Mbrapa

Fruthi nuk ka kaluar ende në Kosovë

Publikuar: 18.01.2018

Hamdi Ramadani, drejtor i Klinikës Infektive në QKUK tha se Kosova në vitin e kalaur është ballafaquar me sëmundjen epidemike të fruthit.

“Ende kemi raste. Momentalisht kemi pesë raste me fruth në Klinikën Infektive. Ka rënie. Mbi 660 raste janë pranuar me fruth, pra janë raste që nuk kanë marr vaksinën”, tha ai sot në RTK.

Sipas tij si epiqendër për këtë sëmundje ka qenë Fushë Kosova.

Kurse për gripi sezonal, simptomat dhe rrezikun, Hamdi Ramadani, infektolog, drejtor i Klinikës Infektive në QKUK, bëri me dije se në këtë klinikë janë pranuar disa raste të rënda nga gripi. 

/MediaPress