Mbrapa

Kërcimi me litar djeg më shumë kalori se palestra

Publikuar: 09.01.2018

Nëse dëshironi të tonifikoni gjithë trupin tuaj, të përmirësoni shëndetin tuaj, të digjni shumë kalori dhe të ndiheni më mirë, nuk është e domosdoshme të shkoni në palestër.

Madje ju nuk duhet as të shpenzoni shuma të majme parash për të blerë paisje të shtrenjta për ushtrime që mund t’i vendosni në shtëpinë tuaj.

Krejt çfarë ju duhet është një litar kërcimi.
E saktë – litari nuk është vetëm një lojë për fëmijët.

Në fakt, është vërtetuar se ushtrimet me litar kanë shumë përfitime dhe në fakt u ndihmojnë shumë në humbjen e peshës, transmeton Klan Kosova.
Madje, studimet e fundit tregojnë se 10 minuta ushtrime me litarin e kërcimit janë aq efektive sa 30 minuta ushtrime kardiovaskulare dhe për djegien e kalorive në palestër.

Cilat janë të mirat tjera të kërcimit me litar?

Nuk kërkon shumë kohë dhe hapësirë
Tonifikon të gjithë muskujt e trupit në të njejtën kohë

Është ushtrim shumë i lehtë për ta bërë, aq sa edhe një fëmijë mund ta bëjë
Mund të ushtroni vetëm ose me miqtë

 

/MediaPress