga Covid më i keq se sëmundja?

Shkruan: Casey B. Mulligan, The Hill Përhapja e COVID-19 në Shtetet e Bashkuara ka nxitur ndërmarrjen e hapave të jashtëzakonshëm, edhe pse shpesh të paprovuar, nga individë dhe institucione p

Info Tjera