Mbrapa

Luftoni ftohjen e duarve me këto ushqime

Publikuar: 08.01.2018

Shmangja e problemeve tuaja me duart dhe këmbët e ftohta, mund të jetë e vështirë për këtë dimër, pasi temperaturat arrijnë në nivele të ulëta rekord ndërsa shkaktojnë dhe ngushtimin e enëve të gjakut.

Megjithatë përmirësimi i qarkullimit të këtyre gjymtyrëve mund të jetë po aq i lehtë sa dorashka të veshura, në vend të dorezave, duke provuar ushqime pikante ose duke i dhënë vetes një masazh të shpejtë.

Sipas Dr John Brill nga Aurora Health Care këto këshilla të vogla duke përfshirë qëndrimin larg cigareve dhe zëvendësimin e kafesë me ujë, shërbejnë pozitivisht në rrjedhjen e gjakun tuaj më shpejt.

Sidoqoftë, Dr Brill paralajmëroi se nëse nuk mund të ngrohesh pas ardhjes nga të ftohtit ose të shohësh ndryshimet e ngjyrave në lëkurë, kjo mund të nënkuptojë diçka shumë më serioze. 

/MediaPress