Opinione & Intervista http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/20200727_075710.png

Ndërtimi i shtëpive të bëhet në proporcion me banorët



Shkruan: Msc. Skender Berisha

Dekadat e fundit në Kosovë bazuar në të dhëna të shumta vërehet numri i vogël i lindjeve, por janë edhe disa faktorë tjerë që në kontinuitet kanë pasur impakt në zvogëlimin e popullsisë.

Përkundër rënies së numrit të banorëve, që sigurisht vitin tjetër pas regjistrimit të popullsisë do të kemi numrin e saktë të banorëve rezident në Kosovë, vërejmë ndërtimet e shtëpive shumë katëshe.

Në Kosovë ka akoma shtëpi që janë ndërtuar shumë vite më parë dhe janë gjysmë të banuara, disa të përfunduara por akoma s’janë të banueshme në mungesë të banorëve, disa të tjera të ndërtuara shumë kate por në to jetohet vetëm se pak javë gjatë vitit, dhe shumë të tjera me dhoma të shumta që nuk vizitohen me muaj të tërë.

Është interesante se këto ndërtime shumë katëshe, me tre apo katër anëtarë të familjes vazhdojnë të jenë pjesë e infrastrukturës tonë.

Te ligji për ndërtimin, projektet sipas qëllimit dhe nivelit të përpunimit ndahen në:
– paraprojekti
– projekti ideor
– projekti kryesor
– projekti zbatues
– projekti i objektit të zbatuar.

Gjithashtu te ligji për ndërtimet kemi një nen ku flet për metër katror që lejohet të ndërtohet për shtëpi banimi, por mungon diçka aty!.

Si rregull i përcaktuar nga ligjvënësit është lënë anash një detaj shumë i rëndësishëm, i pa specifikuar, se kur lejohet të ndërtohet deri në atë masë.

Një këshillim me aplikuesit e ndërtimit nga zyrtarët komunal të drejtorive përkatëse do t’i ndihmonte qytetarët të shqyrtojnë proporcionalisht me familjen dhe zhvillimin e saj edhe ndërtimin.

Pra, të paraqiten para aplikuesit ide, dhe më pas qytetari të vazhdojë me arkitektin duke e pasur para vetes propozimin nga zyrtarët komunal.

Pra, kjo alternativë do të duhej të ishte e specifikuar në ligjin për ndërtimin, të ishte si kusht që të kalohej edhe në këtë fazë dhe më pas të vazhdohej në procedurat tjera.

Kjo alternativë do të shërbente për qytetarin, pasi do të kishte para vetes një alternativë paraprojektit dhe do të ishte e përshtatshme të vendosej para projektit ideor.

Te paraprojekti konsultimi me ekspertët e fushës, socilogët dhe psikologët do të ishte hapi i parë për një aplikues i lejes së ndërtimit.

Ekspertët e fushës që do të duhej të ishin punonjës të Komunës përkatëse (të urbanizmit), sociologë dhe psikologë që njëkohësisht do të ishin të mirëseardhur edhe për stafin.

Ata do të ndihmonin me këshilla aplikuesit për leje ndërtimi, dhe në proporcion me numrin e familjarëve do të rekomandoheshin për më tutje.

Edhe sociologët bazuar me trendin e ndërtimit dhe regjioneve do të propozonin dhe këshillonin stafin por edhe aplikuesit për idenë më të mirë për ndërtim.

Duke ecur me këtë ritëm të tanishëm, qytetet tona do të mbushen me ndërtime dhe gjysmë ndërtime, që asnjëherë nuk përfundojnë dhe mbesin si gërmadha që edhe për syrin tonë japin vrazhdësi.

Duke ndërtuar shtëpi të mëdha dhe duke mos shfrytëzuar ato, krijohen vetëm shpenzime koti, që kanë kosto të mirëmbajtjes, dhe pas disa viteve amortizimi i vie koha e rrënimit.

Si qytetarë evropian, me gjithë këta arkitektë, me gjithë këto ide dhe plane, duhet të bëjmë një ndryshim në qasjen ndaj ndërtimeve, të mos ndërtojmë sa për t’u dukur, por të ndërtojmë shtëpi mesatare dhe sa më bukur.

Të fundit

Kosova humb kohë në rethin vicioz të Bashkimit Evropian

Shkruan: Msc. Skender Berisha Përfaqësuesit politik në vend akoma nuk kanë gjetur konsensusin politik. Kjo e bënë Kosovën të sillet dhe të humb kohë në rrethin vicioz që ka krijuar Bashkim

Alergjitë dhe kurimi i tyre

Shkruan: Prof. Dr. Luljeta Ahmetaj- alergo-imunologe. Alergjitë paraqesin një përgjegje hiperreaktive të sistemit imunitare ndaj substancave të ndryshme qe kanë ardhur në kontakt ose kanë dep

Pneumonia te COVID-19

Shkruan: Dr. Besim Morina, Pulmolog Shumica e njerëzve me COVID-19 kanë simptoma të lehta ose mesatare, si kollitje, ethe apo plogështi. Por disa të infektuar me koronavirusin e ri zhvillojnë pn

Info Tjera