Mbrapa

Dieta më e mirë për mamatë e ardhshme!

Publikuar: 08.02.2018

Në tavolinë është e rëndësishme konsumimi i ushqimit të freskët, në mënyrë që të mbash nën kontroll vitaminat dhe mineralet.

E domosdoshme është konsumimi i mishit të gatuar shumë mirë.

Nëse doni peshkun në menunë e drekës apo darkës tuaj, ju këshillohet të konsumoni merlucin, troftën, krapin etj. të gatuar të zier, të pjekur ose në avull.

Gjithashtu duhet të konsumoni dhe djathra të ndryshëm, gjizë, qumësht dhe kos me nivel të ulët të yndyrës.

Gjithmonë mbani pranë vetes fruta dhe perime të sezonit, lajini ato mirë dhe konsumojini çdo ditë.

Çfarë duhet të limitoni?

Limitimi i domosdoshëm është sheqeri dhe yndyra.

Vezët?
Mund t’i hani, por jo më shumë se dy gjatë javës dhe duhet të jenë të gatuara shumë mirë.

Shumë e rëndësishme është dhe përdorimi i vajit eksta i virgjër.

Përsa i përket kafesë apo produkteve të tjera që përmbajnë kafeinë, duhet t’i konsumoni në mënyrë ekstremisht të moderuar, pasi nuk është e mirë për placentën.

E njëjta këshillë vlen edhe për konsumimin e kripës, pasi ajo rrit rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe hipertensionit.

Këshillohet të përdoret kripa e jodizuar, pasi gjatë shtatzënisë, nevoja për jod është më e madhe.

Dhe në fund, patjetër duhet të shmangni pijet alkoolike, pasi dihet sa i dëmshëm është për fetusin dhe për fëmijën.

 

/MediaPress