Mbrapa

Nutricionistët: Hani një banane çdo ditë

Publikuar: 10.02.2018

Nutricionistët rekomandaojnë bananen si një nga frutat që duhet ngrënë çdo ditë!.

Fruti i verdhe tropikal ka shumë për t’i ofruar organizmit dhe më poshtë do të lexoni të gjitha lëndët ushqyese të një bananeje.

105 kalori-27g karbohidrate-1g proteina-<1g yndyrë gjithsej-0g yndyra e ngopur-Fibër 3g-14g sheqer-422mg kalium-32mg magnez-10.3mg vitaminë C -0.433mg vitaminë B6.

Përfitimet shëndetësore nga banania
Ulin presionin e gjakut falë nivelit të lartë të kaliumit dhe magnezit.

Efektet e uljes së presionit të gjakut nga ana tjetër ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Kockë më të forta
Kaliumi mbron kockat kundër osteoporozës, dhe magnezi luan një rol të rëndësishëm në formimin e kockave.

Tretje më e mirë
Bananet sigurojnë rreth 12% të nevojave të përditshme të fibrave, duke ndihmuar kështu në funksionet e aparatit tretës.

Vitamina B6 e gjendur me shumicë tek banania mund të ndihmojë në parandalimin e problemeve që prekin shëndetin mendor.

Një banane mesatare përmban rreth 14 gramë sheqer natyral, por gjithashtu ju siguron shumë vitamina, minerale dhe lëndë ushqyese të rëndësishëm.

Plus, përmbajtja e fibrave ndihmon ngadalësimin e thithjes së sheqerit në gjak, duke parandaluar luhatjet e këtij të fundit. 

/MediaPress