Mbrapa

Shurupi më i mirë kundër kollitjes me gjethen magjike!

Publikuar: 11.01.2018

Nëse ju dhembë fyti dhe keni kollë me këlbazë, e në anën tjetër nuk ju pëlqen edhe aq shumë ideja që të pini ilaçe, atëherë ky shurup i bërë në shtëpi është përzgjedhja më e mirë për ju.

Përbërësit:
1 kg qepë
1/2 kg mjaltë
Disa gjethe të dafinës
Disa shkopinj të kanellës

Përgatitja:
Pastrojeni qepën dhe grijeni në të katërtat, ku më pas, bashkë me gjethet e dafinës dhe kanellën ziejini në 2 litra ujë.

Vlojini qetë për rreth një orë.

Pasi që të zihet qepa, kullojeni ujin dhe përziejeni me mjaltë.

Qiteni shurupin në shishe të qelqtë dhe ruajeni në frigorifer.

Pijeni tri herë në ditë, nga dy lugë!

 

/MediaPress