Opinione & Intervista http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/09/101913992_627495348113004_22876670855741440_n-667x433-1.jpg

Martenika për Media Press: Jeta dhe vdekja po luftojnë tek të sëmurët në respiratorë



Me gjithë masat e shumta të ndërmarra nga institucionet përgjegjëse, qytetarët ende po hezitojnë të mbajnë maskat dhe të ruajnë distancimin social.

Thuajse për çdo ditë shohim shqiptim të dënimeve të shumta, madje edhe përleshje me organet e rendit të atyre qytetarëve që nuk duan të respektojnë apo nuk besojnë në ekzistimin e këtij virusi.

E ata që janë prekur më rëndë nga Covid 19 vazhdojnë të jenë duke u mbështetur tek respiratori si mjet ndihmues për të kaluar ditët e lodhshme, stresuese dhe padyshim frikësuese për ta dhe familjarët e tyre.

Në një intervistë për magazinën Media Press, inxhinieri i pajisjeve mjekësore, Ermand Mertenika ndan këto momentet më të vështira të pacientëve dhe rruga që ndiqet deri në fazën e fundit që është intubimi invaziv.

Puna e tij fokusohet në instalimin, mirëmbajtjen, konfigurimet e pajisjeve mjekësore, si dhe në trajnimin e mjekëve për t’u familjarizuar me pajisjet, në varësi të profileve të ndryshme.

Mertenika thotë se aktualisht kapacitet spitalore e përballojnë fluksin e pacientëve .

Në fjalën e tij, ai ndalet edhe në situatën që ndodhet brenda spitaleve Covid, të cilat tashmë quhen ‘zonë e kuqe’.

Inxhinieri shpjegon procedurat që ndiqen nga momenti që pacienti shtrohet në spital dhe

kur gjendja e tij agravon.

z. Mertenika si e komentoni situatën e krijuar nga virusi Covid-19?

Aktualisht Covid-19 është një virus i veçantë i cili në fakt në fillimet e tij ishte shumë agresiv, pasi filloi që të shkaktonte dëme të mëdha. Covid-i tenton të prekë më tepër sistemin pulmonar, pra mushkëritë e pacienteve duke i shkaktuar këtyre të fundit patologji të cilët fillojnë me disa shenja të lehta duke i çuar me pas këto pacient në një gjendje të rëndë. Momentalisht, ky virus është akoma i panjohur për shkencën dhe bio-inxhinierinë.

Kontributi juaj është kyç në këtë betejë, ç’do të thotë të jesh inxhinier i pajisjeve mjekësore?

Unë jam IT dhe inxhinier Bio-Mjekësor (Biomedical Engineer) i trajnuar për disa pajisje të ndryshme mjekësore, si në Radiologji të Përgjithshme; Radiologji Dentare; Pajisjet e Kardiologjisë, Spirometri (Pajisjet të diagnostikimit të mushkërive); Pajisje Dentare, Radio-Terapi dhe së fundmi në Pajisjet e Trajtimit Intensiv Ventilatorët e Reanimacionit/ Respiratorët). Të jesh inxhinier Bio-Mjekësor është përgjegjësi për shkak të profilit shumë. Profili i inxhinierit Bio-Mjekësor ka të bëjë me instalimin, mirëmbajtjen dhe konfigurimin e pajisjeve mjekësore të sektorëve të ndryshëm. Po ashtu përfshin dhe trajnimin e mjekëve për t’u familjarizuar me pajisjet dhe softuerët e këtyre pajisjeve.

Respiratorët janë ‘mushkëria’ e çdo pacienti që vuan nga virusi, sa cilësore janë këto aparatura dhe si sigurohen?

Ventilatorët e Reanimacionit ose Respiratorët janë pajisje mjekësore të cilët quhen Pulmone Artificiale (pra kryejnë ciklin spirometrik të frymë-shkëmbimit në mënyrë artificiale. Janë pajisje shumë të rëndësishme jetike për pacientin. Siç është Dializa e cila është një veshkë artificiale dhe respiratorët janë mushkëri artificiale. Qendrat e ndryshme spitalore, publike, private klinika të ndryshme, i blejnë pajisjet mjekësore atëherë kur ju duhen dhe kanë nevojë të mobilizohen për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve të cilët vuajnë nga patologji të ndryshme. Duke pasur parasysh që teknologjia Bio-Inxhinierike dhe Elektronike avancon në mënyrë progresive, normalisht kemi të bëjmë me pajisje cilësore. Siç janë: Skanerat, Rezonancat Magnetike, Pajisjet e Kardiologjisë, Radiologjisë, Radio-Terapisë, pajisjet e trajtimit intensive respiratorët etj.

Numrat po shtohen nga dita në ditë, a është në gjendje vendi ynë të përballojë fluksin me respiratorë?

Në fakt fillimi i pandemisë ishte një situatë akute në trajtë globale, sigurisht dhe në Shqipëri pasi kemi të bëjmë me një virus aktualisht të panjohur. Për aq kohë sa vaksina nuk është shfaqur akoma, mendoj që ne do bashkëjetojmë me këtë virus. Kapacitetet spitalore janë mjaftueshëm dhe e përballojnë momentalisht situatën. Fatmirësisht duke pasur një dekremetim të situatës shpresojmë që numri i të infektuarve të ulet. Për momentin kapaciteti i ventilatorëve të reanimacionit/respiratorëve është i mjaftueshëm dhe normalisht një pjesë e tyre qëndrojnë edhe rezervë në raste shtimi të pacientëve në gjendje emergjente shëndetësore.

Ne kemi parë pamje të transmetuara edhe më herët nga spitalet Covid, si është situata aty? Çfarë ndodhë në ‘zonën e kuqe’?

