Opinione & Intervista http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/12/200130-bernie-sanders-cs-407p_ba329266801e872c7d000fa269873ee6.fit-760w.jpg

Si të pengojmë ardhjen e një Trumpi të ri



Shkruan: Bernie Sanders

Rezultatet e zgjedhjeve treguan se gati 80 milionë amerikanë mbështetën Joe Bidenin. Me kaq shumë vota kundër fanatizmit autoritar të Donald Trumpit, bota më në fund mund të marrë frymë lehtësisht.

Por rezultatet e zgjedhjeve janë edhe për shqetësim. Trumpi fitoi 11 milion vota më shumë sesa në 2016, kryesisht falë mbështetjes që mori në disa nga komunitetet më të rrezikuara – ato ku papunësia dhe nivelet e varfërisë janë të larta, dhe kujdesi shëndetësor dhe kujdesi për fëmijët janë të papërshtatshme.

Ndoshta gënjeshtra më e madhe e presidentit që gënjen çdo ditë është pretendimi se ai dhe administrata e tij janë mbrojtës të klasës punëtore.

E vërteta është që Trumpi solli më shumë miliarderë në kabinetin e tij se çdo president tjetër para tij; ai emëroi armiqtë më të mëdhenj të klasës punëtore në Këshillin shtetëror për marrëdhëniet e punës (NLRB); u bëri lehtësime të mëdha taksash korporatave të pasura dhe të mëdha, ndërsa në të njëjtën kohë mbrojti heqjen e fondeve për programet e ndihmës për arsim, strehim dhe ushqim. U përpoq të shfuqizonte kujdesin shëndetësor për 32 milionë amerikanë dhe kërkoi që dhjetëra miliarda dollarë të hiqeshin nga buxheti për Medicare, Medicaid dhe mbrojtjen sociale.

Pavarësisht kësaj, një segment i klasës punëtore në vendin tonë beson se Donald Trumpi është në anën e tyre.

Pse?

Në një kohë kur miliona amerikanë kanë frikë të humbin punën, ose e kanë humbur tashmë për shkak të marrëveshjeve të padrejta tregtare, ose punojnë për paga shumat reale të të cilave nuk janë rritur për 47 vjet, shumë e kanë parë atë si një djalë të mprehtë, një “luftëtar” i gatshëm për të hyrë në konflikte. Dhe me të vërtetë, ai është në grindje dhe konflikt me dikë çdo ditë.

Duke e shpallur veten armik të “kënetës”, sulmnte jo vetëm demokratët, por edhe republikanët që nuk ishin 100 përqind me të, duke përfshirë njerëz nga administrata e tij, të i ka shpallur agjentë të “shtetit të thellë”. Është përplasur me udhëheqësit e vendeve që janë aleatët tanë të vjetër, si dhe me guvernatorët, kryetarët e bashkive dhe gjykatësit e pavarur amerikanë. Njerëzit nga media i ka shpallur “armiq të popullit”, ka sulmuar në mënyrë të paskrupullt komunitetin e migrantëve, gra të shquara, anëtare të komunitetit afrikano-amerikan, popullatën homoseksuale, myslimanë dhe protestuesit. Ka përdorur racizëm, ksenofobi dhe paranojë për të bindur pjesë të konsiderueshme të popullsisë amerikane që të kujdesen për interesat e tyre, megjithëse asgjë nuk mund të ishte më larg së vërtetës. Që nga dita e parë, Donald Trump i shërbeu vetëm vetes dhe interesave të tij.

Joe Bideni do të betohet më 20 janar. Nancy Pelosi do të kryesojë Dhomën e përfaqësuesve. Ende nuk dihet se cila parti do të kontrollojë Senatin. Kjo do të vendoset nga zgjedhjet në Gjeorgji.

Por një gjë është e qartë. Nëse Partia Demokratike dëshiron të shmangë humbjen e miliona votave në zgjedhjet e ardhshme, menjëherë duhet ta rregullojë veten dhe të bëjë diçka për familjet që punojnë, të cilat po kalojnë periudhën e pashpresës më të madhe ekonomike pas Depresionit të madh. Demokratët duhet të tregojnë me fjalë dhe me vepra sa të rreme janë pretendimet e republikanëve se janë mbrojtës të punëtorëve.

Për ta bërë këtë, demokratët duhet të mbledhin guxim dhe të vijnë në konflikt me interesa të fuqishëm që kanë zhvilluar luftë kundër klasës punëtore të këtij vendi për dekada. Dua të them Wall Streeti, industria farmaceutike, industria e kujdesit shëndetësor, kompanitë e naftës, kompleksi ushtarak-industrial dhe shumë korporata fitimprurëse që shfrytëzojnë punonjësit e tyre.

