Opinione & Intervista http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/02/image_1529429091-9889eedf2a.jpg

Rohde: Palët të dakordohen për presidentin



Z. Ambasador, zhvillimet aktuale politike në Kosovë janë në kulmin e tyre si rezultat i betejës politike për zgjedhjet e 14 shkurtit. Cila është pikëpamja e juaj në lidhje me këto zhvillime?

Ambasadori Rohde: Koha e zgjedhjeve gjithmonë është e mbushur me drama dhe emocione. Ne si ambasadorë të Kuintit dhe unë personalisht në disa raste kemi shprehur përkushtimin tonë të vazhdueshëm për zgjedhje të lira, të drejta të sigurta dhe paqësore më 14 shkurt. Ne besojmë se populli i Kosovës meriton qetësi dhe maturi nga të gjitha palët. Ne i bëjmë thirrje të gjithëve të përmbahen nga sulmet personale që nxisin tensione dhe spekulime. Në ndërkohë që populli i Kosovës i peshon vendimet e tij, ai meriton të dëgjojë propozime të hollësishme politike nga ana e politikanëve, të cilat shoqërohen me argumente dhe janë në frymën e debatit informativ.

Ndoshta për herë të parë procesi zgjedhor në Kosovë po ballafaqohet më një sfidë që duket se nuk do kalohet lehtë. Bëhet fjalë për pamundësinë e kandidimit të personave që kanë të kaluar penale me vendim të prerë gjyqësor brenda periudhës trevjeçare, ndërkohë që subjektet politike që u prekën nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe vendosmërinë e KQZ-së për ta zbatuar atë, demonstruan zemërim publik duke e quajtur si padrejtësi. Çfarë mendoni ju në këtë drejtim?

Ambasadori Rohde: Sundimi i ligjit dhe respektimi i procesit të rregullt janë mbi të gjitha. Komisioni Qendror Zgjedhor duhet të sigurojë se procesi zgjedhor është transparent dhe pa ndërhyrje politike. Është esenciale të respektohen vendimet ligjore dhe të ndiqen rrugët dhe shfrytëzohen mjetet ligjore pa ndërhyrje.

Si e paramendoni Kosovën pas zgjedhjeve të 14 shkurtit?

Ambasadori Rohde: Së shpejti ne do të kemi zgjedhjet e treta të mbajtura dhe disa qeveri të formuara brenda tre vjetësh. Shumë e nevojshme është një qeveri stabile e cila, idealisht do të çonte në fund mandatin e saj të plotë legjislativ. Gjëja e fundit që iu nevojitet njerëzve në Kosovë do të ishin edhe një palë zgjedhje më vonë këtë vit, nëse palët nuk merren vesh për çështjen e presidentit të vendit.

Si përfaqësues i një shteti mik të Kosovës, çka mendoni, cili do të ishte hapi më i rëndësishëm që lidershipi kosovar do të duhej të merrte pas zgjedhjeve të 14 shkurtit?

Ambasadori Rohde: Përtej pajtimit rreth çështjes së presidentit si prioritet të parë për qeverinë e re, e shoh punën sa më efektive të mundshme për të tejkaluar pasojat gjithëpërfshirëse dhe shkatërruese ekonomike, financiare dhe sociale të shkaktuara nga pandemia. Kjo vlen për të gjitha qeveritë në Evropë dhe gjetiu, natyrisht, mirëpo çështja është edhe më e vështirë kur nuk jeni një shtet i pasur. Këtu bashkëpunimi i ngushtë në mes qeverive, përfshirë ato të vendeve fqinje është një obligim. Përveç kësaj unë i shoh dy prioritete për Kosovën:

E para, është koha e fundit që qeveria e re të fillojë seriozisht të ‘fjalët t’i zëvendësojë me vepra’ duke e luftuar korrupsionin dhe krimin në mënyrë thelbësore: fatkeqësisht indeksi i korrupsionit për vitin 2020, i publikuar javën e kaluar nga Transparency International e ka zbuluar një trend shqetësues për Kosovën dhe shtete e tjera të Ballkanit Perëndimor gjithashtu. Për të katërtën herë me radhë Kosova është vlerësuar keq në rangim duke rrëshqitur rishtazi në vendin e 104. Kjo situatë e pakënaqshme është e theksuar gjithashtu edhe në Raportin e Progresit të BE-së për Kosovën, i cili thotë: “korrupsioni është i përhapur dhe mbetet një çështje serioze shqetësueses. Ekziston nevoja për një vullnet të fortë politik për të adresuar çështjet e korrupsionit”. Mos marrja seriozisht e këtij shqetësimi të BE-së padyshim do të ndikojë negativisht në procesin e mëtejmë të integrimit të Kosovës në BE.

