Opinione & Intervista http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/Msc.-Skender-Berisha-1-e1601620906322.jpg

Pakoja e dytë e rimëkëmbjes ekonomike domosdoshmëri për fillim vitin 2021



Shkruan: MSc Skender Berisha

Nevojat dhe kërkesat e qytetarëve për ndihmë nga shteti nuk kanë të ndalur. Pakoja fiskale aktuale e cila u miratua në parlament filloi së zbatuari me vonesë, në një kohë që vendet tjera veçse kanë shpërndarë pakot e dyta dhe të treta të ndihmës nga shteti.

Pakoja fillestare e ndihmës ekonomike nga qeveria e kosovës përfshiu edhe pjesën e 10% nga kontributet e qytetarëve në trustin pensional të kosovës, por siç duket nuk do të mjaftojë.
Bizneset nuk patën mundësi të gjejnë zgjidhje bazuar në forcat e veta, por as nga pakoja e mbështetjes ekekonomi nga shteti, ngase u vonua së tepërmi dhe kriza financiare si rezultat i pandemisë avancoi, prandaj dyert e alternativave të tjera për zgjidhje afatshkurtër për shumë ndërmarrje dhe biznese u mbyllën dhe si rezultat shumë biznese falimentuan.

Pako e premtuar e pamjaftueshme, nuk po përmbush as për së afërmi nevojat e qytetarëve dhe bizneseve, andaj një pako e re e cila duhet të fillojë të hartohet dhe përpilohet si vazhdimësi e asaj aktuale, që si program ndihme apo pako e re të fillojë të zbatohet gjatë tremujorit së dytë të vitit 2021 është një domosdoshmëri.

Një pako kornizë dhe e bazuar në parime, që do të lejonte aplikimin e saj bazuar në ligjin aktual të pakos ekonomike, si dhe duke marrë parasysh ngecjet gjatë zbatimit të saj në praktikë të pakos fillestare, por edhe nevojat e lindura ndërkohë pasi që pakoja fillestare u votua me vonesë dhe nuk mori për bazë nevojat e mëvonshme të bizneseve dhe qytetarëve në tërësi, do t’i jepjte një shpresë bizneseve dhe qytetarëve për një mirëqenie më të mirë.

Gjatë hartimit të pakos së re ekonomike duhet përfshirë edhe ekspertët e fushës nga lëmi të ndryshme, duke mos lënë anash edhe nevojat e kategorive të veqanta që janë anashkaluar në pakon fillestare të ndihmës nga ana e shtetit.

Decentralizimi në vendim marrjen dhe shqyrtimin e ankesave si pasojë e vonesave të përgjigjjeve ndaj qytetarëve dhe bizneseve, hapja e linjave të reja telefonike për konsultime publike si platformë me kohë të caktuar, gjithashtu nje strategji ne shëndetsi dhe jo të shkëputur nga realiteti, konsultimet me përfaqësuetit e puntorëve të sektorit privat sikurse atij të shërbimit publik, por dhe bizneseve të cilët janë kontribuesit më të mëdhenjë të mbushjes së arkës së shtetit, do t’a përmbushnin edhe më tepër pakon e dytë si nevojë emergjente e kohës.

Planifikimi dhe Organizimi i një pakoje të re, bazuar në parametrat e zhvillimit ekonomik, si dhe në fakte dhe statistika zyrtare, do t’a orientonte dhe kompletonte më mirë një dokument të tillë.

Një skemë e re e ndihmës ekonomike do të përfshinte dhe dedikohej personave si individë dhe jo si familje, ngase shumë kategori janë mbetur pa u përfshirë në pakon fillestare si rezultat i kufizimit me ligjin aktual të pakos emergjente.

Klasifikimi dhe përpilimi i pakos së re ekonomike për 2021, duke e futur në planifikim të buxhetit për 2021, do ta ndihmojnë dhe mundësojnë ekonominë vendore të fillojë të këndellet pas “sulmit kardiak” që pësoi vendi nga pandemia.