Nëse Partia Demokratike nuk tregon se është e aftë të kundërshtojë këto institucione të fuqishme dhe të zhvillojë betejë për interesat e familjeve që punojnë në këtë vend – të zinj, të bardhë, hispanikë, aziatiko-amerikanë dhe indianë amerikanë – ky mandat do të hapë vetëm rrugën për fitoren e së djathtës së re autoritare – dikujt që do të jetë më i keq se Trumpi.

Joe Biden kandidoi me një program politik që favorizon punëtorët. Tani ne duhet të luftojmë që ai program të zbatohet dhe të kundërshtojmë ashpër këdo që përpiqet t’i qëndrojë pengesë në rrugë.

“Në anën e kujt jeni?” është kënga e famshme nga Florence Reece, grua e një prej organizatorëve të grevës së minatorëve në vitin 1931 në Harlan County, Kentucky. Demokratët absolutisht duhet të tregojnë se në anën e kujt janë.

Njëra palë është për heqjen e mëditjeve prej të cilave nuk mund të jetohet dhe ngritjen çmimit minimal  në 15 dollarë në orë. Pala tjetër nuk është.

Njëra palë është forcimi i sindikatës. Pala tjetër nuk është.

Njëra palë është në favor të krijimit të miliona vendeve të punës të paguara mirë përmes programeve për të ndaluar ndryshimin e klimës dhe rindërtimin e infrastrukturës. Pala tjetër nuk është.

Njëra palë është për kujdesin më të gjerë shëndetësor. Tjetra nuk është.

Njëra palë është upër ljen e çmimit të barnave. Tjetra nuk është.

Njëra palë është për pushim me pagesë për shkak të pushimit mjekësor dhe detyrimeve familjare. Tjetra nuk është.

Njëra palë është për hapjen e institucioneve parashkollore për të gjithë fëmijët tre vjeç dhe katër vjeç në Amerikë. Tjetra nuk është.

Njëra palë është për mbrojtje e zgjeruar sociale. Tjetra nuk është.

Njëra anë është për studime falas në universitete dhe kolegje shtetërore për fëmijë nga familje të klasës punëtore. Tjetra nuk është.

Njëra palë është për heqjen e sistemit kriminal jofunksional dhe racist dhe për investim në arsimimin dhe punësimin e të rinjve. Tjetra nuk është.

Njëra palë është për reformën që do ta bëjë sistemin e imigracionit të drejtë dhe njerëzor. Tjetra nuk është.

Detyra e demokratëve në 100 ditët e para të administratës së Biden është që të tregojnë qartë se në cilin krah janë dhe kush është në anën e tyre. Rindërtimi i vendit nuk është vetëm politikë e mirë publike. Kjo është mënyra e vetme për të fituar zgjedhjet e ardhshme./The Guardian

Të fundit

Montgomery: SHBA e përkushtuar të bashkëpunojë me BE-në për bisedimet Kosovë-Serbi

Një zyrtare e lartë e Departamentit të Shtetit tha për Zërin e Amerikës se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të punuar me Bashkimin Evropian, që po bën të mundur dialogun mes

Njihuni me pajisjet diagnostikuese të Covid-19

Shkruan: Ermand Mertenika: Inxhinieri Fizikant (Inxhinieri Biomjekesor) Covid-19 pandemia e cila solli dis-ekujlibra të mëdha globalisht dhe sigurisht në Shqipëri, e cila shkaktoi dëme të mëdha

Vetëvendosja si shpresë dhe një rezervë për “krejt dhe drejt”

Shkruan: Fatos Lubonja Realiteti, si në Shqipëri, edhe në Kosovë, po ndeshet sot me disa probleme thelbësore të akumuluara – përtej akumulimit të mëkateve të personave që na kanë qeveris

Për Kosovën… Biden duhet të kapërcejë Trump dhe… veten!

Shkruan: Mentor Nazarko Letra e Presidentit Biden për Presidentin Vuçiç me rastin e Ditës së Shtetësisë serbe, shënon hyrjen e tij të parë në skenën globale në lidhje me dialogun Kosovë-

Furnizimi i plotë me vaksina nga COVAX, nuk pritet të ndodh para pjesës së dytë të vitit

Me 27 dhjetor 2020, pas një pritje nën ankth, BE nisi fushatën e vaksinimit kundër Covid19, duke injektuar dozat e para të vaksinës Pfizer/BioNTech në të gjitha vendet anëtare të BEsë në m

A është kurimi nga Covid më i keq se sëmundja?

Shkruan: Casey B. Mulligan, The Hill Përhapja e COVID-19 në Shtetet e Bashkuara ka nxitur ndërmarrjen e hapave të jashtëzakonshëm, edhe pse shpesh të paprovuar, nga individë dhe institucione p

Info Tjera