Opinione & Intervista http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/12/Ermand-4.jpg

Njihuni me pajisjet diagnostikuese të Covid-19



Shkruan: Ermand Mertenika: Inxhinieri Fizikant (Inxhinieri Biomjekesor)

Covid-19 pandemia e cila solli dis-ekujlibra të mëdha globalisht dhe sigurisht në Shqipëri, e cila shkaktoi dëme të mëdha në jetë njerëzish dhe sigurisht godietje të fortë ekonomike të gjithëanshëm duke shkaktuar një krizë të thelluar në drejtime të ndryshme.

COVID-19 godet sistemin tonë respirator, pra mushkërite tona. Ai bllokon njesitë më të vogëla që quhen Alevola, të cilat dërgojnë oksigjenin në gjak dhe nxjerrin dioksiodin e karbonit. Covid-19 pasi futet në rrugët respiratore infekton qelizat e shëndosha, dhe i shkakton atyre një modifikim të AND-së e cila e kthen një qelizë, në një fabrikë të prodhimit të këtij virusi. Në këtë mënyrë pacienti i infektuar nuk ka më mundësi të marrë frymë në mënyrë natyrale dhe rrezikon të kalojë në vdekje klinike.

Pikerisht kjo pandemi është një sfidë e madhe për inxhinierët fizikantë dhe ato bio-fizikantë të cilët hulumtojne zgjidhjet shkencore të mundëshme dhe gjithashtu inxhiniereve gjenetikë të cilët përpiqen të inventojnë në lidhje me bllokimin e metamorfozes së qelizës së shëndoshë nga elementi viral Covid-19 , gjithashtu dhe mjekët të cilët janë në vijën e pare të trajtimit të pacientëve të infektuar me covid-19.

Fatmiresisht deri diku kemi një ulje të violencës së covid që do të thotë që po bashkëjetojmë me këtë element viral pra analizuar matematikisht kemi një rritje të numrit të të infektuarve pra rrezes së infektimit dhe kemi një ulje të violences pra potencialitetit viral dhe fatmirësisht shpikja e vaksinës është një sukses për parandalimin e tij . Covid-19 akoma vazhdon të jetë deri diku problematik.

Në këtë moment një numër i madh qytetarësh të infektuar me covid të cilët e perjetojnë në simptoma të ndryshme duke filluar nga A-simptomatiket deri tek ata të cilët e përjetojnë me simptoma shumë të rënda deri në fazën e fundit të ndërhyrjes së drejtë “Intubimi Invaziv Endotrakeal” por gjithashtu vazhdimisht kemi një numër të madh pacientësh të cilët rikuperohen pra shërohen totalisht dhe kjo investigohet cdo javë . Reliativisht në cdo javë kemi rritje në mënyrë graduale të pacientëve të shëruar (ky është princip i lidhur me “Imunitetin e Tufës” pra sistemit imunitar të pacienteve, Qelizat Limfatike, Qelizat T, Qelizat B, Anti-Korpet , Imunoglobulinat etj)

Qytetarët të cilët vuajnë nga sëmundje të tjera adicionale janë deri diku të predispozuar për përshkallëzimin e mëtejshëm të simptomave Covid dhe këto qytetarë duhet të respektojnë në mënyre principale rregullat anti-covid.

Gjatë pikut më të lartë e cila ishte periudha shkurt mars ,karantimi në Shqipëri ndikoi në përceptimin e trajtimit të këtij elementi viral Covid-19.

Dhe duke patur parasysh që Covid-19 targeton mushkëritë e pacienteve, u analizua që pacientët të cilët u përshkallëzohej ky element viral shfaqnin probleme me frymëmarrje, pra cdo dite kishin veshtirësi progresive të mungesës së oksigjenit në organizëm, dhe sipas kësaj e vetmja zgjidhje për të trajtuar këto paciente ishin pajisjet e oksigjenit.