Marrja parasysh e shqetësimeve të bizneseve, kontestimet eventuale nga ana e tyre, ankesat e qytetarëve, specifikacionet në detaje të përfituesve të pakos, eliminimi i mundësisë së implikimeve të personave të tretë gjatë përcaktimit të kritereve sipas nevojave të tyre si përfitues të pakos ekonomike, publikimi dhe transparenca në kontinuitet i shpërndarjes dhe përfituesve të pakos ekonomike, ankesat e ndryshme nga operatorët ekonomik që operojnë në tregun kosovar dhe që janë kontribues në buxhetin e kosovës, të mirren parasysh edhe referencat (kontributet ne ATK) 12 muajt e fundit, punësimet e reja me kontrata një (1) vjeqare të jenë një ndër kriteret e mundshme për përfitime duke ndihmuar në rritjen e punësimit dhe zhvillimit të vendit.
Marrja parasysh e shumë zhvillimeve të fundit si pasojë e pandemisë, identifikimi dhe analiza nga ekspertë të lëmis, do t’i mundësonte që ekonomisë vendore t’i ipet edhe një infuzion monetar duke ulur rënien e zhvillimit të bizneseve në shkallë vendi, dhe në të njëjtën kohë rrit edhe shpresat për një alternativë më të shëndoshë ekonomike në vitet në vazhdim.
Andaj kjo formulë do t’a hapte rrugën e shpresës, dhe se vendi do lirohej ngadalë nga kthetrat e pandemisë Covid 19.
Shqetësimet e qytetarëve do të marrin rrugën e zgjidhjes si probleme të akumuluara sidomos këto 12 muajt e fundit, duke ndihmuar edhe për 12 muajt në vazhdim, si dhe hapja nga izolimi social dhe ai i virusit Covid 19 të mbetet për qytetarët vetëm se një histori e hidhur, por një realitet, që bëri botën t’a kuptojnë rëndësinë e jetës, rëndësinë e ekonomisë vendore si dhe rëndësinë e shërbimeve shëndetësore që njerëzit kanë nevojë vazhdimisht për to.

Me gjasë një pako e re e shpresës vështirë se do të vie, ngase me zhvillimet politike në vend nuk ka sinjale se po punohet në këtë drejtim.

Shpresat për një rimëkëmbje mbeten në duart e qytetarëve dhe bizneseve ngase ato janë promotori kryesor i zhvillimit të vendit edhe në këtë kohë pandemie, dhe për një vend me prosperitet, të ngjashëm me sistemin ekonomik evropian, do të na duhet kohë dhe sakrificë edhe për një kohë të gjatë, duke mos ndaluar së punuari për një sistem të ri fiskal dhe të integruar lehtësisht.

Të fundit

Negociatat dhe diplomacia kosovare

Shkruan: Skender Berisha Integrimi i rajonit tonë dhe i ballkanit perëndimorë duhet të jenë prioritet edhe i bashkimit evropian. Influenca e saj në angazhimet që kanë marrë vendet që aspiroj

Kanceri i Pankreasit! Një “Vrasës i Heshtur ”

Shkruan: Ermand Mertenika Pankreasi është një gjëndër ekzokrine e cila gjendet në pjesën e sipërme të abdomenit, prapa stomakut. Kjo gjëndër prodhon dhe çliron enzimat e tretjes, si dhe ho

Manuel Sarrazin kërkon refuzimin e qartë të ndryshimit të kufijve

DW: Zoti Sarrazin, në qarkullim është një e ashtuquajtur non-paper për një rregullim të ri me ndryshime kufijsh në Ballkanin Perëndimor, pra në territorin e ish-Jugosllavisë. Çfarë mendon

Osmani: Të mos e humbasim shansin për negociatat në samitin e qershorit

Deutsche Welle: Zoti Osmani, cili është qëllimi i vizitës suaj në Berlin? Bujar Osmani: Është vizita ime e parë bilaterale fizike, meqë takimin e parë me ministrin Maas e kemi pasur në mën

Manipulimet me qmime dhe vendosja e tyre pranë mallërave për t’u shitur

Shkruan: MSc. Skender Berisha Për qytetarët, por edhe për shitësit është bërë e zakonshme ngritja e qmimeve në periudha të caktuara kur nevojat e konsumit për disa artikuj rriten dhe vendos

Michael Roth: Askush në Evropë nuk mund të jetë pro fantazive për ndryshimin e kufijve

Deutsche Welle: Zoti ministër, po flitet sërish për ndryshimin e kufijve në Ballkanin Perëndimor. Flitet për një dokument të përhapur nga qeveria sllovene. Çfarë di qeveria federale për k

Info Tjera