Mbrapa

A duhet konsumuar majdanozi gjatë shtatzënisë

Publikuar: 04.12.2017

Shpesh kemi dëgjuar se disa ushqime janë të dobishme apo të dëmshme gjatë shtatëzanisë.

Por çfarë roli ka majdanozi gjatë kësaj periudhe delikate dhe të rëndësishme në jetën e gruas?

Roli i majdanozit në shtatëzani:

Ushqyerja e shëndetshme është shumë e rëndësishme ne shtatezani dhe për këtë arsye duhet të konsumoni ushqime të zgjedhura, te pasura me vlera ushqyese.

Një prej tyre është edhe majdanozi pasi kjo erzë është e pasur me minerale dhe vitamina, është një burim shumë i rëndësishëm i vitaminës K, e cila është shumë e rëndësishme për shëndetin e kockave dhe indeve, krahas tyre ka rëndësi edhe në koagulimin e gjakut.

Një vitaminë tjetër shumë e rëndësishme është edhe vitamina A, e cila përmirëson shikimin si edhe forcon sistemin imunitar, si edhe vitamina C, e cila vepron për një shëndet më të mirë të lëkurës. Megjithatë nuk duhet ta ekzagjeroni me sasinë e majdanozit, kjo pasi është e dëmshme.

Përse nuk duhet ta ekzagjerojmë me majdanozin në shtatëzani?

Ai përban gjithashtu edhe një lloj përbërje vajore (apiol dhe miristicina), të cilat mund të rrezikojnë shtatëzaninë.

Ajo gjendet në rreth 30 lloje të tjera erëzash.

Në përgjithësi në shtatëzani nuk duhet ta ekzagjeroni me sasinë e cdo lloj ushqimi, duke përfshirë këtu edhe frutat, perimet, peshkun, djathin, mishin e bardhë, pra gjithcka!.

Edhe hudhra ka shumë vlera ushqyese, e cila vepron edhe si antibiotik apo antioksidues dhe antiparazitar, por edhe me të nuk duhet ta ekzagjeroni. /përnënat.al

 

/MediaPress