Në pajisjet e oksigjenit përfshihen pajisjet monitoruese të oksigjenit (vlerës së oksigjenit në gjak) dhe pajisjet oksigjenuese të cilët janë: Bombulat e Oksigjenit, Gjeneratoret e Oksigjenit dhe ajo që ne i themi ndryshe “mushkeria artificiale” (Respiratoret – Ventilatoret e Reanimacionit)

Oksimetri Dixhital është një pajisje e lirë dhe vogël monitoruese e nivelit te oksigjenit (Monitoron saturimin eritrocideve / rruazave te kuqe me oksigjen). Kete pajisje kushdo mund ta kete ne shtepi.

Kjo pajisje të mundëson vigjilencën ndaj pandemisë , pra ndikon në përceptimin në kohë të infektimit. Niveli normal I oksigjenit në gjakun e pacientit duhet të jetë mbi 93% pra (94-100%).

Oksimetri dixhital është i rëndësishëm në këtë përiudhë pandemie por njëkohesisht shkakton stress te tepruar psiko-neurotik tek qytetaret pasi qytetarët mund të alarmohen për një vlerë të vogël të devijuar momentale nën 94% , pra nqs vlera e oksigjenit bie në 93%, nuk është e thënë që qytetarët janë të infektuar por kjo mund të jetë dhe ftohje brokiale apo ndonjë patologji tjetër. Në qoftëse vlera e oksigjenit shkon në 93% dhe qendron për një kohe të gjatë mbi 1-2 ore dhe nqs kjo vlere bie graudualisht atëhere duhen marrë masa emergjente shëndetësore

Në anën tjeter te medaljes nqs vlera e oksimetrit dixhital tregon momentalisht 93% dhe pas 30 minutave shkon në 98 apo 99% kjo është dicka normale dhe e shëndetshme që nuk është arsye stresi psikologjik.

Pra e thënë ndryshe kjo është një pajisje e cila në këtë periudhë pandemie është e rëndësishme.

Monitori i pacientit ështe pajisje tjeter monitoruese e cila vlerëson vlerat jetike te pacienteve si Rrahjet e zemren , oksigjenin në gjak, tensionin, vlerat e frymeshkembimit , temperaturën etj.

Monitorët e pacientit përdoren në qendrat spitalore në (Reanimacion) pasi është aparaturë e shtrenjtë , por dhe për ceshtje preferenciale mund të vendoset dhe në kushte shtëpie.

Pajisjet oksigjenuese

Bombula e Oksigjenit përmban sasi të larte oksigjeni me pasterti mbi 90% dhe e pajisur me një kalibrator manometrik e cila përcakton sasinë e dukur te oksigjenit që mund tju jepen pacienteve në rast se vlera e oksigjenit ne gjak ka rënë nën 93%. (Unë nuk u sugjeroj qytetarevë të cilët në rast infektimi të pajisen me bombulat e oksigjenit pasi presioni shume i lartë i oksigjenit në bombul mund të shkaktojë një shpërthim të mundshëm nqs nuk tregohemi te kujdesshem. Gjithashtu kalibratori manometrik duhet mirëmbajtur me kujdes pasi është metal i thyeshëm dhe mund të shkaktojë dëme të mëdha njerëzore dhe materiale.

Koncentratori i oksigjenit është një pajisje e keshillueshme të përdoret te pacientet e infektuar me covid pasi kjo pajisje është e sigurte dhe nuk ka risk. Gjeneratori i oksigjenit ekstraton (filtron) oksigjenin nga ajri me anë të disa filtrave. Vlera qe u jepet pacienteve eshte deri 5L/Min ose 10L/min

Mushkeria Artificiale (Respiratoret) janë gama e rende e aparaturave te trajtimit të fazës së fundit të pacienteve me covid, pra faza në të cilët covid-19 ka progresuar në mushkëritë e pacientit dhe pacienti predispozohet të ketë vlerë shumë të ulët të nivelit te oksigjenit ne gjak.