Spitalet Covid janë ato zona ku vijnë pacientë të cilët janë të infektuar me këtë virus. Në ‘zonën e kuqe’ ka pacientë të cilët kanë problem me gjendjen e tyre shëndetësore simptoma te lehta, gjithashtu ka paciente të cilët janë në një gjendje pak me të vështirë dhe u duhet aplikim i respiratorëve me maskë ventilimi ose me intubim. Kur Covid-19 merret nëpërmjet rrugëve respiratore, atëherë ky virus, pasi depërton në qelizën e shëndoshë në mushkëri, lëshon materialin e tij gjenetik në ribozome dhe në nuk lind e qelizës së shëndoshë, duke e transformuar këtë qelizë në një fabrikë ose gjenerator të prodhimit të këtyre viruseve, pra bën shumëzimin për një kohë të shkurtër të këtyre viruseve. Qeliza e shëndoshë në të cilën virusi ka depërtuar dhe e ka shumëzuar këtë virus, pëson një metamorfozë gjenetike, pra modifikim gjenetik, duke prodhuar miliona viruse të tjera, derisa kjo qelizë e shëndoshë vdes. Këto viruse dalin nga qeliza e vdekur prej së cilës u shumëzuan dhe infektojnë qeliza të tjera të shëndosha, në proces zinxhir.

Ky proces zinxhir ndodh te të gjithë pacientët?

Në qoftë se një person ka një sistem imunitar, e thënë ndryshe qeliza të mira imune, atëherë këto qeliza, pra “limfocitet, antitrupat dhe T-Cell, të cilat janë qelizat imunitare, arrijnë të shkatërrojnë virusin Covd-19 dhe këta persona mund të jenë asimptomatikë ose me simptoma të lehta apo deri diku pak problematike. Në rast të kundërt, kur personat kanë një sistem imunitar të dobët, atëherë virusi Covd-19 ka një shkallë masive shumëzimi, duke shkaktuar sëmundje intersticiale pulmonare, pra bllokimin e njësive më të vogla të mushkërive, pikërisht aty ku transferohet oksigjeni në gjak, pra në alveola. Kur alveola bllokohet, atëherë pacienti fillon të ketë vështirësi në frymëmarrje, pra kërkon oksigjen më shumë, sepse gjaku i tij nuk saturohet për shkak të shumëzimit të këtyre viruseve në poret e alveolës. Kur shkalla e shumëzimit është ekstremisht e lartë, pacienti nuk është më i aftë të marrë frymë në mënyrë natyrale, dhe në këtë moment atij duhet t’i presohet oksigjen në mënyrë artificiale, dhe pajisjet që i japin frymë në mënyrë artificiale janë respiratorët, pra mushkëri artificiale.

Ka gjasa që pacientët e intubuar të fitojnë betejën?

Sigurisht nëse gjendja shëndetësore e një pacienti është shumë emergjente, aplikohet respiratori me intubim (pra një tub endo-trakeal i cili vendoset në trakene (fytin e pacientit) dhe dalja tjetër e tubit endo-trakeal lidhet me respiratorin. Ka pacientë të cilët nuk e kalojnë dot, si rezultat i sistemit të tyre imunitar jo të mirë. Ose edhe për arsye se vuajnë nga patologji kronike të tjera adicional (shtesë). Ka dhe raste kur pacientët e intubuar si rezultat i sistemin të mirë imunitar kalojnë në një fazë më të lehtë, siç është ventilimi më maskë oksigjenimi. Ka edhe raste më të mira akoma ku në fazën e rehabilitimit kalon në heqjen e maskës dhe kthimin e tij në gjendje normale.

Të fundit

Virologu gjerman rrëzon teoritë konspirative

Virusi nuk është aspak i rrezikshëm! Industria farmaceutike dëshiron të fitojë me pandeminë. Të rinjve nuk u ndodh asgjë! Në demonstratat e Coronës, në biseda apo internet ndesh rregullish

Zgjerimi i kufirit detar s’mund të bëhet pa marrëveshje

Intervistë e Janis Mutsos me Edi Rama, për emisionin Mega Fundjavë Në vitin 2009 u mbyll një marrëveshje e ngjashme me Itali-Greqi për ZEE, çfarë ndodhi? Pas mbylljes së marrëveshjes disa i

Rama: Vendimmarrja varet nga dinamikat e brendshme të BE

Deutsche Welle: Zoti Rama, cili është qëllimi i vizitës suaj në Gjermani? Edi Rama: Jam i ftuar në një forum të rëndësishëm të politik-bërjes në Bavari, me një qëndresë të shkurtër

“Mali i Zi mbetet multi -kulturor, multi-etnik, multi-fetar”

DW: Zoti Krivokapiç, ju mund të bëheni kryeministri i ardhshëm i Malit të Zi. Në vendin tuaj disa gëzojnë, disa janë të shqetësuar. A ka arsye për shqetësimet që ekzistojnë? Zdravko Kri

Kosova dhe Mustafa Kruja, një dyshe e përjetshme

Më poshtë mund ta lexoni një studim që analizon marrëdhëniet e veçanta që personazhi i shumëdiskutuar i historisë shqiptare, Mustafa Kruja, pati me Kosovën dhe përpjekjet e tij të pafund

Lugina e Preshevës, temë tabu dhe e demonizuar për politikanët kosovarë

Shkruan: Shaqir Shaqiri Për shqiptarët e Luginës së Preshevës ishte një shpresë e ringjallur kur Presidenti i Republikës së Kosovës, z. Thaçi zyrtarizmi idenë se Lugina e Preshevës duhet

Info Tjera