E dyta, Dialogu me Serbinë. Një qeveri e re dhe stabile me një mbështetje të fuqishme parlamentare nevojitet të investojë kapitalin politik dhe vullnetin politik në këtë dialog të lehtësuar nga BE – siç nevojitet ta bëjë edhe Serbia – për të arritur progresin e nevojshëm për një marrëveshje gjithëpërfshirëse që synon një normalizim të plotë të marrëdhënieve. Kjo nga ana tjetër do të trasojë edhe më tej rrugën drejt anëtarësimit në BE, sepse nuk është e imagjinueshme që BE të pranojë shtete të reja anëtare që nuk e njohin njëri-tjetrin.

Z. Ambasador, Gjermania ishte kryesuese e presidencës së Bashkimit Evropian për gjatë periudhës qershor – dhjetor 2020. Në kohën kur Gjermania e mori kryesimin pati shumë zëra optimist në Kosovë, se do të bëhet ndonjë lëvizje progresive për sa i përket liberalizimit të vizave për kosovarët. Mirëpo as gjë nuk ndodhi, na thuaj të lutem nëse kjo mos lëvizje ishte rezultat i krizës së thellë politike në Kosovë apo pati mungesë të pajtueshmërisë në mes lidershipit evropian?

Ambasadori Rohde: E pra këtu ekziston një aspekt kombëtar dhe një ndërkombëtar. Nga aspekti ndërkombëtar ne do të kishim dëshiruar të arrinim më shumë progres gjatë Presidencës tonë. Ne e kemi riparashtruar çështjen për diskutim në Bruksel, mirëpo edhe më tej po ballafaqohemi me skepticizëmin e shprehur nga disa shtete anëtare. Për këtë arsye ne në mënyrë të përsëritur i kemi bërë thirrje Qeverisë së Kosovës për një angazhim më proaktiv me këto shtete anëtare që ende janë skeptike. Nga aspekti kombëtar, lajmet rreth jostabilitetit të vazhdueshëm politik që vijnë nga Kosova qartë nuk kontribuojnë në zgjidhjen e kësaj çështjeje, siç nuk kontribuon as mungesa e progresit në luftimin e korrupsionit dhe forcimin e sundimit të ligjit. Do të kemi nevojë për më shumë lajme të mira që vijnë nga Kosova në vitin 2021.

Gjermania është vendi më i kërkuar nga kosovarët për të shkuar atje për të punuar ose jetuar, në ndërkohë që autoritetet atje shumë herë e tërheqin vërejtjen për domosdoshmërinë e krijimit të një stabilitet politik dhe ekonomik në Kosovë në mënyrë që fluksi i azilkërkueseve kosovarë në Gjermani të ulet ose të eliminohet fare. Cili do të ishte mesazhi juaj në këtë drejtim?

Ambasadori Rohde: Ju e dhatë tashmë përgjigjen: shtetet më atraktive për imigrim – qoftë në BE, apo në Amerikë Veriore – janë ekonomikisht dhe politikisht stabile. Shumica e njerëzve nuk do të linin atdheun e tyre, përveç nëse nuk shohin të ardhme për ta dhe fëmijët e tyre aty. Qytetarët e Kosovës ende janë të interesuar për të aplikuar për viza pune për Gjermani, edhe pse aktualisht – për shkak të vazhdimit të pandemisë Covid-19 – ne mund të lëshojmë viza vetëm për një numër të kufizuar të kategorive.

Të fundit

Njihuni me robotët Bio-mjekesorë, të cilët u vinë në ndihmë sistemit spitalor në vëndet e zhvilluara

Shkruan: Ermand Mertenika (Inxhinier Bio-Mjekesor) A do t’i besonit jetën tuaj një kirurgu robotik? Po për shëndetin tuaj mendor? Ndërsa disa mund të jenë të pakëndshëm me idenë e një ro

Kosova përplot me Lëmoshëkërkues

Shkruan: Msc. Skender Berisha Kosova është vërshuar nga lypsarët. Shumë nga prej tyre jo që nuk janë të tillë, por si profesion që e ushtrojnë kanë arritur të përfitojnë dhe të organiz

Video incizimet në Komunikacion

Shruan: Msc. Skender Berisha Aksidentet e fundit por jo vetëm, i kanë shtyrë Policinë e shtetit të marrin masa drejt shtrëngimit të masave për shoferët që ngasin pa kujdes. Pa drejtuar akuza

Negociatat dhe diplomacia kosovare

Shkruan: Skender Berisha Integrimi i rajonit tonë dhe i ballkanit perëndimorë duhet të jenë prioritet edhe i bashkimit evropian. Influenca e saj në angazhimet që kanë marrë vendet që aspiroj

Kanceri i Pankreasit! Një “Vrasës i Heshtur ”

Shkruan: Ermand Mertenika Pankreasi është një gjëndër ekzokrine e cila gjendet në pjesën e sipërme të abdomenit, prapa stomakut. Kjo gjëndër prodhon dhe çliron enzimat e tretjes, si dhe ho

Manuel Sarrazin kërkon refuzimin e qartë të ndryshimit të kufijve

DW: Zoti Sarrazin, në qarkullim është një e ashtuquajtur non-paper për një rregullim të ri me ndryshime kufijsh në Ballkanin Perëndimor, pra në territorin e ish-Jugosllavisë. Çfarë mendon

Info Tjera