Ventilatorët e Reanimacionit ose Respiratorët mbajnë në jetë këto pacientë në rast se intubohen (faza e fundit e trajtimit).

Keto pajisje më të përfolura të kohës, jane shumë të rëndëishme në këtë moment pandemie pasi luajnë rolin e mushkërive artificiale (Frymeshkembimi / Cikli Spirometrik).

Nqs gjendja e pacientit me covid ështëe shumë e përkeqësuar ateherë vetem respiratoret janë ato cilet aplikohen.

Respiratoret aplikohen në dy mënyra (Mënyra me e lehte e cila është faza e oksigjenimit me maskë ventilimi dhe mënyra e dytë dhe e fundit e cila eshte aplikimi me tub të drejtuar ne trakenë e pacientit pra Intubimi Endo-Trakeal)

Këto pajisje duhet të mirëmbahen dhe të sterilizohen vazhdimisht pasi pacientë të ndryshëm kanë sëmundje adicionale të ndryshme dhe për të evituar ngjitjen e sëmundjeve nga një pacient tek nje tjetër, tubat e respiratoreve duhet te jene ose mono-perdorimshme (nje-perdorimshem) ose duhet te sterilizohen gradualisht per te evituar ngjitjen e semundjeve te tjera.

Gjithashtu softueri (programi i respiratoreve te sofistikuar ) jane te pajisje me alarme emergjente te cilet duhen kushtuar shume rendesi vemendje ne rast te nje alarmi apo indikatori audio-vizual shfaqet kur Respiratori eshte I aplikuar tek Pacienti.

Covid-19 si cdo pandemi tjeter gurit kilometrik te tij gradualisht do ti vije fundi vetem keshilla ime eshte te respektojme masat anti-covid (Vendosja e maskes FFP1, Disinfektimi i duarve, ruajtja e distances fiziko-sociale minimalisht 1m)

Të fundit

Çfarë do të mbetet nga megaqytetet tona?

Shkruan David Farrier Të gjitha qytetet janë rrënoja në gjendjen e tyre fillestare. Dhe rrënojat ndodhen tashmë atje, nën rrugët plot shkëlqim. Kjo mund të shihet qartë në projektin e filo

Montgomery: SHBA e përkushtuar të bashkëpunojë me BE-në për bisedimet Kosovë-Serbi

Një zyrtare e lartë e Departamentit të Shtetit tha për Zërin e Amerikës se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të punuar me Bashkimin Evropian, që po bën të mundur dialogun mes

Vetëvendosja si shpresë dhe një rezervë për “krejt dhe drejt”

Shkruan: Fatos Lubonja Realiteti, si në Shqipëri, edhe në Kosovë, po ndeshet sot me disa probleme thelbësore të akumuluara – përtej akumulimit të mëkateve të personave që na kanë qeveris

Për Kosovën… Biden duhet të kapërcejë Trump dhe… veten!

Shkruan: Mentor Nazarko Letra e Presidentit Biden për Presidentin Vuçiç me rastin e Ditës së Shtetësisë serbe, shënon hyrjen e tij të parë në skenën globale në lidhje me dialogun Kosovë-

Furnizimi i plotë me vaksina nga COVAX, nuk pritet të ndodh para pjesës së dytë të vitit

Me 27 dhjetor 2020, pas një pritje nën ankth, BE nisi fushatën e vaksinimit kundër Covid19, duke injektuar dozat e para të vaksinës Pfizer/BioNTech në të gjitha vendet anëtare të BEsë në m

A është kurimi nga Covid më i keq se sëmundja?

Shkruan: Casey B. Mulligan, The Hill Përhapja e COVID-19 në Shtetet e Bashkuara ka nxitur ndërmarrjen e hapave të jashtëzakonshëm, edhe pse shpesh të paprovuar, nga individë dhe institucione p

Info Tjera